“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

Sarah Ferguson, ish-gruaja e princit Andrew, e cila ka jetuar pranë tij dhe pas divorcit, po lëviz me kujdes për të mos u kapur dhe fotografuar pas publikimit të emaileve të sikletshme me Jeffrey Epstein. Ajo ka kaluar kohë nga një klinikë mirëqenieje në Zyrih deri në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku besohet të mbështetet nga miliarderë lokalë.

Sipas raportimeve, ish-dukesha e York ka kaluar pothuajse gjithë janarin në Paracelsus Recovery Clinic në Zyrih, me një kosto rreth 13 mijë paund në ditë. Klinika ofron shërbime ekskluzive, me mjekë specialistë, shofer dhe kuzhinier privat, duke siguruar mbështetje dhe kujdes për klientët e saj, shkruan La Repubblica. Një burim ka thënë se Ferguson ishte “shumë e tronditur” nga publikimi i emaileve me Epstein nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Pas qëndrimit në klinikën zvicerane, Ferguson ka vizituar Alpet franceze dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Burime pranë saj thonë se ish-dukesha po lëviz me kujdes, duke qëndruar pranë vajzave dhe duke marrë pjesë në aktivitetet e tyre sociale dhe profesionale për të mbajtur një profil të ulët.

“Sarah po bën ‘couch-surfing’, lëviz çdo disa ditë dhe nuk tregon vendndodhjen e saj përpara se të largohet,” thotë një burim për Mail on Sunday. Ajo dëshiron të shmangë fotografimet dhe vëmendjen mediatike, ndërsa disa ekspertë mendojnë se miliarderë nga Dubai, Bahreini dhe Katar po financojnë jetesën e saj luksoze.

Edhe pse nuk mban më titullin e Dukeshës së York, Ferguson konsiderohet dhe trajtohet si një figurë mbretërore në disa qarqe ndërkombëtare, dhe ajo vetë e di këtë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.