Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BE’së, Maja Kocijancic, ka lëshuar një deklaratë lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë. Në këtë deklaratë përmendet se zgjedhja e Thaçit si President është bërë në një situatë të tensionuar dhe përçarëse. Me këtë rast, ajo ka bërë thirrje që të ndalet dhuna derisa ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të veprojnë me qetësi për të qetësuar situatën.
Kjo është Komunikata e Zyrës së Federica Mogherinit: Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Hashim Thaçin President të Kosovës në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse. Skenat që kemi parë dje në Kuvend janë tejet shqetësuese. Aktet e dhunës në çfarëdo mënyrë janë të papranueshme. Retorika nxitëse e thellon është më shumë ndarjen dhe e bën më të vështirë dialogun. Ne presim nga të gjithë liderët e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi për të qetësuar dhe për t’i ulur tensionit