• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

13 përgjigje për ONM, kush janë dhe si paguhen

by A R
09/02/2017 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që tashmë do ta njohim gjatë si ONM-ja, do të ketë një rol specifik në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që lidhet kryesisht me rritjen e besueshmërisë së qytetarëve shqiptarë ndaj këtij procesi.

Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë ka përgatitur një material me 13 pyetjet më të shpeshta për këtë mision, duke dhënë dhe përgjigjet përkatëse.

Çfarë është ONM-ja?
Është një operacion monitorues i ngritur për të mbikëqyrur procesin e vetingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri. ONM-ja nuk ka funksione ekzekutive që prekin rivlerësimin aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, çka kryhet nga organet vendore të vetingut.

Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?
Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve/asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar.

Cilat janë organet vendore të vetingut që vendosin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri?
Organet vendore të vetingut janë: Katër Komisione të Pavarura Kualifikimi (KPK) të përbërë nga tre anëtarë, që do të kryejnë gjithë procesin e rivlerësimit. Një Dhomë e Specializuar Kualifikimi (DhSK) e përbërë nga shtatë gjyqtarë, që do të shërbejë si instancë apelimi për vendimet e marra nga KPK-të dhe dy Komisionerë Publikë.

Mbi çfarë bazash ligjore specifike vjen ONM-ja në Shqipëri? E ka vendosur komuniteti ndërkombëtar njëzëri ardhjen e ONM-së në Shqipëri?
Jo, ardhja e ONM-së parashikohet në Nenin B të Aneksit të Kushtetutës së Shqipërisë, që parashikon skemën për të ashtuquajturin “Vlerësim Transitor i Kualifikimit”. Më 18 janar 2017 autoritetet shqiptare i paraqitën një kërkesë zyrtare shërbimeve të Komisionit Evropian për ardhjen e ONM-së, duke e ftuar në mënyrë specifike ONM-në të fillonte operacionet.

Pse ONM-ja koordinohet nga Komisioni Evropian? Cili është roli i Shteteve të Bashkuara?
Kushtetuta e Shqipërisë, e ndryshuar në korrik 2016, parashikon që ONM-ja, e udhëhequr nga Komisioni Evropian, krijohet për të mbikëqyrur rivlerësimin e përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve (‘vetingun’) në vend. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon gjithashtu që ONM-ja përfshin partnerë në kuadrin e procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik. Ja pse Komisionit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të bashkëpunojnë shumë ngushtësisht në kuadrin e ONM-së. Ekspertë të lartë nga gjyqësorët e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara mbështesin veprimtaritë e ONM-së.

Cilat janë detyrat kryesore të ONM-së?
ONM-së i është besuar monitorimi i procesit të vetingut, që nga krijimi i organeve të vetingut deri te përfundimi i gjithë ushtrimit të rivlerësimit. Prandaj, ardhja e ONM-së në Shqipëri është  me rëndësi në dy faza të dallueshme, por të vijueshme. Së pari, ONM-ja mbikëqyr procesin e krijimit të organeve të vetingut. ONM-ja jep një rekomandim mbi kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisioneve të Pavarura të Kualifikimit, të Dhomës së Specializuar të Kualifikimit dhe dy posteve të Komisionerëve Publikë. Ky rekomandim do të paraqitet, përmes Zyrës së Avokatit të Popullit, në vëmendje të Kuvendit. Kjo detyrë kryhet me asistencën e katër vëzhguesve afatshkurtër (tre gjyqtarë/prokurorë të lartë nga gjyqësorët e Shteteve Anëtare të BE-së dhe një nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara). Pas rekomandimit të ONM-së, Kuvendi është më së fundi përgjegjës për emërimin e gjithë anëtarëve të organeve të vetingut. Së dyti, pas krijimit të organeve të vetingut, ONM-ja sjell vëzhgues ndërkombëtare për të monitoruar kryerjen aktuale të procesit të vetingut, përmes një operacioni afatgjatë që do të zgjasë derisa gjithë anëtarët përkatës të gjyqësorit në Shqipëri, siç rekomandohet nga ligji, t’i nënshtrohen këtij vlerësimi transitor të kualifikimit.

Sa do të zgjasë vetingu? Sa gjatë do të rrijë ONM-ja në Shqipëri?
ONM-ja do ta mbikëqyrë procesin e vetingut gjatë gjithë kohës. Mandati i organeve vendore të vetingut sanksionohet në kushtetutën e ndryshuar të Shqipërisë në nenin 179/b. Një kohëzgjatje e saktë e procesit të vetingut nuk mund të përcaktohet në këtë stad. Afati maksimal përcaktohet nga legjislacioni, por është në interes të të gjithëve, për hir të përmirësimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri që procesi të përfundojë brenda një afati të arsyeshëm.

Kush është Kryesia e ONM-së?
ONM-ja kryesohet nga Komisioni Evropian. Bordi menaxhues kryesohet nga Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Kush është në përbërje të bordit menaxhues të ONM-së?
Bordi menaxhues i ONM-së përbëhet nga përfaqësues të Komisionit Evropian dhe përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara (përfshirë Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë).  Shërbimet e Komisionit Evropian sigurojnë sekretariatin e përhershëm të Bordit të ONM-së.

Kur dhe ku mblidhet bordi menaxhues i ONM-së?
Seancat zyrtare organizohen në mënyrë periodike, kur është nevoja në Tiranë.

A do të marrë bordi menaxhues i ONM-së vendime ekzekutive lidhur me procesin e vetingut?
Jo, as bordi menaxhues i ONM-së, as vëzhguesit e ardhur në kuadrin e ONM-së nuk do të marrin asnjë vendim ekzekutiv. Sipas kushtetutës, ONM-ja është mandatuar për të monitoruar gjithë procesin e vetingut. ONM-ja nuk ka pushtete për marrjen e vendimeve përfundimtare lidhur me vetingun, në interes të ruajtjes së përgjegjësisë dhe sovranitetit vendor.

A i duhet ONM-së të ratifikojë vendimet mbi vetingun që do të rezultojnë nga aktivitetet e organeve vendore të vetingut?
Jo, të gjitha vendimet përfundimtare u takojnë autoriteteve vendore kompetente, siç parashikohet nga ligji, si kur këto kanë të bëjnë me emërimin e anëtarëve në përbërje të organeve të vetingut (përmes fazës para vetingut) ashtu dhe me procesin aktual të vetingut. Lidhur me këtë të fundit, si vendimet e shkallës së parë ashtu dhe apelimet e mundshme kryhen të gjitha nga organet e vetingut të Shqipërisë.

Kush e financon ONM-në?
Ardhja e vëzhguesve afatshkurtër dhe afatgjatë nga Shtetet Anëtare të BE-së financohet plotësisht nga Instrumenti i BE-së për Asistencë para Anëtarësimit (IPA). Ekspertiza e ardhur nga Shtetet e Bashkuara financohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara./shqiptarja.com/b.d

Next Post
Montella i ngazëllyer: Po, ky është shpirti i Milanit

Montella i ngazëllyer: Po, ky është shpirti i Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e 3 të rinjve në Bulqizë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

Plagosja e 3 të rinjve në Bulqizë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

April 16, 2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqje të masës së sigurisë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqje të masës së sigurisë

April 16, 2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, Alimehmeti: Me materialin e ndërtuar janë bërë edhe pallate të tjera

Zjarri në pallatin 12-katësh, Alimehmeti: Me materialin e ndërtuar janë bërë edhe pallate të tjera

April 16, 2026
Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e plotë të bazave ushtarake

Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e plotë të bazave ushtarake

April 16, 2026
“Kontrollohet nga një subjekt i vetëm”/ Balla kundërshton Shehajn: Gënjen për tregun e karburanteve

“Kontrollohet nga një subjekt i vetëm”/ Balla kundërshton Shehajn: Gënjen për tregun e karburanteve

April 16, 2026
Goditet mafia e kokainës, dy shqiptarë dhe një italian në pranga

Grabitet një bankë në Itali, autorët e armatosur mbajnë peng 25 persona, i lirojnë pas mbërritjes së forcave të rendit

April 16, 2026
Nga granatat te municionet/ Gjendet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës, Zveçla: Përpjekje për veprimtari të kundërligjshme

Nga granatat te municionet/ Gjendet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës, Zveçla: Përpjekje për veprimtari të kundërligjshme

April 16, 2026
VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

April 16, 2026
Evropa përballet me rrezik mungese karburanti për avionë?

Evropa përballet me rrezik mungese karburanti për avionë?

April 16, 2026
Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In