• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

15 mln euro investim dhe 400 vende pune, “KAYO” do të prodhojë uniforma për ushtrinë

by B K
28/05/2025 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim që i hap rrugën shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., për të negociuar me shoqëri private, për krijimin e një shoqërie të përbashkët aksionare, e cila do ta përqendrojë aktivitetin në prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve të tjerë për Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë në vend.

Sipas vendimit, “KAYO” sh.a. do të mbajë të paktën 40% të aksioneve në shoqërinë e re dhe do të kontribuojë me një sipërfaqe prej të paktën 20.000 m² në pasuri të paluajtshme, e cila do të vihet në përdorim nga shoqëria e përbashkët pa të drejtë tjetërsimi.

Pala private, nga ana tjetër, duhet të angazhohet për një investim minimal prej 15 milionë euro brenda një periudhe 3-vjeçare, si dhe të sigurojë punësimin e të paktën 400 punonjësve dhe ofrimin e linjave moderne të prodhimit.

Po ashtu, parashikohet që “KAYO” të ketë të drejtën e emërimit të administratorit me dakordësi, të paktën 30% të anëtarëve të këshillit drejtues ose mbikëqyrës dhe të drejtën e vetos në vendimmarrjet kyçe, në përputhje me ligjin nr. 88/2024.

Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të garantohet nga Forcat e Armatosura, sipas ligjit për autoritetet e komandimit të FA-së.

Në përfundim, shoqëria e re do të autorizohet të furnizojë Forcat e Armatosura me uniforma dhe pajisje përkatëse, duke hapur rrugën për bashkëpunim më të ngushtë mes sektorit publik dhe atij privat në industrinë e mbrojtjes.

VENDIMI:

V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUSHTEVE TË NEGOCIIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., ME SHOQËRI PRIVATE PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E UNIFORMAVE USHTARAKE DHE AKSESORËVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ky vendim ka për objekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, për prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
2. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 40 % të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private.
3. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 (njëzet mijë) m², që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
4. Shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti me të cilin negocion, të paktën:
a) një vlerë investimi jo më pak se 15 milionë euro në periudhën kohore të 3 (tre) vjetëve;
b) punësimin e jo më pak se 400 (katërqind) punonjësve në periudhën kohore të 3 (tre) vjetëve;
c) ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të uniformave dhe aksesorëve të tjerë, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të tjera të sigurisë;
ç) sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve në rast eksporti.
5. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se, përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare, që do të krijohet, do të përmbajë prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura, si edhe uniformat e aksesorët për përdorim nga strukturat e tjera të sigurisë.
6. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër gjatë negociatave se administratori/ët e shoqërisë, që do të krijohet nga dy shoqëritë e sipërpërmendura, zgjidhet/n me dakordërsinë e shoqërisë “KAYO”, sh.a.
7. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër gjatë negociatave se të paktën 30 % e përbërjes së këshillit drejtues ose këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet, në rast se forma e shoqërisë parashikon këto organe drejtuese/mbikëqyrëse, do të emërohen nga shoqëria “KAYO”, sh.a.
8. Statuti i shoqërisë, që do të krijohet, përmban dispozitat mbi të drejtën e vetos, që gëzon shoqëria “KAYO”, sh.a., në bazë të pikës 9, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
9. Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të sigurohet nga Forcat e Armatosura, sipas akteve nënligjore, të nxjerra nga autoritetet kompetente, sipas ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
10. Autorizohen shoqëria “KAYO”, sh.a., dhe shoqëria private me të cilën do të bashkëpunojë të furnizojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë me uniforma ushtarake dhe aksesorët përkatës nëpërmjet shoqërisë që do të krijohet, në përputhje me këtë vendim.
11. Ngarkohet shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Next Post
Defender 2025/ Deputeti i PS: Shqipëria ka porositur raketa Javelin dhe Stinger

Defender 2025/ Deputeti i PS: Shqipëria ka porositur raketa Javelin dhe Stinger

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

September 16, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

September 16, 2026
EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

September 16, 2026
Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

September 16, 2026
“Pushtohet” nga shqiptarët Gjykata Speciale në Hagë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Dënimi i ish-liderëve të UÇK, deputetja e PDK thirrje për nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale

September 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

A u rrit turizmi këtë sezon në Shkodër dhe Pogradec?

September 16, 2026
Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, reagon dhe BE: Thirrje për vetëpërmbajtje, drejtësia të bëjë punën e saj!

September 16, 2026
Ashpërsimi i Kodit Penal, Spahiu: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private

Spahiu: Gjykata e Apelit do të shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, njësoj si gjeneralin kroat Ante Godovina!

September 16, 2026
Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

“Heronj kombëtarë”- BBC dhe CNN raportojnë për aktgjykimin ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe vlerësojnë figurat e tyre!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com