• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

15 milionë euro investim për portin e Vlorës

by Java News
11/11/2018 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një investim prej 15 milion eurosh, më i madhi i realizuar ndonjëherë në Portin e Vlorës do të ridimensionojë rolin dhe funksionin e kësaj porte të rëndësishme hyrëse për qytetin turistik.

Projekti është përshtatur në funksion të perspektives dhe profilit të ri të portit, atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve. Krahas këtij investimi të madh, në port është duke u realizuar edhe investimi për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, me vlerë afro 213 milionë lekë.

Struktura e portit është zgjeruar dhe parashikon përpunimin për 3-4 tragete njëkohësisht, që po realizohet përmes rikonstruksionit dhe zgjerimit të kalatës perëndimore, avancimit në det të brezit që bashkon dy kalatat ekzistuese, thellimit të basenit dhe zgjerimit të mjediseve të përpunimit me rreth 3 hektarë.

Kryeministri Rama inspektoi punimet në port. Drejtori i Portit të Vlorës Admir Malaj informoi se terminali i ri do të jetë gati për pasagjerët brenda dy muajsh, ndërsa për sa i përket zgjerimit të kalatave është mbyllur tashmë mbi 80% e punimeve.

“Terminali i ri, me një vlerë prej 212 milionë lekë të reja, shtrihet në një sipërfaqe prej 2700 metrash katrorë. Terminali i vjetër ishte vetëm 383 metra katrorë dhe me pak ambiente shërbimi. Hyrja do jetë e gjitha me fasadë xhami termik. Do të ketë shtim të Postës së Policisë Kufitare, e cila do të ketë përpunim deri në 3 mijë pasagjerë. Ambientet janë shumë cilësore. Besoj vitin tjetër, për sezonin e ardhshëm, bashkë me projektin e ri për zgjerimin e kalateve do të bëjmë të mundur aksesimin e sa më shumë qytetarëve. Terminali mbaron për 2 muaj,” u shpreh Malaj.

Kryeministri Rama deklaroi se porti duhet t’i shërbejë më së shumti turizmit dhe duhet të integrohet me Lungomaren, në mënyrë që të jetë i aksesushëm për të gjithë qytetarët.

“E gjithë sfida tani është të bëjmë planin rregullues të të gjithë zonës që të kthehet në një pjesë të qytetit e gjitha kjo. S’mund të jetë Porti i izoluar nga qyteti. Pastaj të vazhdojmë me fazën tjetër të Lungomares, në krahun tjetër. Por këtu duhet të kemi një plan shumë shpejt që të na lidhet Lungomare me Bulevardin. Kjo është pikë fokale tani,” u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

Next Post
Nuk dini çfarë dhurate të bëni? Ja idealja sipas horoskopit

Njihuni me 3 shenjat e Horoskopit që do bëjnë shumë para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In