• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

168 milion euro/ Shqipëri- Gjermani, nënshkruhet Protokolli i bisedimeve mbi zhvillimin ekonomik

by Java News
22/11/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U finalizuan sot bisedimet mbi Bashkëpunimin për Zhvillim mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga Ministri Arben Ahmetaj dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, kryesuar nga z. Dirk Schattschneider.

Protokolli përmbledh angazhime financimi të qeverisë gjermane në formën e bashkëpunimit financiar (hua dhe grante nga KfW) si dhe bashkëpunimi teknik (GIZ) në një total prej rreth 168.4 milionë Euro ku 147.9 milionë Euro janë bashkëpunim financiar ndërsa 20.5 milionë euro bashkëpunim teknik, të alokuara në fushat e energjisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe furnizimit me ujë/ kanalizime/ mbetje të ngurta.
Në mbyllje të bisedimeve, palët nënshkruan Protokollin e Bisedimeve mbi Bashkëpunimin për Zhvillim.
Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të negociatave, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj theksoi faktin se ky vit shënon 30 vjetorin e partneritetit dhe bashkëpunimit të suksesshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë në këto 30 vite, me më shumë se një miliard euro, si në mënyrë direkte, ashtu edhe indirekte.

“Përkushtimi i qeverisë së Republikës Federale Gjermane me shumën e ngazhuar prej 168.4 milionë euro do të jetë thelbësor në thellimin e procesit të transformimit social dhe institucional shqiptar, drejt arritjes së synimit tonë përfundimtar dhe aspiratën e anëtarësimit në BE”, u shpreh Ministri Ahmetaj.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, znj. Sussane Schütz shprehu kënaqësinë e saj që bisedimet qeveritare për bashkëpunimin në dy vitet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Gjermanisë u përmbyllën me sukses.

Ajo theksoi se “shifrat rekord janë provë e rëndësisë së madhe që Qeveria Federale i kushton mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në 30 vitet e fundit ne kemi qëndruar vazhdimisht në krah të Shqipërisë dhe do të vazhdojmë të mbetemi një partner i besueshëm i saj. Gjermania vë në dispozicion jo vetëm fonde financiare të shumta dhe ekspertizë profesionale, por ne jemi gjithashtu edhe një konsulent kritik. Kështu ne e inkurajojmë Shqipërinë të vijojë në mënyrë konsekuente rrugën e nisur të reformave, veçanërisht atë në sektorin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në pritje të vendimmarrjes së BE-së pranverën e vitit të ardhshëm lidhur me çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duhet thënë se nuk ka kohë për të humbur”.

Nga ana e tij, kreu i delegacionit të qeverisë federale Gjermane tha se ky vit jubilar i 30 vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim ka shënuar një shifër rekord të premtimeve financiare prej gati 170 milionë euro, duke shtuar gjithashtu se krahas kësaj KFW lëvron për Ministrinë e Financave në Shqipëri një kredi në vlerën e 100 milionë euro përmes të cilave do të reformohet rrënjësisht sektori i energjisë, sikurse dhe do të përmirësohet furnizimi me ujë i mbarë popullsisë.

“- Në dëshirojmë të mbështesim Shqipërinë në plotësimin e kërkesave të Bashkimit Europian përsa i përket luftës kundër krimeve të rënda, mbajtjes pastër të plazheve dhe shmangies së përmbytjeve. Qëllimi ynë është i përbashkët është që nga njëra anë të përmirësojmë kushtet e jetesës së njerëzve, p.sh me projekte të tilla si me furnizimin me energji dhe ujë, dhe nga ana tjetër të zhvillojmë institucionet shqiptare duke i bërë ato të afta për Bashkimin Europian”, tha ai.

Fjala e plotë e Ministrit Ahmetaj:

Jam i kënaqur të nënshkruaj sot protokollin me Qeverine Gjermane.
Bisedimet që zhvilluam sot janë shumë të rëndësishme, pasi ky është një vit i veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Ky vit shënon 30 vjetorin e një partneriteti dhe bashkëpunimi të suksesshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Që nga viti 1988, kur filloi bashkëpunimi per zhvillim, qeveria gjermane eshte një aleat shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Gjermani është donatori më i madh në Shqipëri, duke siguruar fonde për qindra projekte në sektorë të ndryshëm kyc të ekonomisë në Shqipëri. Gjatë këtyre 30 viteve, Gjermania ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliard euro, si në mënyrë direkte, ashtu edhe indirekte.
Ky është një moment tjetër historik për Shqipërinë në lidhje me perspektivën tonë të anëtarësimit në familjen evropiane, te ciles i përkasim ne menyre natyrale. Qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar dhe po tregon vendosmërinë ndaj ambicies së saj të anetaresimit ne BE dhe ne po punojmë me perkushtim për të përmbushur të gjitha kërkesat për të mundësuar hapjen e negociatave me BE-ne. Qeveria e Shqipërisë po thellon me kembengulje procesin e reformave.
Pikerisht ne keto momente, përkushtimi i Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, me shumën e angazhuar prej 168.4 milion Euro, do të jetë thelbësor në thellimin e procesit të transformimit social dhe institucional shqiptar, drejt arritjes së syniit tonë përfundimtar dhe aspiraten e anetaresimit ne BE.
Fushat e bashkëpunimit për të cilat u dakordesuam sot përputhen shume mirë me prioritetet e qeverisë shqiptare. Qeveria Gjermane, permes GIZ dhe KFË, do vazhdojne mbeshtetjen e saj në shumë sektorë me rëndësi strategjike per vendin tone, duke përfshirë sektorin e energjisë, transportin e gjelbër dhe mjedisin, menaxhimin e integruar të ujit, menaxhimin e mbeturinave dhe bujqësinë, arsimin dhe aftësimin profesional, zhvillimin e zonave rurale dhe urbane, zhvillimin e turizmit, promovimin e SME-ve dhe përafrimin e aktiviteteve të fermerëve me standardet e Bashkimit Evropian etj.
Unë deshiroj te shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju shprehur edhe njehere që Gjermania mbetet për ne partner shumë i rëndësishëm dhe ne jemi te angazhuar per te pasur nje bashkepunim sa me te frytshem dhe te suksesshem.

Next Post
Saimir Tahiri fshikullon Ramën: Visho Ajazi ishte ushtar i Berishës, turp që është ambasador në NATO

“Te jam pranë me shpirt!”, Saimir Tahiri mesazh për policen e plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bajern i pandalshëm në Champions, “manita” ndaj norvegjezëve! Kompany i kënaqur, çlirohet edhe Musila: I lumtur për golin (VIDEO)

Bajern i pandalshëm në Champions, “manita” ndaj norvegjezëve! Kompany i kënaqur, çlirohet edhe Musila: I lumtur për golin (VIDEO)

September 11, 2026
Sulmet e 11 Shtatorit nuk vranë 3, por 13 mijë persona

Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë

September 11, 2026
“Kemi frikë nga 11 shtatori”. Përkeqësimi i luftës në Gaza rrezik për sulme terroriste në SHBA

Analiza e BBC: Spiunët, strategjitë dhe mundësitë e humbura! Si po nxirren ende mësimet e 11 shtatorit, pyetjet që ende jehojnë

September 11, 2026
Ngërçi politik në Kosovë, Shoqëria Civile i drejtohet Kushtetueses për afatin e konstituimit të Kuvendit!

Kriza politike në Kosovë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut, Kuvendi mblidhet sot për nënkryetarët!

September 11, 2026
Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën!

Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën!

September 11, 2026
Ndeshjet e UEFA Nations League, dalin në shitje biletat e San Marino-Shqipëri për tifozët! Ja ku t’i blini

Ndeshjet e UEFA Nations League, dalin në shitje biletat e San Marino-Shqipëri për tifozët! Ja ku t’i blini

September 11, 2026
Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

September 11, 2026
Tenis/ Rybakina dhe Sabalenka shkojnë në finalen e “Us Open”

Tenis/ Rybakina dhe Sabalenka shkojnë në finalen e “Us Open”

September 11, 2026
NATO ndjek anijet ruse në Arktik, dyshime për armë sekrete kundër kabllove nënujore!

NATO ndjek anijet ruse në Arktik, dyshime për armë sekrete kundër kabllove nënujore!

September 11, 2026
Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

Përshkallëzohet lufta dhe rriten tensionet, Irani bombardon 2 anije amerikane në Hormuz!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com