• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

by A R
06/05/2026 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, pranë Kishës së Shën Ndout, është vënë në dispozicion një shërbim shëndetësor 24 orë gjatë gjithë periudhës së 13 të martave të pelegrinazhit, duke garantuar asistencë të menjëhershme për të gjithë besimtarët.

E marta e 17 marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit 13-javor, një traditë e rëndësishme fetare që tërheq mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë. Ky aktivitet do të vijojë deri më 13 qershor, ditë në të cilën kremtohet Festa e Shën Ndout.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga qendra shëndetësore, që do të jetë në shërbim të gjithë besimtarëve gjatë pelegrinazhit.

“Për herë të parë, pranë Kishës së Shën Ndout në Laç, ofrohet shërbim shëndetësor 24 orë gjatë 13 të martave të pelegrinazhit, duke garantuar asistencë të menjëhershme dhe cilësore për të gjithë besimtarët”, shkruan Rama.

Në funksion të mbarëvajtjes së këtij fluksi të lartë vizitorësh, autoritetet kanë marrë masa të shtuara për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e pelegrinëve, duke vendosur ekipe mjekësore në gatishmëri të plotë gjatë gjithë kohës.

Paralelisht me këtë nismë, janë ndërmarrë masa edhe në rang kombëtar për sezonin turistik veror. Plot 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin do të jenë plotësisht funksionale, duke ofruar shërbim të pandërprerë për qytetarët dhe vizitorët.

Në këtë kuadër, rreth 300 mjekë dhe infermierë janë angazhuar për sezonin veror, me synimin për të garantuar një mbulim sa më të gjerë dhe një kujdes shëndetësor cilësor në çdo zonë turistike të vendit.

“Paralelisht, janë marrë të gjitha masat që 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin të jenë plotësisht funksionale gjatë sezonit turistik, duke siguruar mbulim të gjerë dhe kujdes shëndetësor të pandërprerë për qytetarët dhe vizitorët.

300 mjekë dhe infermierë, nga 700 aplikime, janë angazhuar për të kontribuar në këtë sezon veror, në shërbim të çdo qytetari dhe vizitori”, shkruan Rama.

Next Post
Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In