• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

14 shtatori 1998, mënyra shqiptare e ardhjes në pushtet!

by
14/09/2015 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Kur kanë kaluar 17 vjet nga puçi anti-demokratik i 14 shtatorit, bilanci është tragjikisht qesharak. Të gjithë protagonistët e asaj dite nuk u ka hyrë as gjembi në këmbë, veç gërvishtjeve të pakta, me të cilën shtruan karrierën e tyre të mëpasshme. Sali Berisha, frymëzuesi dhe protagonisti i asaj dite dhune, u ngjit edhe njëherë tjetër për tetë vjet në pushtet, tashmë si kryeministër. Izet Haxhia, që drejtonte grupin e të Fortëve, është i lirë të tregojë histori në kufijtë e legjendës: Ekrem Spahia arriti të bëhet një nga funksionarët kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes; kurse një shpurë e tërë gazetarësh militantë të PD-së u rikthyen si protagonistë në Radiotelevizionin Kombëtar.

Por cili e kujton mirë 14 shtatorin do të ketë referenca jo të mira edhe për njerëzit e PS-së, që sot janë në pushtet, po aq sa mjeranët e PD-së, që atë ditë ishin frymëzues të këtij veprimi ekstrem antidemokratik. Nga ana tjetër, ajo na mësoi se në variantin shqiptar protesta demokratike nuk i hyn askujt në punë, rruga e vërtetë e të bërit faktor është dhuna me çdo mjet. PS-ja e mësoi këtë variant dhe e zbatoi pak pas vitit 2008, kur pa se vetëm forca dhe presioni mund ta shkundte qeverinë sunduese në pushtet. Por cilatdo që janë motivet, protestat që disa herë janë kthyer gati në kryengritje, na kanë treguar nivelin e pakët demokratik, që gëzon turma lehtësisht e manipulueshme për shkak të presionit ekonomik dhe shoqëror.

14 shtatori solli në memorien shqiptare dhe një gjë që nuk do harrohet kurrë, veç motivit de jure vrasjes së deputetit Azem Hajdari, edhe atë de facto që konsiderohej si shpagim për humbjen e vullnetarëve të armatosur të Veriut me kryengritësit e armatosur të Jugut.

Një mësim i mirë vjen për socialistët që atë ditë u zbythën nga këta protagonistë të errët që bëhen sot si militantë, por edhe i luftrave të tyre të brendshme për pushtet. Nuk do harrohet kurrë mungesa e kryeministrit të vendit dhe shefit të tij të Shërbimit Sekret atë ditë, nuk llogarisim ministrat (mes tyre dhe kryeministrin e sotëm). Vite më vonë, kur s’duhej më, shefi i shërbimeve sekrete shqiptare do tregonte se vrasja e Azemit ishte përgatitur, dihej dhe se kishin lajmëruar, ashtu si u bë e njohur dhe pjesëmarrja e grupimeve të FARK-ut kosovar, që i shërbyen Berishës mu në valën e përgatitjeve të rezistencës në Kosovë.

Fatos Nano me gjithë rekordin e keq të asaj dite arriti që të konsolidohej, duke mënjanuar pak nga pak ata që i kishin bërë hije dhe të arrinte të dorëzonte më 2005 pushtetin, edhe prej kësaj dite, sërish te njeriu që i ka sjellë Shqipërisë më të këqija se kushdo tjetër në 25 vitet e fundit. Shpagimi i tij ishte edhe për njerëzit që e rrethonin atë ditë paçka se nga ana tjetër i padurueshëm ishte vetë meskiniteti dhe arroganca e tij fodulle.

Megjithatë mënyra e vërtetë për të ardhur në pushtet u kalit atë ditë. 14 shtatori i mësoi demokratët dhe socialistët e thjeshtë se vetëm duke treguar dhëmbët mund të bëhesh faktor në vend. Rasti i Shqipërisë e ka treguar se me protesta paqësore nuk e motivon dot radhën e militantëve të vish në pushtet, ashtu si nuk e bën dot qeverinë të reflektojë. Rasti i djeshëm dhe rasti i sotëm janë identikë. Jo më kot, znj. Topalli, po e kërkon me ngulm këtë, megjithëse bateritë e PD-së kanë nevojë për një karikim bazik, e kjo është një nga arsyet se pse kryetari i Opozitës Basha sot është gjithnjë e më i pabesueshëm, me thirrjet e tij të zbehta për protesta.

Në fund, mësimi kryesor mbetet sërish te socialistët në fuqi, që nuk kanë ndërmarrë hapat e duhur për t’i vënë një herë e mirë para përgjegjësisë njerëzit, që na sollën atë katrahurë të madhe, që njihet me togfjalëshin e thjeshtë: ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe të fshijnë atë që thuhet shpesh se kjo është mënyra shqiptare e ardhjes në pushtet.

Next Post

Piratët kuqezi vs gjaprit zikaltër: Koreografitë spektakolare Inter-Milan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

September 18, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Metamorfoza 3: Zengjinët e rinj nga mushkat me hashash deri tek jahtet për të dashurat

September 18, 2026
Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

September 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Top Poll: Zhgënjim i madh i shqiptarëve nga Gjykata e Hagës

September 18, 2026
Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

September 18, 2026
Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

September 18, 2026
‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

September 18, 2026
Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

September 18, 2026
Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

September 18, 2026
Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com