• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

159 vota

by Java News
22/05/2025 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Neli Demi

159 vota.

Ka shifra që peshojnë më shumë se duken. Jo për nga madhësia, por për nga domethënia. Kjo është pesha e një zëri që nuk bërtiti, që nuk premtoi, që nuk bleu, që nuk shiti frikë. Është zëri im dhe i atyre pak vetëve që vendosën të besojnë në një tjetër mënyrë të të bërit politikë.

Nuk jam i befasuar. Por po, jam i zhgënjyer! Jo nga njerëzit, as nga vetja. Por nga një sistem që e ka bërë ndryshimin të padukshëm, të pamundur, të padëgjuar. Një sistem që nuk i ndalon alternativat por i përqesh ato. Nuk i persekuton por i injoron. Dhe kur nuk ia del dot t’i përjashtojë, i zhbën përmes mungesës së shpresës kolektive.

Një nga pyetjet më të shpeshta që më është bërë këto ditë është: “Pse zgjodhe të garosh me KEA dhe me Lulzim Bashën?”

E kam dëgjuar me veshë të hapur dhe mendje të kthjellët. Për shumëkënd, kjo zgjedhje është bërë sinonim i dështimit, i heshtjes, i mosbesimit. Por për mua ajo nuk ka qenë as kompromis, as kalkulim. Ka qenë zgjedhja për të mos kërkuar një strehë politike të sigurt, por një hapësirë ku mund të flas lirshëm dhe të mos jem peng i heshtjeve të diktuara. Dhe kjo më është dhënë.

Më është thënë disa herë, me dashamirësi, por edhe me nënkuptime të forta: “Ti ke vlera, por je në shtëpinë e gabuar.” E kam dëgjuar këtë si para zgjedhjeve, ashtu edhe pas tyre. Si sugjerim, si kritikë, ndonjëherë edhe si thirrje “shpëtimi”.

Por çfarë është “shtëpia e duhur”? A është ajo ku të japin më shumë vota, por të kërkojnë të heshtësh për këtë apo atë gjë? A është ajo ku duhet të bësh sikur nuk sheh, për të përfituar nga llumi që e mbyt këtë vend? A është ajo ku fjalës nuk i kërkohet ndershmëri, por efekt politik?

Zgjedhja për të qenë pranë Lulzim Bashës nuk ka qenë vetëm politike. Ka qenë edhe etike. Unë vendosa t’i bashkohem atij pikërisht kur mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën pas shpalljes “non grata”, në një kohë kur shumë të tjerë po largoheshin, ose po qëndronin në heshtje. Deri në atë moment nuk kisha qenë pjesë e politikës aktive. Ishte pikërisht ky vendim që më bindi se aty mund të ndërtohej një tjetër mënyrë për të bërë politikë me dinjitet, me përgjegjësi, pa frikë dhe pa borxhe ndaj së shkuarës.

Lulzim Basha nuk është i përkryer dhe këtë gjë e di edhe ai vetë. Por nuk kam parë tek ai asnjë gjurmë nga sëmundjet e vjetra të politikës shqiptare: as etjen për hakmarrje, as nevojën për kontroll, as korrupsionin moral që fshihet pas “efikasitetit”.

Ai është refuzuar jo për atë që ka bërë, por për atë që nuk ka qenë. Ai nuk ka qenë brutal, nuk ka qenë populist, nuk ka qenë i pandershëm. Dhe kjo, fatkeqësisht, nuk ka rezultuar “bindëse” për një pjesë të madhe të opinionit publik, që kërkon më shumë spektakël se substancë, më shumë hakmarrje se drejtësi.

Unë nuk jam futur në politikë për të ndërruar shtëpi sa herë ndryshon moti. Nuk më shqetëson që “nuk jam në vendin që më sjell më shumë vota”.

Më shqetëson vetëm ideja që dikush të mendojë se fjalët e mia nuk më përkasin, por janë thjesht strategji.

Jo, nuk janë! Dhe pikërisht sepse nuk janë, do të vazhdoj të flas edhe pa mikrofon, edhe pa podium, edhe pa mandat.

Unë nuk hyra në politikë për të bërë domosdoshmërisht karrierë. Hyra për të provuar se fjala ka ende vlerë. Dhe se ndershmëria, edhe kur nuk të shpërblen në vota, të mban në paqe me veten.

Koha ime nuk ka mbaruar.

Ndoshta ajo sapo ka filluar.

Next Post
Ish-presidenti Topi në krah të Bashës: Marrëveshja e 2008 Rama-Berisha, prishi balancat institucionale

"Vendi s’ka opozitë", Bamir Topi: PD funksionon si inkuizitor politik, eliminon figurat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In