• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia gjen 39 koktej molotov në tendat e opozitës

by Aalison Pearse Stevens
26/02/2016 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhur me zhvillimet e sotme brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar për veprimet e ndërmarra për të ruajtur rendin dhe sigurinë në kryeqytet. Gjatë aksionit të Policisë te tendat e opozitës, Policia njofton se në cilësi të provave materiale në tri lokacione të ndryshme duke përshirë lokacionin te tendat në shesh gjatë ekzaminimit nga njësitet relevante policore, janë gjetur dhe konfiskuar 6 çanta me 39 shishe koktej Molotovi si dhe 38 copë shishe me ngjyrë. Policia e Kosovës, lidhur me seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe protestën e paparalajmëruar ligjërisht duke përfshirë edhe zhvillimet tjera të mundshme, ka bërë planifikimet policore duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, bazuar në procedurat ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmerr të gjitha veprimet policore konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës dhe manifestimit të disa qytetarëve, si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve pa dallime.

Policia njofton se në vazhdimësi të realizimit të procedurave ligjore, njësitet policore kanë shoqëruar në polici edhe tre deputetë të tjerë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme ligjore. “Gjatë kohës sa mbahej protesta fillimisht kanë qenë afërsisht rreth 2 000-2.500 protestues, ndërsa më vonë një numër i protestuesve janë larguar dhe numri i tyre ka rënë afërsisht në 400 – 500 protestues. Rreth orës 16:55 në sheshin “Adem Jashari” e më pas edhe në rrugën “Agim Ramadani”, disa protestues të dhunshëm të kamufluar me maska kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme duke përfshirë gurë, fishekzjarre dhe koktej molotovi në drejtim të policisë dhe objektit të Kuvendit të RKS-se.

Njësitet policore janë detyruar të ndërhyjnë duke përdorur mjetet e ligjshme për shpërndarjen e turmës dhe vënien e situatës nën kontroll, duke arrestuar 5 protestues të dhunshëm. Si pasojë e dhunës dhe sulmeve të protestuesve drejt policisë deri me tani kanë pësuar lëndime 21 zyrtarë policorë. Po ashtu edhe 1 gazetar dyshohet se është lënduar gjatë realizimit të detyrave të tij dhe të njëjtit i është dhënë ndihma mjekësore. Referuar situatës së krijuar, dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, për shkaqe sigurie janë kontrolluar dhe larguar nga sheshi tendat e vendosura. Po ashtu për shkaqe sigurie të qytetarëve dhe automjeteve civile, në disa rrugë është ndërprerë qarkullimi i trafikut përkohësisht, për tu riorientuar në rrugë alternative nga zyrtarët e trafikut. Në cilësi të provave materiale Policia e Kosovës në tri lokacione të ndryshme duke përshirë lokacionin te tendat në shesh gjatë ekzaminimit nga njësitet relevante policore, ka gjetur dhe konfiskuar 6 çanta me 39 shishe koktej molotovi si dhe 38 copë shishe me ngjyrë. Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe detyrimeve të saj ligjore, duke përfshirë edhe mbarëvajtjen e trafikut, pasi disa qytetarë po manifestojnë në lokacione të ndryshme”, thuhet në fund.

Next Post

Kallashi uron Thaçin, ja çfarë thotë ajo për presidentin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com