• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

159 vota

by Java News
22/05/2025 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Neli Demi

159 vota.

Ka shifra që peshojnë më shumë se duken. Jo për nga madhësia, por për nga domethënia. Kjo është pesha e një zëri që nuk bërtiti, që nuk premtoi, që nuk bleu, që nuk shiti frikë. Është zëri im dhe i atyre pak vetëve që vendosën të besojnë në një tjetër mënyrë të të bërit politikë.

Nuk jam i befasuar. Por po, jam i zhgënjyer! Jo nga njerëzit, as nga vetja. Por nga një sistem që e ka bërë ndryshimin të padukshëm, të pamundur, të padëgjuar. Një sistem që nuk i ndalon alternativat por i përqesh ato. Nuk i persekuton por i injoron. Dhe kur nuk ia del dot t’i përjashtojë, i zhbën përmes mungesës së shpresës kolektive.

Një nga pyetjet më të shpeshta që më është bërë këto ditë është: “Pse zgjodhe të garosh me KEA dhe me Lulzim Bashën?”

E kam dëgjuar me veshë të hapur dhe mendje të kthjellët. Për shumëkënd, kjo zgjedhje është bërë sinonim i dështimit, i heshtjes, i mosbesimit. Por për mua ajo nuk ka qenë as kompromis, as kalkulim. Ka qenë zgjedhja për të mos kërkuar një strehë politike të sigurt, por një hapësirë ku mund të flas lirshëm dhe të mos jem peng i heshtjeve të diktuara. Dhe kjo më është dhënë.

Më është thënë disa herë, me dashamirësi, por edhe me nënkuptime të forta: “Ti ke vlera, por je në shtëpinë e gabuar.” E kam dëgjuar këtë si para zgjedhjeve, ashtu edhe pas tyre. Si sugjerim, si kritikë, ndonjëherë edhe si thirrje “shpëtimi”.

Por çfarë është “shtëpia e duhur”? A është ajo ku të japin më shumë vota, por të kërkojnë të heshtësh për këtë apo atë gjë? A është ajo ku duhet të bësh sikur nuk sheh, për të përfituar nga llumi që e mbyt këtë vend? A është ajo ku fjalës nuk i kërkohet ndershmëri, por efekt politik?

Zgjedhja për të qenë pranë Lulzim Bashës nuk ka qenë vetëm politike. Ka qenë edhe etike. Unë vendosa t’i bashkohem atij pikërisht kur mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën pas shpalljes “non grata”, në një kohë kur shumë të tjerë po largoheshin, ose po qëndronin në heshtje. Deri në atë moment nuk kisha qenë pjesë e politikës aktive. Ishte pikërisht ky vendim që më bindi se aty mund të ndërtohej një tjetër mënyrë për të bërë politikë me dinjitet, me përgjegjësi, pa frikë dhe pa borxhe ndaj së shkuarës.

Lulzim Basha nuk është i përkryer dhe këtë gjë e di edhe ai vetë. Por nuk kam parë tek ai asnjë gjurmë nga sëmundjet e vjetra të politikës shqiptare: as etjen për hakmarrje, as nevojën për kontroll, as korrupsionin moral që fshihet pas “efikasitetit”.

Ai është refuzuar jo për atë që ka bërë, por për atë që nuk ka qenë. Ai nuk ka qenë brutal, nuk ka qenë populist, nuk ka qenë i pandershëm. Dhe kjo, fatkeqësisht, nuk ka rezultuar “bindëse” për një pjesë të madhe të opinionit publik, që kërkon më shumë spektakël se substancë, më shumë hakmarrje se drejtësi.

Unë nuk jam futur në politikë për të ndërruar shtëpi sa herë ndryshon moti. Nuk më shqetëson që “nuk jam në vendin që më sjell më shumë vota”.

Më shqetëson vetëm ideja që dikush të mendojë se fjalët e mia nuk më përkasin, por janë thjesht strategji.

Jo, nuk janë! Dhe pikërisht sepse nuk janë, do të vazhdoj të flas edhe pa mikrofon, edhe pa podium, edhe pa mandat.

Unë nuk hyra në politikë për të bërë domosdoshmërisht karrierë. Hyra për të provuar se fjala ka ende vlerë. Dhe se ndershmëria, edhe kur nuk të shpërblen në vota, të mban në paqe me veten.

Koha ime nuk ka mbaruar.

Ndoshta ajo sapo ka filluar.

Next Post
Ish-presidenti Topi në krah të Bashës: Marrëveshja e 2008 Rama-Berisha, prishi balancat institucionale

"Vendi s’ka opozitë", Bamir Topi: PD funksionon si inkuizitor politik, eliminon figurat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In