• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli propozon një qendër ekselence, gjenerali i NATO-s i hapur për sugjerimin

by Java News
02/03/2016 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca e NATO-s për Sinkronizimin dhe Transformimin vijoi punimet në ditën e saj të dytë. Konferenca për Sinkronizimin dhe Transformimin është mbledhja vjetore e specialistëve të edukimit, trajnimit, praktikës dhe vlerësimit nga komandat, vendet anëtare dhe partnere të NATO-s, institucione partnere dhe trajnimi të NATO-s, për të diskutuar zhvillimet më të reja përtej spektrit të trajnimit të Aleancës.

Në ditën e dytë të këtij aktiviteti mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili përshëndeti pjesëmarrësit në këtë konferencë.

Më pas u zhvillua një konferencë për shtyp e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Dedë Prenga, shefi i Shtabit i Komandës së Aleancës për Transformimin (ACT) gjeneral me tre yje i Forcës Ajrore Graham Stacey dhe zëvendësshefi Shtabit ACT i Forcave të Bashkuara të Trajnimit, kundëradmiral Javier Gonzalez-Huix i Forcës Detare spanjolle.

Gjeneral brigade Prenga e konsideroi këtë konferencë si aktivitetin më të rëndësishëm në lidhje më trajnimin dhe edukimin e ushtarakëve. Gjeneral brigade Prenga në emër të FA-ve shqiptare u shpreh se “jemi shumë të privilegjuar dhe vlerësuar që vendi ynë është mikpritës i një aktiviteti kaq të rëndësishëm.”

Dy ushtarakët e lartë të NATO-s vlerësuan mikpritjen dhe organizimin e kësaj konference nga vendi ynë. “Është kënaqësi dhe gjithashtu privilegj që jemi të gjithë këtu dhe me vend pritës Shqipërinë, e cila ka organizuar ngjarje dhe ngjarje shumë të rëndësishme dhe shumë të suksesshme”, tha gjenerali Graham Stacey.

I pyetur për propozimin e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për ngritjen e një qendre ekselente të NATO-s për luftëtarët e huaj në vendin tonë, gjenerali me tre yje Graham Stacey u shpreh i hapur për çdolloj propozimi. “Sigurisht që ne jemi të hapur për çfarëdolloj sugjerimi. Por zhvillimi i mëtejshëm i këtyre qendrave të ekselencës dhe ngritja e tyre është një vendimmarrje që i përket anës politike të NATO-s. Pasi të merret ky vendim, cilido qoftë ai, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë, për ta ndihmuar atë në çdo aspekt”, tha Stacey.

Next Post

VIDEO/ Një reklamë e mërzitshme, por... që ka kapur mijëra klikime, ja pse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In