• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’14 maji’/ Meta humbësi më i madh, fitoi vetëm në Memaliajn nga 9 bashki në 2015. Berisha më pak se gjysmën e bashkive që fitonte PD e Bashës

by Java News
22/05/2023 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesha e humbjes shkatërrimtare e 14 majit 2023 bie mbi Sali Berishën, por një humbës po aq i madh rezulton edhe aleati i tij, Ilir Meta, kryetari në letër i koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili pa14 majit fliste për një fitore spektakolare me mbi 80 %, duke përfshirë trekëndëshin Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Për herë të parë, partia e Ilir Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim, me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë, qeveris vetëm një njësi vendore, Bashkinë Memaliaj me anë të Albert Malajt. Partia e Lirisë nuk arriti të marrë asnjë bashki tjetër, që Sali Berisha i kishte lënë si zonë të lirë.

Konkretisht, Ilir Meta humbi në Bashlinë e Skraparit me kandidatin e propozuar prej tij, Eugen Mustafallari, humbi në Bashkinë Përrenjas me kandidaten e propozuar prej tij, Suzana Topi, humbi në Kuçovë me kandidatin e propozuar prej tij, Lefter Maliqi. Për të mjegulluar një rezultat të mundshëm negativ, Meta u kujdes që para dhe gjatë fushatës të mos identifikonte asnjë kandidat me partinë e tij. Sipas Metës, kandidatët nuk ishin as të “Metës dhe as të Berishës, por të qytetarëve”.

Por, Meta futi kandidatët e tij në primaret e Rithemelimit, të cilët edhe pse nuk kishin asnjë lidhje me PD-në, çuditërisht u shpallën fitues përballë kandidatëve demokratë. E njëjta strategji u ndoq edhe me kandidatët për këshillat bashkiakë, ku Meta propozoi gjysmën e kandidatëve. Edhe pse nuk dihet me saktësi se sa vota ka marrë Partia e Lirisë, gjysma e këshilltarëve fitues të koalicionit Bashkë Fitojmë, i përkasin PL-së, për shkak të renditjes.

Në vitin 2015, LSI-ja e Ilir Metës, fitoi në 9 bashki të mesme, nga 15 ku konkurroi me kandidatët e saj, në koordinim me Partinë Socialiste. Në atë kohë në koalicion me PS-në, LSI-ja kishte fituar në Bashkinë Berat me Petrit Sina, Bashkinë Skrapar me Nesim Spahiu, Bashkinë Kuçovë me Selfo Kapllanin, Bashkinë Gjirokastër me Zamira Ramin, Bashkinë Përrenjas me Miranda Rira, Bashkinë Delvinë me Rigels Balili, Bashkinë Kolonjë me Arben Malon, Bashkinë Bulqizë me Melaim Damzin, Bashkinë Cërrik me Altin Toskën.

Nëse Sali Berisha, në zgjedhjet e 14 majit 2023, arriti të fitonte në 6 bashki (pa Memaliajn e PL-së) nga 15 bashki që fitoi PD-ja në 2015 me në krye Lulzim Bashën, Ilir Meta fitoi vetëm në një bashki nga 9 bashki që fitonte në 2015. Në drejtimin e Berishës, opozita humbi për herë të parë në Shkodër, Tropojë dhe Kamëz./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post
Takimet/ Xhaçka në Bruksel: Stabiliteti në rajon duhet të mbështetet fuqimisht nga BE

Takimet/ Xhaçka në Bruksel: Stabiliteti në rajon duhet të mbështetet fuqimisht nga BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In