• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Napolon Zerva është shqiptar, sa është Aurel Plasari grek

by Enkel Demi
08/04/2016 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Napolon Zerva është një nga figurat më të errëta në historinë moderne të Ballkanit. Pa dyshim që vepra e tij është krejt e krahasueshme me atë të Sllobodan Millosheviçit, ndërsa kohët e zhvillimit janë krejt të ndryshme. Me foto, fakte, arkiva është krejt e vërtetueshme që Napolon Zerva bashkëpunoi me nazistët në Luftën e Dytë Botërore, udhëhoqi pastrimin etnik ndaj popullsisë hebre dhe shqiptare të viseve të Çamërisë, është një nga drejtuesit e luftës civile greke dhe më pas gëzoi në qeveritë e pasluftës portofole ministri. Kaq shumë qe shfaqur në veprimtarinë e tij gjakatare sa karriera e tij politike, me të tjera ligjësi nuk gëzoi shumë sukses, sepse u shmang, derisa në vitin 1957 vdiq pothuaj fillikat në Athinë. Nuk është çnderuar asnjëherë nga autoritetet greke, është i përfshirë si hero në tekstet e historisë, ka disa shtatore, me një fjalë konsiderohet hero grek.

Profesor Aurel Plasari nuk është i vetmi që zbulon në rrënjët e tij suliotin e Shqipërisë, pra e konsideron Napolon Zervën shqiptar. Në fakt, nuk kemi asnjë gjurmë në jetën e tij që e dinte gjuhën shqipe, e shkruante apo këndonte “Tumankuqen”, kur ishte çakërqejf. Ka kryer një veprimtari mirëfilli spastrimi etnik ndaj shqiptarëve dhe nuk ka patur pikën e brejtjes së ndërgjegjes për këtë. Ka qenë më shumë se gjakatar, ku janë vrarë prejt tij në Parimithi gra, fëmijë, madje foshnje në barkun e nënës. Të gjithë këtë veprimtari e ka kryer në emër të helenizmit dhe pa dyshim ëndrrës së Vorio Epirit.

Teza që ai është shqiptar është më shumë se djallëzore. Në këtë mënyrë gjendet justifikimi më i arrirë se shqiptarët ia kanë bërë të keqen njëri-tjetrit dhe nuk ka përse t’i kërkosh Greqisë së sotme as ndjesën për atë krim monstruoz mbi një popullsi të pambrojtur dhe normalisht nuk ke përse të kërkosh vendosjen e të drejtës së pamohueshme të pronës për një krahinë të tërë.

Ballkani është i mbushur me plot me personazhe me rrënjë të çuditshme që kanë kryer koloni ndëshkimore ndaj popujve të origjinës së tyre, por askush nuk ka përse të mbroj tezën që shqiptarët e kanë parë të keqen nga vetja, grekët nga grekët, serbët nga serbët. Vetë në librin “Skënderbeu” të profesor Plasarit një pjesë e ushtarakëve të lartë osmanë janë me origjinë shqiptare. Këta duhet t’i konsiderojmë pushtes dora jonë? Dhe kjo histori kështu vazhdon deri në pavarësinë e Shqipërisë. Pyetja është: Çfarë është Kombi? Analizë e ADN-së?

Në këtë rast çfarë duhet t’i konsiderojmë patriotët e Rilindjes Kombëtare që kanë bërë të pamundurën për përhapjen e gjuhës shqipe? Një pjesë e tyre janë me origjinë vllehe. Ata kanë kryer një aktivitet patriotik, madje duke e paguar me jetë. Ata janë patriotët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, janë shqiptarë pa asnjë dyshim.

Ndaj Napolon Zerva është kolaboracionist, kriminel i Greqisë që ushtroi terror dhe spastrim etnik mbi popullsinë e Çamërisë. Një tezë tjetër thjesht të rreshton në anën e barrikadës së Zervës dhe të kthen në justifikues të masakrës, ku ka plot që u janë vrarë robt e shtëpisë.

Next Post

Autobusi i unazës godet pemën, shoferi dyshohet i dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In