• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

13 vendburime nafte bien në dorë të një “sheiku” misterioz

by Java News
15/04/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim ishte “kompania kanadeze Stream Oil”. Në fakt, një kompani offshore e regjistruar në ishujt Kajman, që ishte operatori i dytë më i madh privat i naftës në vendin tonë. Pas ndërrimit të pushtetit politik në Shqipëri, në vitin 2014 Stream Oil u ble tërësisht nga Transatlantic Petroleum, një tjetër fantazmë me aksionerë hije e regjistruar në Bermuda, duke trashëguar kësisoj edhe borxhet e kësaj kompanie.

Por rënia e madhe e çmimit të naftës në tregjet botërore bëri që shoqëria Transatlantic të jetë në prag të falimentimit dhe e pamundur për të plotësuar detyrimet ndaj shtetit shqiptar dhe partnerëve në kuadër të Marrëveshjes Hidrokarbure.

Në këtë moment, ajo tenton të bëjë një manovër “teknike” duke ia transferuar të gjitha vendburimet një kompanie tjetër vetëm për të shmangur borxhet. Ditët e fundit doli në shtyp emri i fantazmës së rradhës, kompanisë Continental Oil & Gas regjistruar në parajsën fiskale amerikane të shtetit Delaëare, dhe bijës së saj GBC Oil. Bëhet fjalë për 13 vendburime nga më të mirat dhe cilësoret në Shqipëri, të cilat DITA ka zbuluar se tashmë bien në dorë të një personi të vetëm, njeriut që fshihet pas GBC Oil. Ai është shtetasi Naim Kasa.

Sipas njoftimit të shitjes, Transatlantic po i kalon aksionet e saj tek GBC Oil në këmbim të pagimit të një huaje prej 2.3 milionë dollarë tek banka Raiffeisen dhe marrjes përsipër të 29.2 milionë dollarë detyrime të kompanisë, që përbëhen nga 23.1 milionë dollarë llogari të pagueshme dhe 6.1 milionë dollarë borxh.

Përpos faktit që GBC Oil është një kompani anonime në fushën e naftës, e gjithë procedura e shitjes është tepër e dyshimtë. Transaksioni do të kryhet pa vlerë parash, por vetëm në këmbim të marrëveshjes për pagimin e borxheve. Vetë shoqëria Transatlantic nuk do të paguajë borxhet që i ka shtetit shqiptar dhe palëve të treta dhe këtë kërkon t’ia kalojë kompanisë së re. Situata e borxheve të kësaj kompanie është shumë e rëndë. Vetëm gjatë 4 muajve të fundit janë regjistruar një sërë kërkesash për sekuestro konservative nga përmbaruesi për llogari të bizneseve të tjera, të cilët kërkojnë shlyerjen e faturave. Më e fundit, që mban datën 25 janar është vendosja e sekuestros konservative nga shoqëria përmbarimore Zike për llogari të “Silvi Oil & Drilling”, që kërkon shlyerjen e gati 30 faturave tatimore. “Kola & Associates” është një tjetër shoqëri që në 18 janar ka kërkuar shlyerjen e faturave përmes përmbarimit. Më 15 janar 2016 ka depozituar një tjetër kërkesë edhe shoqëria përmbarimore “TDR GROUP.

Ekspertët e naftës të kontaktuar nga gazeta thanë se kjo manovër po kryhet për të “vjedhur” disa nga vendburimet më të mira të naftës në Shqipëri dhe të shmanget pagesa e borxheve. Ndër këto vendburime është edhe ai i Gorisht-Koculit, i cili vlerësohet që të ketë një kapacitet prodhues  prej 1.3 milionë tonë naftë në vit. Sipas ekspertëve, përmes kësaj marrëveshjeje synohet përdorimi pa kriter i vendburimeve dhe dërgimi i tyre drejt falimentimit. Ata sqaruan se kompania që synon të marrë vendburimet, nuk ka as ekspertizë dhe as aftësi teknike për të kryer një aktivitet të tillë hidrokarbur.

njoftim

Naim Kasa dyshohet se këtë gjë e ka kryer edhe me vendburimet që ka marrë në fund të gushtit 2013 nga qeveria në ikje e Sali Berishës. Një nga veprimet e fundit të qeverisë Berisha, e cila kishte humbur zgjedhjet në qershor, ishte nënshkrimi i Marrëveshjes Hidrokarbure me kompaninë Phoenix Petroleum të Naim Kasës. (Marrëveshja është nënshkruar më 16 gusht 2013) Edhe në këtë rast Naim Kasa ka kryer të njëjtën procedurë në tetë vendburimet që ka marrë me koncesion nga qeveria Berisha. Sipas ekspertëve të naftës, deri më tani Phoenix Petroleum e Naim Kasës i ka shfrytëzuar këto vendburime pa asnjë kriter dhe pa kryer investimet e nevojshme. Kjo është një nga arsyet që shoqëria shtetërore e naftës, Albpetrol sh.a ka nisur procedurat e prishjes së Marrëveshjes Hidrokarbure me Phoenix Petroleum. Të kontaktuar nga gazeta, burimet zyrtare të Albpetrol sh.a nuk pranuan që të shprehen në lidhje me çështjen. Ato konfirmuan faktin që prej disa muajsh ka nisur një verifikim i hollësishëm mbi aktivitetin e Phoenix Petroleum dhe se për disa nga vendburimet ka nisur procedura e prishjes së marrëveshjes.

Në këto kushte hidhen hije shumë të forta dyshimi edhe për marrëveshjen e re. Phoenix Petroleum ka dhënë prova gjatë këtyre viteve për mungesë korrektësie, aftësie profesionale dhe veprimesh abuzive në administrimin e zonave që i janë dhënë me koncesion nga qeveria Berisha. Tashmë ajo do të marrë edhe zona të tjera, ndjeshëm më fitimprurëse se koncesioni i parë, duke përqendruar vendburimet më të rëndësishme të naftës shqiptare në duart e një personi të vetëm.

Në kërkim…

Duke tentuar në internet për të gjetur diçka më shumë, në faqe autoritare si “findthecompany.com”, e më tej tek Bloomberg dhe canoils.com, nuk gjendet asgjë për Continental Oil & gas dhe GBC, asnjë transaksion dhe punë në fushën e hidrokarbureve, përveç faktit që GBC ka blerë më 3 mars 2016, kompaninë Transatlantic.

Është bërë rrugë tashmë, që këto kompani në fillim prezantohen si aktorë seriozë “amerikanë apo kanadezë” etj, në fushën e naftës dhe gazit, por pasi hiqen mbështjelljet dhe guackat fshehëse, gjithçka rezulton në fantazma offshore, me aksionerë anonimë. Ndaj në rastin konkret, nuk mund të mos shtrohet pyetja: Kush fshihet pas shtetasit Naim Kasa?

Nga të dhëna të sigurta të DITA-s, mësohet se për finalizimin e transaksionit të fundit, pra marrjen e burimeve të mësipërme të naftës dhe gazit në dorë në GBC Oil, është interesuar vetë ambasada amerikane. Pak si zor të besohet se ambasada shqetësohet për mbarëvajtjen e sipërmarrjes së një qytetari shqiptar…

Dita

Next Post

SHIFRAT / Në 7 bashki janë marrë në mbrojtje 254 fëmijë rrugësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

December 7, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

December 7, 2025
Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

December 7, 2025
Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet

Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet

December 7, 2025
Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

December 7, 2025
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

Kërcënimet e Berishës? Mërtiri: Prekin Alimehmetin, jo Salianjin!

December 7, 2025
Malaj: Paqja fiskale, model italian! Ministri i Financave zbulon se cila do të jetë politika e pensioneve

Malaj: Paqja fiskale, model italian! Ministri i Financave zbulon se cila do të jetë politika e pensioneve

December 7, 2025
“Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

“Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In