• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

16 vjet pa At Zef Pllumin

by Elisa Spiropali
26/09/2023 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elisa Spiropali

Oktavio Paz thoshte se një komb prishet, kur prishet ligjërimi i tij. At Zef Pllumi është ndër personalitetet e mëdha me një ndihmesë të jashtëzakonshme që kombi ynë të jetë sa më i fortë e i denjë, e këtë e ka bërë me shembullin e me ligjërimin e tij.

Ai, si bashkëvellezërit e tij meshtarë, përbëjnë atë “kordon ombelikal” që siç e shpjegon bukur Kadareja te “Dante i pashmangshëm”, ka kontribuar për ta mbajtur lidhur Shqipërinë me Europën. Këtë përpjekje për një ndërlidhje sa më të fortë të kulturës shqiptare me atë perëndimore, At Zefi e ka shprehur: “Nigjo Ismail, historia jonë është një histori llogoresh, sot unë e ti gjindna bashkë në të njajtën llogore në mbrojtje të kulturës dhe përkatësisë evropiane të shqiptarëve dhe e kam për nder.”

Kjo tendencë e kulturës shqiptare drejt asaj europiane nuk mund të ishte “fetare” si e tillë, por natyrale e kombit, ndaj At Zefi, në veprën e tij monumentale “Rrno për me tregue” e ka shtjelluar faktin se të trija fetë në Shqipëri, dashurinë për Zotin e kanë përkthyer në një model të përkryer të dashurisë për kombin e për njeriun. Dëshmitë e tij për miqësitë me imamët e burgosur janë ndër faqet më te bukura të memuaristikës shqiptare.

E gjithë publicistika e At Zefit është një epope e kërkimit të lirisë. Në tre vëllimet dëshmohet lufta e tij shpirtërore për lirinë jo vetëm si koncept vetjak por sidomos për njeriun si të tillë e mbi themelin e saj hyjnor e njerëzor.

Paqja nuk vjen me dhunë e as me hakmarrje por me drejtësi e falje – predikoi deri në fund të jetës tokësore Frati.
Ka shume “politikë”, në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, në publicistikën e Fratit e nuk mund të ishte ndryshe. Kisha Katolike e ndalon përfshirjen direkte ne politikë të meshtarëve, por ai nuk mund të ishte indiferent me vokacionin e tij dhe me dramën e tij: ishte në burg për 28 vite me akuzë politike.

Politika kishte hyrë thellë në ndërgjegjën e tij herë si monstër dënuese, e pas rënies së komunizmit si mjet lirie e dinjiteti, kur ajo ka misionarët e duhur. Nuk hezitoi kurrë të kritikojë ashpër politikanët, e sidomos ish-komunistët e betuar që bënin be e rrufe për demokracinë. Për politikanët që e ruajnë si thesar në mbamendjen tonë politike e shpirtërore ka për të mbetur përherë si udhërrëfyes në ecjen tonë politike që hera herës është aq e vështire e plot mëdyshje.

Në fund një kujtesë për atë çka u dhuroi disa politikanëve e intelektualëve – Miqësinë e Tij. Miqësia në kontekstin kulturor shqiptar ka patur njëfarë ngjashmërie me të koncepturit antik të kësaj ndjenje: ajo ishte ndër afritë e dashamirësitë më të plota të dashurisë njerëzore dhe një shkollë virtyti. Janë të shumta rastet në trashëgiminë gojore dhe të shkruar mbi vlerën sipërore që kultura shqiptare i ka dhënë miqësisë. Madje më ngjan sikur në shqip tejshquhet barazvlefshmëria midis mikut si i tillë dhe atij që shkon si bujtës te shtëpia e dikujt e që emërtohet prapë me fjalën “mik”!

Frati mbetet një mik i ndërgjegjeve tona, udhërrëfyes e kritik i tyre.

Sa herë mendoj me kureshtje e admirim për atë Frat të jashtëzakonshëm, më duket sikur rrathët e ferrit kanë lënë shenja në palat e veladonit të tij. Qofshin ato dhimbje e sakrifica thesar i madh për një rilindje të plotë shpirtërore të shqiptarëve.

Next Post
Apeli lë në fuqi dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Apeli lë në fuqi dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Comments 1

  1. Hysen Hajdari - Kosovë says:
    2 years ago

    Zonja Elisa Spiropali!
    Bravo per kete homazh. As katoliket e tij nuk do ta kishin bere më mire.
    Me pelqeu shume permasa e tri feve kontribuese.
    Suksese

    Reply

Leave a Reply to Hysen Hajdari - Kosovë Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In