• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EKSKLUZIVE/ Oketa: Pse nuk është serioze ftesa e PD për koalicion me FRD

by Aalison Pearse Stevens
06/04/2016 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazmend Oketa, Sekretar i Përgjithshëm i FRD-së, në një intervistë për Javaneës shprehet se koalicionet e kësaj force politike me partitë e tjera do të varen nga qëndrimi që ato do mbajnë ndaj Reformës në Drejtësi dhe asaj Zgjedhore. Ai me këtë rast ka bërë publike edhe 3 kërkesat e FRD-së, në lidhje me Reformën Zgjedhore që është korrektimi kombëtar i formulës aktuale, administrimi jopartiak i procesit dhe listat e hapura për kandidatët për deputet. Lidhur me ftesën për bashkëpunim të bërë nga PD-ja, Oketa shprehet në mënyrë lakonike se për FRD nuk vlejnë ftesa që bëhen mediatikisht rrugës për nga Liqeni.  

 FRD duket pak në një pozicion delikat në këto momente, po të kihet parasysh se në qendër të diskutimeve është Reforma në Drejtësi dhe ajo Zgjedhore. Cila është problematika që ajo shquan dhe kërkon të tërheq vëmendjen, po të kihet parasysh se ajo nuk ka një zë në tryezën e debateve për këto dy çështje?

Nuk mendoj se reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi duhen trajtuar thjesh si çështje të cilat vendosin në një pozicion të pafavorshëm një apo disa forca politike dhe në një pozicion të favorshëm disa të tjera. Gjatë gjithë këtij tranzicioni 26 vjeçar, tranzicion i cili ende vazhdon, reformat më të rëndësishme duket që janë udhëhequr pikërisht nga interesat politike të një apo dy individëve dhe aspak nga interesi publik dhe ai i formimit të jnë shteti vërtet demokratik dhe funksional. Kur them nga interesi i një apo dy individëve, kam parasysh faktin se sa më shumë i largohemi vitit 1990, viti i përmbysjes së diktaturës komuniste, akoma më shumë partitë shqiptare humbin demokracinë e brëndshme dhe shëndërrohen në përfaqësuese të interesave ekonomiko-politike të kryetarëve apo familjeve të tyre. Kjo nuk është përqasja që FRD ka me këto reforma. Në çdo rast që jemi shprehur gjatë këtyre katër viteve që nga formimi i FRD, shqetësimi ynë si përsa i takon reformës kushtetuese ashtu dhe asaj zgjedhore, nuk ka të bëjë me fatin politik të FRD, por me fatin e shtetit shqiptar. Të kërkosh që të respektohet parimi numër një i demokracisë, ai i votës së lirë e të ndershme, të kërkosh një sistem zgjedhor demokratik, besoj se është detyrim i cilësdo force politike apo individi të angazhuar në politikë, nëse prioritet për ta është shteti dhe jo pushteti. Pavarësisht se jemi në tryeza apo jo, kjo nuk na pengon të shprehim qëndrimin tonë apo propozimet tona. Tre janë propozimet kryesore të FRd lidhur me reformën zgjedhore, pasi nga zgjedhjet e ndershme buron gjithçka që vjen më pas. Korrektim kombëtar i formulës aktuale, administrim jo partiak i procesit zgjedhor dhe lista të hapura. Një kod i tillë zgjedhor do të krijonte terren për kuvend më përfaqësues, më cilësor dhe institucione shtetërore më dinjitoze.

Ka disa javë që në adresën tuaj si forcë politike ka ardhur një ftesë për bashkëpunim nga PD-ja me kushtin që të distancoheni nga PS. Si do ta konsideroni këtë ftesë, që duket pak provokative?

Ne dhe PD kemi pozicione dhe qëndrime të ndyshme për çështje të ndryshme. Me sa duket tashmë dallimeve mes nesh i është shtuar dhe kuptimi që secili prej nesh ka për fjalën “ftesë”. Nëse dikush brënda PD mendon se duke bërë deklarime mediatike rrugës për nga liqeni i Tiranës, dhe me këtë mund ti thotë opinionit apo mbështetësve të saj se kjo është ftesë, kjo është çështje e tyre dhe jo e jona. FRD është deklaruar se nuk bëhet pjesë e asnjë koalicioni me objektiv rrëzimin e njërit dhe ngjitjen e tjetrit në karriken e pushtetit. Për ne koalicionet ndërtohen së pari mbi parime dhe jo kalkulime matematikore, së dyti ndërtohen mbi bazë të një respekti reciprok dhe jo mbi parimin “më i riu të vi tek më i vjetri” dhe më e rëndësishmja, për ne ndërtohen në funksion të interest publik dhe jo thjesht atij politik.

A ka kushtet e saj FRD në lidhje me bashkëpunimet ndërpartiake dhe ato si koalicion si me të majten ashtu edhe me të djathtën?

Sigurisht që FRD ka kushtet e saj në lidhje me bashkëpunimet zgjedhore. Këto kushte për ne janë të thjeshta dhe të bëra publike vazhdimisht. Raporti dhe qëndrimi që forcat politike  do të mbajnë përkundrejt reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore do të jetë një nga elementët kryesorë që do të ndikoj në qëndrimet e ardhshme politike të FRD. Aktualisht ne jemi në një bashkëpunim në pushetetin vendor me PS, deri zgjedhjedhjet e ardhshme parlamentare ka kohë për të marrë vendime, por në çdo rast theksoj se këto vendime kalojnë nga qëndrimet e forcave politike përkundrejt reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

(javanews.al) Intervistoi Armando Meta

Next Post

Basha: Nuk tërhiqemi nga kauzat tona (nuk komenton pyetjet për “Panamanë”)

Comments 1

  1. Fred says:
    10 years ago

    ca ftese thu o durrsak? kur te ka ftu pd, para i viti e

    Reply

Leave a Reply to Fred Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In