• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

13 242 subjekte të bllokuara për mos shlyerje të detyrimit tatimor

by
29/09/2015 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me subjektet tatimpaguese, të cilat në 31 Gusht 2015 kanë rezultuar nën masa bllokuese të pasurisë për detyrime tatimore të papaguara në afat.

Bazuar në legjislacionit tatimor, të gjithë tatimpaguesit që nuk paguajnë detyrimet tatimore në afat konsiderohen subjekte të borxhit tatimor. Administrata tatimore vendos marrjen e masave te sigurimit mbi pasuritë me qëllim ekzekutimin e detyrimeve dhe fillimin e procedurave për mbledhjen me forcë të tyre.

Më 31 Gusht 2015, rezultojnë 13 242 subjekte bllokuara për mos shlyerje të detyrimit tatimor.

Ndër këto subjekte pjesa kryesore janë penalizuar për detyrime tatimore të papaguara në vitin 2014 konkretisht 4 561 persona të tatueshëm.

Sipas analizës nga ODA, ky numër është rritur duke u dyfishuar kundrejt 1 janarit të vitit 2014 kur numri i subjekteve persona tatimorë që rezultonin nën masë sekuestro për shkak të mospagimit të detyrimit tatimor në afat shënonte gjithsej 6608 të tillë.

Rrethi me më shumë subjekte tatimore për të cilat janë vendosur masa të sigurimit mbi pasurinë për ekzekutim të detyrimeve tatimore është Tirana me 6923 subjekte ose 52% të totalit. Open Data Albania hulumton se në krahasim me 1 Janarin e 2014, ky numër për Tiranën është rritur mbi dy herë pasi në janar 2014 numri i subjekteve nën masa sigurimi për pasurinë për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara në Tiranë ka qenë 3742. Ndërkohë rrethet e tjera shënojnë përkatësisht Fieri 13% të totalit, Durrësi 11%, Berati 6%, Vlora 4% etj.

Administrata Tatimore nga ana e saj nuk bën ndonjë publikim se sa është borxhi tatimor i secilit subjekt apo vlera e mbledhur nga sekuestro për llogari të autoriteteve tatimore.

Aktualisht në vend ekzistojnë 112 537 ndërmarrje aktive duke na rezultuar se numri i subjekteve tatimore me barrë siguruese dhe hipotekore për mospagim të detyrimit tatimorë, ka kaluar masën e 10% të totalit të ndërmarrjeve çka flet për një situatë jo pozitive për subjektet ekonomike në vend.

Numri i subjekteve nën peshën e bllokimit dhe sekuestros për mospagime në afat të borxheve tatimore pritet të rritet ndjeshëm pas ashpërsimit të legjislacionit tatimor dhe operacioneve të inspektimit në terren

Next Post

E pabesueshme! Maserati ecën mbi ujë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

May 2, 2026
Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe pse janë atje?

Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe pse janë atje?

May 2, 2026
Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

May 2, 2026
Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

May 2, 2026
Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

May 2, 2026
Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

May 2, 2026
Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

May 2, 2026
VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

May 2, 2026
Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

May 2, 2026
Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In