Një nxënës i shkollës 9 vjeçare në Larushk të Krujës ka tentuar të vrasë mësuesin e tij të Fizkulturës pasi 14 vjeçari nuk ishte përfshirë në një garë sportive.
Fatmirësisht, policia ka mundur të parandalojë krimin, teksa adoleshenti me inicialet K.M kishte ardhur në shkollë i armatosur me një pistoletë me dy fishekë, me qëllim për të vrarë mësuesin e tij.