• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Droga, divergjenca të shumta mes shteteve në samitin e OKB-së

by Java News
20/04/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

OKB ka hapur takimin mbarëbotëror për politikat mbi drogën në Nju Jork, një konferencë që është cilësuar nga më të rëndësishmet në këtë kuadër gjatë viteve të fundit.

Qëllimi i samitit është të reformojë strategjinë globale në luftën kundër drogës, por që në orët e para të hapjes së tij u panë qartë ndarjet e thella që ekzistojnë mes vendeve për këtë çështje. Ndërsa disa vende favorizojnë dekriminalizimin, të tjera ende dënojnë me vdekje konsumin e drogës. Figura të njohura në botë i dërguan një letër shefit të OKB-së, Ban Ki Mun para samitit, duke kërkuar një qasje më liberale ndaj kësaj çështjeje.

Mes firmëtarëve ishin disa ish-presidentë, politikanë amerikanë dhe biznesmenë, të cilët thonë se ndalimi i drogave me ligj sjell më shumë dëme sesa progres. Samiti 3-ditor u kërkua nga Kolumbia, Meksika dhe Guatemala, tre vende me probleme nga më të theksuarat në botë përsa i takon drogës dhe dhunës që ajo gjeneron.

Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto paralajërmoi se politikat e ashpra kundër drogës krijojnë një rreth vicioz marxhinalizimi dhe krimi. Disa delegatë në samit kërkuan që të anulohet në të gjithë botën dënimi me vdekje për krimet në lidhje me drogën. Por Indonezia, një prej vendeve ku dënimi kapital përdoret në krime të tilla, tha se kjo është çështje që çdo shtet duhet ta vendosë në mënyrë të pavarur.

Një dokument i adoptuar për këtë samit kërkon dënime proporcionale, por nuk bën referenca për dënimin me vdekje. Megjithëse nuk priten vendime të jashtëzakonshme në këtë samit, aktivistët shpresojnë se ai do të sjellë një hap të madh përpara.

TCH

Next Post

Zyrtare: Mourinho trajner i Anglisë, për vetëm një ndeshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In