• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të dua, por si motër”/ Deklarata e Granit i shkaktoi sulm paniku Fifit: Pse s’ma the që në fillim? Të fal, por…

by Java News
23/10/2021 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Granit Cana vendosi të fliste mbrëmë me Fifin dhe t’i tregonte një herë e mirë se çfarë ndjenjte për të. Ish-futbollisti deklaroi se e ka shumë xhan si person, por nuk e sheh dot më shumë se shoqe.

Kjo bisedë u bë në dhomën e gjumit, gjatë kohës që Graniti, Fifi, Sabiani dhe Iliri po qëndronin në një krevat. Pas deklaratës, Fifi vendosi të çohej dhe të shkonte në krevatin e saj.

Fifi i tha konkurrentit që ta linte të qetë dhe të mos i shkonte nga pas, sepse nuk dëshironte të fliste me të.

Granit Cana: Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…

Fifi: Si motër…

Granit Cana: Jo, Jo… (Fifi çohet dhe shkon në krevatin e saj, Graniti e ndjek nga pas). A mundesh me vazhdu të lutem.

Granit Cana: Pse bën kështu?

Fifi: Hape krahun, s’kam punë me ty e ke bllok. Ditën e mirë, natën e mirë! Më lër rehat! (Graniti çohet dhe largohet).

Pas kësaj bisede, këngëtarja ka pësuar një sulm paniku. Edhe pse banorët e tjerë në shtëpi u munduan ta qetësonin, ajo nuk arriti t’i kontrollonte dot emocionet e forta që po përjetonte. Të shqetësuar, banorët i kërkuan vëllait të madh që të sjellë një ambulancë për Fifin, sepse gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.

Kjo situatë e tensionuar shqetësoi shumë edhe Granitin, i cili vinte vërdall nëpër shtëpi, pasi nuk mund të fliste me Fifin. Mirëpo, pasi gjendja shëndetësore e artistes u stabilizua, ajo vendosi të flasë me Granitin për gjithçka ndodhi pas përfundimit të spektaklit.

Pjesë nga biseda që bënë në oborrin e shtëpisë:

Granit Cana: Më vjen shumë keq. Sinqerisht më vjen shumë keq. S’kam dasht kurrë me të lëndu! Të kam këtu në zemër. Asnjëherë nuk kam dasht me të shfrytëzu. E di që ndoshta më urren, por dije që ka me ardh nji ditë që ki me vlerësu këtë që e bona.

Fifi: Edhe unë. Kur të thash në drekë ‘po du me e lon këtë muhabet’, më the ‘jo’. Pse?

Granit Cana: S’e mbaj mend. Po s’kam dasht me të bo keq.

Fifi: Jo, po kur më thu aty duhet me luftu edhe pastaj… Kurrë në jetë, sot e 700 vjet s’bëhet fjalë për shoqni, se po më duket vetja e vogël shumë kur ma thu.

Granit Cana: Po më vjen keq Fif shumë që…

Fifi: Që s’ma ke thënë prej fillimi?

Granit Cana: Më vjen shumë keq që ndodhën këto sene. Dëgjova ça ndodhi aty mrena edhe u luta për ty shumë.

Fifi: Më tregoi Sabiani, faleminderit që je lut për mu! Kur e ke dit që s’ka kurrgjo, pse s’ma ke thënë prej fillimi?

Granit Cana: Në dhomën e surprizave të kam thënë që ja ke nis me u acaru, me u bo keq. Të kam thon ‘hajde t’ja lëmë kohës të shohim çfarë po ndodh’.

Fifi: Moj hanë! Jo!

Granit Cana: Sido që të jetë, ti për mu gjithmonë do mbetesh njeriu i preferuar në këtë shtëpi.

Fifi: Për mu jo. Me fal, ta fal, por me e harru, s’ta harroj kurrë në jetë!

Ilir Shaqiri dhe Sabiani ishin të vetmit që u munduan të qetësonin si Granitin, ashtu edhe Fifin, pas deklaratës së ish-futbollistit. Madje Iliri vendosi të flasë më vete me Granitin. Ai i tha:

“Më mirë kështu, sesa ta kishe zgjat këtë muhabet. Po ta them troç që duhet të kishe pasur pak më shumë kujdes si je shpreh. Që ‘unë ndjej për ty, por si motër’. Më mirë të kishe nejt një hap më mrapa se sa shkove dhe u barazove me hapat e saj. Se edhe për atë do të kishte qenë më e lehtë sot me kapërdi gjonat.

Më mirë të lëndohet tani, apo pas një muaji tjetër? Është më mirë që gjërat kur nuk janë të ndërpriten. Ajo në njfarë mënyre e priste, sepse thoshte trageti im është akoma mes detit. Duhet me fol më shumë me Fifin tani. Nuk është kollaj. 

Që ti i pëlqen fizikisht Fifit si mashkull, nuk ka diskutim. Problemi është që ti nuk e ke parë Fifin ndonjëherë për lidhje ose për të fejume, si i thoni ju për vajzë me e pas në krah. Më vjen shumë keq si për ty, si për atë. Ti se e vun, ajo se po e vun dy herë më shumë se ka pas iluzionet e veta”.

g.kosovari

Next Post
Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com