• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“1500 euro e lart pazari”/ Tregon femra që shet mbiemrin kundrejt parave, si i “peshkon” djemtë që kanë ‘kleçka’ me ligjin

by Java News
23/10/2021 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Është martuar për letra” është një shprehje që e kemi dëgjuar prej disa vitesh tashmë për të rinjtë shqiptarë që martohen jashtë vendit për të marrë letrat dhe leje qëndrimin.

Por, ka një tjetër ‘lloj martese’ që është bërë trend në vendin tonë. Është martesa me vajza shqiptare për të ndryshuar mbiemrin.

L. Xh është 45-vjecare, beqare me një jetë normale në periferi të Tiranës. Ajo jeton vetëm dhe siç tregon për Gazetasi.al, jeta e saj ka qenë shumë e vështirë pasi më shumë nuk punonte sesa punonte.

Para tetë vitesh, një i afërm i saj i bëri një propozim, të martohej në shkëmbim të parave.

Po, dikujt i duhej të ndryshonte mbiemrin dhe ishte gati të paguante për këtë “shërbim”.

L. Xh pranoi, më së shumti sepse pagesa ishte 1500€.

“Nuk i njoh fare, m’i gjejnë të tjerët dhe unë thjeshtë hedh firmën se pranoj të martohem e marr lekët”, thotë duke qeshur L.Xh.

Ajo tregon se deri më tani është martuar tre herë, pa asnjë problem.

“Herën e parë, siç thashë, ma gjeti “burrin” një i afërm. Herën e dytë dhe të tretë erdhën vetë dhe më gjetën”, tregon L.Xh e cila shton se në të vërtetë nuk ka pasur asnjë kontakt me ‘bashkëshortët’ e saj dhe as nuk e di arsyen e vërtetë pse ato kanë dashur të ndryshojnë mbiemër.

“1500€ më ka ofruar burri i parë dhe pastaj vendosa të mbaja këtë çmim. Në fakt asnjëri nga dy të tjerët nuk më kanë bërë naze për çmimin”.

Një përgjegjës i gjendjes civile thotë për Gazetasi.al se ka disa vite që martesa për të ndryshuar mbiemrin është kthyer në një trend.

“Në vitin 2019 kam bërë afërsisht 20 martesa të tilla. Nuk ka nevojë ta thotë njeri se është një martesë interesi pasi janë gjithmonë i njëjti lloj çifti. Djali është rreth të 22-30 dhe gruaja është më e madhe në moshë, ku duket fare mirë nga rrobat dhe mënyra si shprehet se është në kushte jo të mira ekonomike dhe nuk është e arsimuar”.

Punonjësi I gjendjes civile thotë se shumica e djemve shkojnë tek ai më parë që të ‘informohen’ për martesën dhe të sigurohen se nuk do të kenë asnjë problem.

Thënë kjo, duket se një martesë për të ndryshuar mbiemrin ju kushton të rinjve shqiptarë plot 2 mijë € pasi 500€ janë për punonjësin e gjendjes civile, ai që do i martojë, që dhe kujdeset që mos të ketë asnjë problem kurorëzimi edhe pse ai e ka për detyrë të martojë këdo që vjen me dëshirë të plotë për t’u martuar.

Por, ka dhe të rinj të tjerë që janë me fat dhe kanë gjetur një “nuse” pa para.

A.M (iniciale të ndryshuara) para disa vitesh u arrestua në Greqi ku qëndroi për disa javë në paraburgim. Pasi u lirua, u dërgua në Shqipëri dhe nuk i lejohej të lëvizte më jashtë vendit… me mbiemrin e tij.

E vetmja mënyrë që kishte për të dalë jashtë Shqipërisë ishte të ndryshonte mbiemrin dhe këtë mund ta bënte nëse martohej me dikë dhe merrte mbiemrin e bashkëshortes.

Si një martesë që nuk ka asnjë vlerë, ai martua me shoqen e tij të fëmijërisë dhe kështu arriti të shkonte në Francë ku dhe po jeton sot.

A.M tregon për Gazetasi.al se shumë shokë të tij janë martuar në këtë mënyrë por duke dhënë një shumë të caktuar që varion nga 1000€ në 2000€, në varësi të vetë personit tjetër që vendos një çmim “merre ose lere”./m.j

Next Post
“Të dua, por si motër”/ Deklarata e Granit i shkaktoi sulm paniku Fifit: Pse s’ma the që në fillim? Të fal, por…

“Të dua, por si motër”/ Deklarata e Granit i shkaktoi sulm paniku Fifit: Pse s’ma the që në fillim? Të fal, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In