• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli: Kam diferenca me Bashën; Në parlament do të jem edhe pas 2017

by Aalison Pearse Stevens
01/03/2016 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, kërkon nga kryetari i PDsë, Lulzim Basha, të ashpërsojë aksionin opozitar.

Në një intervistë për “Report TV”, ish-kryetarja e Parlamentit pranon se ka diferenca me kreun e opozitës, por kurrë nuk ngurron për të shprehur mendimet e saj brenda forcës politike. Topalli u qëndron deklaratave se opozita ka si opsion edhe lënien e mandateve, ndërkohë që shprehet e bindur se do të jetë në Parlamentin e vitit 2017.

Si e shihni gjithë këtë që po ndodh aktualisht në Parlament?

Nuk di nëse ekziston ndonjë vend tjetër i botës që të ketë dhe të trajtojë çështje të tilla, meqenëse nuk e ka në realitet një situatë këtillë, sepse është larg çdo imagjinate. Natyrisht që opozita ka bërë detyrën që duhet ta bëjë çdo opozitë e ndodhur në një situatë të paprecedentë. Nuk do thosha që është një bojkot i komisioneve parlamentare, është një gjest, është një thirrje. Unë do të thosha që është një ulërimë që duhet të ketë shoqëria shqiptare për të tundur Kryeministrin e vendit, që është fajtori i vetëm për situatën në të cilën gjendemi sot në Kuvend.

Gjithçka që po ndodh, duket se lidhet me rikthimin e deputetit Armando Prenga në Parlamentin e Shqipërisë. Është një situatë e papranueshme për Partinë Demokratike?

Këtu kanë hyrë në politikë njerëz të cilët mendojnë se, nëse ata zënë një karrige pushteti, cilado qoftë ajo karrige, kjo karrige i jep të drejtën për të vjedhur, për t’u pasuruar apo për të qëlluar me armë. Dhe ky është fundi. Këtu nuk jemi as në kushte politike, as në kushtet e një shoqërie që vepron normalisht. Këtu jemi në kushtet e një krize të forcave politike që sjellin të tillë njerëz pranë institucioneve, të një krize të Parlamentit, meqenëse një pjesë e rëndësishme e tij është e inkriminuar, por edhe e të gjitha institucioneve të tjera, përfshirë pushtetet lokale apo zyrat e rëndësishme të institucioneve të tjera të cilat drejtohen nga njerëz që kanë precedentë penalë. Si i vihet emri? Unë nuk di të gjej fjalën për t’ia vënë emrin një situate të tillë. Di që opozita duhet të bindë shoqërinë që të tundet dhe që të reagojë fuqishëm ndaj një fyerjeje, një poshtërimi që i bëhet çdo qytetari, çdo të riu, çdo gruaje, çdo burri me përfaqësimin që ata japin në Parlament.

Ju deklaruat, po ashtu si ish-kryeministri Berisha, që po rishikoni pozicionin tuaj në lidhje me mandatin në Parlament?

Është një dilemë që nuk është vetëm e imja, por është edhe e kolegëve të tjerë në fakt, që na ndjek gjatë gjithë kësaj periudhe. Shumë herë më ka ndodhur që t’i them vetes: Po unë, çfarë bëj këtu? Çfarë më lidh mua me këta njerëz? Unë, në fakt, mendoj se përballja është rruga më e mirë. Përballja është rruga më e rrezikshme, më e mirë. Lëshimi i mandateve është gjesti i fundit që një forcë politike mund të bëjë kur është në kushtet e zgjidhjeve ekstreme.

A keni parë rezultate nga protestat dhe a jeni kënaqur nga drejtimi që i është bërë PD-së në këto 3 vite, pasi u la nga zoti Berisha?

Sigurisht që me zotin Basha kam diferenca, kam pasur përherë diferenca, edhe mendimesh, për mënyrën sesi mund të menaxhosh një gjë, por kjo është një gjë normale në forcat politike. Ky është ndryshimi midis një force politike që lëviz brenda saj dhe forcave politike të ngurta apo të një natyre që kemi parë për gjysmë shekulli.

Cilat janë marrëdhëniet me kryetarin aktual të PDsë, Basha dhe a mendoni se do të vijoni të jeni në karrierën politike në Parlamentin e 2017?

Po, do të jem pas 2017, sepse Parlamenti dhe parlamentarizmi është pasioni im.

Protesta e 8 dhjetorit duhet pranuar që ishte një nga protestat më të mëdha që ka bërë Partia Demokratike.

Në gjithë jetën e saj në opozitë apo jo, jo vetëm protesta të jashtëzakonshme që elektrizonin sheshe të tëra, të mbushura plot. Në këtë aspekt, nuk ka pasur ndonjë gjë të re, të paprecedentë, përkundrazi, por është e vërtetë që reagimi i shoqërisë ka qenë i fortë në protestën e fundit që ka bërë Partia Demokratike. Por ndoshta këto protesta duhet të jenë më të shpeshta, më të forta, në çdo qytet, brenda shesheve të Tiranës, për të reaguar për çdo çështje. Ja sot po flitet për çështjen e pronave. Është shumë e mirë rruga institucionale, por a i dilet vetëm në rrugën institucionale? Për çështjen e ligjit të arsimit. Është një ndër ligjet që cenon interesat e fëmijëve. Po të shkosh p.sh., jo më tej se Italia, aty ka mekanizma të cilët fëmijëve të punëtorëve ua paguan bursën, shkollën, shteti apo sindikatat.

Next Post

Flet Fatos Klosi: Ja çfarë di për Marjan Rrokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In