• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

14 maji / Saimir Korreshi: Do të shkojmë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët

by A R
09/02/2023 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi është shprehur besimplotë për pjesmarrjen e PD si një e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Një një intervistë të shkurtër gjatë edicionit të lajmeve, Korreshi tha për Vizion Plus se vetëm shkuarja në zgjedhje me një kandidat të përbashkët do t’i jepte demokratëve shansin për të fituar.

I pyetur nga moderatori, Roland ZIli, Korreshi konfirmoi pjesmarrjen e tij në protestën e së shtunës ndërsa tha se nuk ka dijeni nëse Lulzim Basha apo Enkelejd Alibeaj do të jenë të pranishëm.

Roland Zili: Partia Demokratike ka mbetur në një ngërç të fortë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve: Nëse ju nuk gjeni zgjidhje politike, a mund të themi se favorizoni rivalët tuaj politikë?

Saimir Korreshi: Situata duket e turbull dhe skeptike por unë besoj që me ato që po ndodhin kohët e fundit në PD, gjykoj që në 14 maj do të kemi një bashkëpunim të mirë mes demokratëve për të garuar nën një sigël e me një kandidat të përbashkët.

Roland Zili: Që kjo që thoni ju të ndodhë, duhet që njëra palë të tërheqë kandidatët e saj. Si do të zgjidhet?

Saimir Korreshi: Nuk është thënë se ndonjë nga palët ka kërkuar të ketë gjithë kandidatët. Është edhe opsioni i fushës së lirë që i është lënë hapsirë edhe Partisë së Lirisë. Ne kemi kërkuar të ketë konsensus. Atje ku janë dy kandidatura të vendosim atë që është më sensibël dhe ka më shumë mundësi për të fituar.

Roland Zili: Ka ndonjë hap konkret në lidhje me këtë?

Saimir Korreshi: Këto bisedime po i bën grupi parlamentar duke qenë se jemi i vetmi institucion si të thuash, që nuk ka kontradiktë. Deputetët janë të vetmit që kanë marrë përsipër që të dërgojnë e marrin haberet mes grupeve e të gjejnë zgjidhjen e mundshme brenda PD. Unë shoh tani një dëshirë nga të dy palët dhe kolegët deputetë. Me dy kandidatë ne e kemi probabilitetin të vogël për të fituar.

Roland Zili: Në 11 shkurt do të mbahet protesta e opozitës: Ju do të merrni pjesë?

Saimir Korreshi: Do të jem patjetër, unë kam marrë pjesë në cdo porotesë opozitare.

Roland ZIli: A duhet të jetë edhe Lulzim Basha?

Saimir Korreshi: Askush nuk e pengon z.Basha të jetë pjesë e protesës. Në këtë ditë që ka ardhur vendi, është çdo ditë e mirë për të protestuar. Z.Bardhi do të jetë. Me Bashën kam kohë që nuk kam komunikim. Alibeaj, nuk kam dijeni nëse do të jetë i pranishëm apo jo. Edhe shumë kolegë të tjerë që nuk janë pajtuar me ‘Foltoren’ do të jenë të pranishëm.

Roland ZIli: Nëse nuk e zgjidhni çështjen do të thotë që keni firmosur humbjen në zgjedhje?

Saimir Korreshi: Unë besoj shumë që ne do të hyjmë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët. Duke parë dëshirën e të gjithë deputetëve dhe uljen e gjuhës keto kohë.

/a.r

Next Post
Kosto për xhepat e qytetarëve/ Nga 1 marsi rriten përsëri çmimet e bulmetit me 10%. Ja arsyet

“Do ketë rritje, na e kanë thënë”, shitësit në Tiranë përgatiten për shtrenjtimin e bulmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com