• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

15 Maji është fillimi i fundit për PD-në

by Ben Andoni
28/04/2023 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse Gazmend Bardhi dhe një pjesë e mbetur e Partisë Demokratike (Legale) do të kishin kurajën të silleshin normal dhe të mos bënin akrobaci politike, siç ka ndohur kohët e fundit, mund të kishte një prognozë për këtë formacion. Megjithatë, Berisha i ka mundur me armët e tyre. I bënë ballë në kulmin e egërsisë së tij dhe e lanë t’u merrte terren atëherë kur ishin të avantazhuar. Ky paradoks tregon realisht konfuzionin te kjo forcë. Një tregues, që ata realisht paçka çdo lloj justifikimi, e tregon se nuk e mbajnë dot kauzën e një opozite zyrtare. E para, se nuk duan të jenë edhe de facto faktor dhe të respektojnë një lidërship, qoftë dhe momental; e dyta se u mungon kuraja e përballjes. Sindroma e dembelizmit të Bashës është e plazmuar te pjesa më e madhe e tyre. Ndërkohë që koha dhe momenti u tregoi se duhej të punonin që të strukturonin realisht të Djathtën shqiptare. Që do të thotë nëse komuniteti i opozitës i mbledhur rreth narracionit të Berishës është pakthyeshmërisht “normal”, u duhej t’i jepnin identitet të fortë forcës së tyre. Ndaj Bejkos provuan se më shumë se kompleks ndaj tij për kurajën, kanë sensin, që pak herë mund të marrin gjëra përsipër. Partia Demokratike (Legale) është bërë një forcë që thjesht numëron vizitat e diplomatëve të huaj, sesa sfidat dhe idetë e veta. Ashtu si është edhe e vërtetë se ishin ata që i treguan në një farë mënyre pas Bashës vendin Berishës, por kjo është e pamjaftë, kur masa e tyre e do dhe e toleron personazhin, që e përçau keq opozitën.

Sot, kur ka mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku mëtohet që opozita të kthehet në normalitetin e përfaqësimit të saj, PD-ja është e përçarë frikshëm dhe luftën më të madhe e ka brenda llojit. Paçka se mëtohet që në disa vende demokratët janë të bashkuar, narracioni i Berishës e nguc përçarjen, sepse ai është i vendosur që të gjithë pushtetin ta mbaj për vete dhe të projektojë ofendimi dhe baltosje. Dhe, për të ardhur keq, është se “Kompleksi i Rozafës” fle qartë tek ai dhe të tjerët, që e ndjekin pa edhe më të voglën mëdyshje. Nuk gjen në këto zgjedhje të thuhet një fjalë sesi do të shkohet më tej dhe çfarë është bërë mirë, ashtu si nuk gjenden fjalë bashkëpunimi. Kjo sikur zgjedhjet të jenë të përgjithshme dhe jo lokale. Fryma e përçarjes së PD-së po i dominon dhe këto zgjedhje, duke i lënë PS-së të eksperimentojë në fushatën e saj, sikur është duke e bërë në vendet skandinave. Që duhet t’i njihet si meritë ndërkaq.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë tepër i hidhur për opozitën, nëse fiton PS-ja në atë masë që po mëton, por do të jetë edhe më e hidhur për publikun, nëse pushteti lokal do të jetë në masë me ngjyrën e socialistëve. Ndaj 15 Maji është dita e kthesës së madhe, të paktën te opozita për të kuptuar sesi do që të dalin zgjedhjet, duhet të nisi të vendosë pikat mbi “i” në rradhët e saj. E para, të bashkohen dhe e dyta të bëjnë një Kuvend, ku PD-ja e re të kthehet, por jo me kujtimin e së vjetrës. Ky është skenari i optimizmit, sepse deri më tani, kjo forcë po e tregon hapur, se e ka mbyllur misionin e saj. Përçarja e tyre është thjesht pasojë e humbjes së kauzave dhe e rotacionit të munguar brenda partisë. 15 Maji është fillimi i fundit për PD-në, nëse do të ekzistojë realisht. (Javanews)

 

 

 

Next Post
Zbulohen rolet e tre britanikëve në vrasjen e Nikulajt. “Spiuni” nuk u regjistrua në hotel

Zbulohen rolet e tre britanikëve në vrasjen e Nikulajt. “Spiuni” nuk u regjistrua në hotel

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Fillimi i fundit të PD-së kanë qënë zgjedhjet e përgjithëshme rë 2017.
    Tani me 14 maj 2023, është fundi i PD-së, është gjëma e PD-së, prandaj të gjejnë “vajtojcat”, gra e burra, ku ti kenë, e të këndojnë, vajtojnë, qajnë e të ulërasin, duke sharë Saliun, Metën, Luli Bashën dhe larg qoftë harrojnë pa sharë Ramën që u a këndoji mamatë….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

October 30, 2026
Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

October 30, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, sa do të paguajnë shoferët nga sot?

October 30, 2026
Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

October 30, 2026
Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

October 30, 2026
Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

October 30, 2026
Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In