• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

15 vatra të reja zjarri pushtojnë vendin, dy avionë nga Greqia për Llogaranë

by Java News
05/08/2017 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emergjencat civile bëjnë të ditur për median se tashmë kanë ardhur në ndihmë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek për të ndihmuar për vënien në kontroll të zjarreve në Llogara. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 15 vatra zjarri në qarqet kryesore të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë të angazhuar momentalisht plot 125 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 160 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 60 punonjës vullnetarë, të Pyjores, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.

Situata në qarqe:

QARKU TIRANË

Në masivin pyjor të Malit të Dajtit ka pasur vatra zjarrit të cilat janë shuar pas angazhimit të zjarrfikësve të mbështetur nga forca të ushtrisë dhe të Pyjores dhe një helikotpteri.

Në Ndroq, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në zonën pyjore të kodrave të fshatit. Eshtë punuar me mjete zjarrfikëse në ndihmë të të cilëve kanë shkuar dhe forca të ushtrisë. Pas ndërhyrjes u arrit të shuhen vatrat e zjarrit.

Në fshatin Shëngjergj, bashkia Tiranë ka rënë zjarr në zonën e pyllëzuar ei cili ka dëmtuar linjën e Tensionit të Lartë. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll.

QARKU VLORË

Në fshatin Dukat, Vlorë, ka rënë zjarr në zonën e Parkut Kombëtar i Llogarasë. Në mbështetje të forcave zjarrfikëse, të ushtrisë e vullnetarëve, kanë ardhur edhe  2 avionë nga Greqia, të cilët kanë bërë të mundur izolimin dhe fikjen e disa vatrave të rrezikshme zjarri. Operacioni pritet të vazhdojë edhe ditën e sotme.

QARKU DIBËR

Në fshatin Sllatinë, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe të madhe pylli me pisha. Zjarrfikësit po mbështeten nga forca të ushtrisë dhe vullnetarë  por ato nuk kanë mundur të izolojnë vatrat e zjarrit për shkak edhe të terrenit të thyer malor. Po punon helikopteri për ta vënë nën kontroll situatën.

QARKU LEZHË

Në fshatin Manati, bashkia Lezhë ka rënë zjarr në një zonë me shkurre. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete duke shuar zjarrin.

QARKU DURRËS

Në fshatin Maminas, bashkia Shijak ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe pemë frutore. Kanë ndërhyrë zjarfikësit  me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 1.5 dynym me shkurre dhe 15 pemë frutore.

Në Gjepalaj, bashkia Shijak ka rënë zjarr në sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Kanë ndërhyrë zjarrfikëst të mbështetur nga punonjësit bashkiakë dhe e kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj rreth 3 ha me bimësi dhe shkurre.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Kokel, bashkia Gramsh  ka rënë zjarr në shkurre e ferra pranë disa banesave. Zjarrfikësit me mjete kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Krastë, bashkia Elbasan ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Kanë ndërhyrë zjarrfikësit me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe u përshkua nga flakët rreth 0.2 ha me pisha.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Krashtan, Dropull i Poshtëm, bashkia Gjirokastër, ka rënë zjarr në shkurre tek varrezat e fshatit. Kanë ndërhyrë forcat e zjarrfikëses me mjete dhe kanë shuar zjarrin.

Në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj ka rënë zjarr në shkurre dhe ullishte. Kanë ndërhyrë zjarrfikësit me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkuan nga flakët rreth 100 rrënjë ullinj të vjetër, si dhe u dogjën rreth 50 rrënjë ullinj të rinj dhe 0.6 ha me shkurre.

Në fshatin Hundëkuq bashkia Gjirokastër, ka rënë zjarr në kullotë dhe pyll dushku. Kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe vullnetarë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 20 ha me kullotë dhe pyll dushku.

Në fshatin Kolonjë, bashkia Gjirokastër ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë. Kanë punuar për fikjen e zjarrit forca të zjarrfikëses me mjete duke e shuar zharrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 5 ha me shkurre dhe kullotë.

QARKU KORÇË

Në Qafë Thanë (Hudenisht) bashkia Pogradec ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Kanë ndërhyrë zjarrfikësit me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.2 ha me shkurre dhe ferra.

Next Post
SHBA vendos të ndalojë hyrjen e laptopëve e tabletave që vijnë nga 8 shtete

Kuvendi u kërkon deputetëve laptopët që morën në 2013-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
“Për 4 muaj shkatërroi gjithë botën”/ Fauci tjetër paralajmërim: Koronavirusi s’ka përfunduar ende, por…

COVID-19, SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

June 19, 2026
VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

June 19, 2026
Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

June 19, 2026
Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In