• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet Fatos Klosi: Ja çfarë di për Marjan Rrokun

by Aalison Pearse Stevens
01/03/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alibia e Marjan Rrokut, përveç pikave të errëta që pretendon se ka për shkak të memorjes së turbullt, ka edhe mospërputhje në fakte.

Kështu nga dokumentet dhe pyetjet e bëra personave që kanë qenë afër ngjarjes, rezulton se nuk ishte viktima 16 vjecare, që e persekutonte Marjanin e armatosur dhe punonjës të SHIK-ut, por e kundërte mesa duket ka ndodhur. Kështu familja e Alda Canaj, i është drejtuar me një letër shefit të atëhershëm të SHIK-ut Fatos Klosi. Nga biseda që redaksia e dritare.net bëri me Klosin, ish shefi i shërbimit sekret e pranon që Marjani ishte një student i shkëlqyer i tij, që punoi për rreth një vit në shërbim. Gjithashtu ai pranon se familja e vajzës i ishte ankuar për përndjekjet që i bënte punonjësi i tyre. Dhe për këtë kishte ngarkuar Shefen e Kuadrit të SHIK-ut të asaj kohe, Vera Halili që të sqaronte situatën. Njëkohësisht familja kishte bërë edhe denoncimin në polici.

Ndërkohë ngjarjet nuk kanë rrjedhur sipas udhëzimeve që ka dhënë Klosi. Ose të paktën familja kështu pretendon. Pasi Vera Halili, në vend se të thërriste Marjanin për t’i tërhequr vëmendjen, kishte shkuar në Qytetin Studenti, ku banonin dy vajzat dhe ju ka kërkuar të tërhiqnin denoncimin që kishin bërë në polici, pasi Marjani nuk do ti shqetësonte më. Por nuk është vetëm kjo pika e errët e ngjarjes. Misteri fillon më pas.

Pas vrasjes, ndodhi arratisja e Marjan Rrokut në SHBA. Asgjë nuk kujton Marjani si ka ndodhur apo kush e ndihmoi. Pasi është e çuditshme që një person i mirëidentifikuar të arrijë deri në Shkodër pa rënë në asnjë postobllok. Si ariti një person në kërkim të kalonte kufirin? Nëse kjo është e imagjinueshme duke pasur parasysh mungesën e kontrolleve, ku i kishte gjetur dokumentet fallco dhe a ishte ndihmuar nga ish kolegët e tij në këtë aventurë? Pasi është e besueshme që ia ka dalë të shkojë deri në Malin e Zi. Por pas kësaj, janë një sërë shtetesh për tu kaluar deri sa të arrijë në Slloveni. Ai dëshmon se kishte shkuar në Slloveni me këto dokumenta. Si arriti të merrte vizë amerikane? Si ka mundësi në një kohë aq të shkurtër u pajis me vizë me pasaportë fallco e cila nuk arrihet të identifikohet as nga autoritetet sllovene dhe as nga ato amerikane? Pra a kanë qene këto dokumente vërtet fallco, apo ishin të rregullta, të marra nga ndonjë kasetë e SHIK-ut? Si shpjegohet që identikiti i Rrokut nuk i kaloi Interpolit edhe pas dënimit definitiv të tij, por kjo ndodhi vetëm pas këmbënguljes së Ornelës?

Dhe duke ardhur në ditët tona, a është i vetëm Marjan Rroku? Mesa duket jo. Menjëherë pas intervistës, në adresën në facebook “Dritare nga Rudina Xhunga”, kanë ardhur kërcënime, të cilat janë fshirë, pasi gazetarja në fund të emisionit, lajmëroi për to dhe u shpreh se do t’i denonconte. Po a është kjo sipërmarrje e Marjanit një iniciativë e tij, apo dikush nga jashtë i kordinon veprimet; i ofron ngjarjen Gjebresë me synim paraqitjen e tij në dritën e viktimës dhe zbutjen e zemrës së publikut dhe presidentit për një amnisti?/dritare.net

Next Post

BE-ja nuk pret nga Shqipëria të strehojë refugjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

August 15, 2026
Shpërthen galeria në Kolumbi, të paktën 6 minatorë të vdekur!

Shpërthen galeria në Kolumbi, të paktën 6 minatorë të vdekur!

August 15, 2026
Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

August 15, 2026
Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

August 15, 2026
Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

August 15, 2026
Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

August 15, 2026
Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

August 15, 2026
VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

August 15, 2026
Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

August 15, 2026
Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim…

Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim…

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com