• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

129.4 mln lekë dëm ekonomik, KLSH kallëzon kryetaren e bashkisë Sarandë

by Java News
05/05/2017 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori kryetaren e Bashkisë Sarandë, Floriana Koka, ish-Drejtorin e Shërbimeve Publike, 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe 2 Mbikëqyrës Punimesh, pasi i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit me vlerë 129.4 milionë lekë.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1236/1, datë 15.12.2016, ndryshuar me nr. 1236/2, datë 31.01.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Sarandë për periudhën 01.07.2015 – 31.12.2016 dhe Njësinë Administrative ish-Komuna Ksamil për periudhën 30.06.2014 deri më 30.07.2015, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”.

Me Vendimin nr. 32, datë 27.04.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1236/14, datë 28.04.2017, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Sarandë masa me karakter organizativ  në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 481 milion lekë dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 129.4 milion lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve, konkretisht:

1.  znj. F. K. me detyrë Kryetare e Bashkisë Sarandë, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor, për pagesa dhe investime të pakryera por të situacionuara dhe likuiduara në vlerën 64.4 milion lekë (punime fiktive).
Investimet e përmendura i takojnë 2 objekteve të prokurimit:
 – “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”, për vlerën 34.4 milion lekë, të likuiduar vetëm 1 ditë pas lidhjes së kontratës.
– “Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”, vlerën 30 milion lekë, likuiduar vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës.
2.  z. P. H. me detyrë ish-Drejtor i Shërbimeve Publike të Bashkisë Sarandë, për marrjen në dorëzim dhe situacionimin për punime të pakryera, me efekt në cilësinë e realizimit të investimit dhe dëm ekonomik në vlerën 50.5 milion lekë.
Investimet e përmendura i takojnë objekteve të prokurimit:
– “Ndërtim asfaltim rr. R .5, Loti  II dhe III”,
– “Përmirësimi i rrjetit të ujerave të zeza Hotel “Butrinti” deri te Kanali i Çukës”.

Për konfirmimin e pagesave për investime të pakryera por të situacionuara dhe likuiduara në vlerën 64.4 milion lekë (punime fiktive), për investimet:
–“Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”,
-“Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”.

3. z. E. Gj. me detyrë Drejtor Juridik, në cilësinë e Kryetarit të KVO,
4. z. P. H. me detyrë ish-Drejtor i Shërbimeve Publike, në cilësinë e anëtarit të KVO,
5. zj. T. S. me detyrë Drejtore Ekonomike, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në 3 procedura të prokurimit publik KVO ka shpallur fitues Operatoret  Ekonomikë, të cilët nuk plotësojnë kriteret e veçanta për kualifikim të miratuara në DST, veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 24, 53 dhe 55 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” dhe shkelje të parimit të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, duke sjellë një impakt negativ në buxhetin e shtetit për vlerën 481 milion lekë dhe favorizim të  operatorëve ekonomikë  (OE) të cilët nuk garantojnë cilësinë e investimit të prokuruar.
Praktikat e përmendura i takojnë 3 objekteve të prokurimit:
– “Përmirësimi i rrjetit të ujerave të zeza Hotel “Butrinti” deri te Kanali i Cukës”, me vlerë kontrate prej 120,145,961 lekë,
– “EKO Kampus Saranda”, me vlerë kontrate prej 275,481,211 lekë,
– “Rikonceptim dhe rivitalizim i qendrës së qytetit Sarandë, Rruga e Flamurit”, me vlerë 85,432,057 lekë.

6. z. K.K. nën cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve dhe kolaudatorit për investime jo në përputhje me kriteret e kontraktuara dhe dëm ekonomik në vlerën prej 77.5 milion lekë, për shkak të punime të pakryera por të situacionuara dhe likuidura, si dhe mos-llogaritjen e penaliteteve për vonesa në kryerjen e punimeve, për investimet:
1. “Ndërtim asfaltim rr. R .5,Loti  II dhe III”,
2. “Përmirësimi i rrjetit të ujerave të zeza Hotel “Butrinti” deri te Kanali i Çukës”,
3. “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”.
Për miratimin e pagesave për punime të pakryera por të situacionuara (pune fiktive), për vlerën 30 milion lekë, vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës për objektin: “Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”.

7. z. A.T. nën cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve, për investim jo në përputhje me kriteret e kontraktuara dhe dëmin ekonomik në vlerën prej 27 milion lekë, për shkak të punime të pakryera por të situacionuara dhe paguara, për investimin “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”.
Për miratimin e pagesave për punime të pakryera por të situacionuara (pune fiktive), për vlerën 34.4 milion lekë, vetëm 1 ditë pas lidhjes së kontratës, për objektin:“Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”.

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga F.K. në cilësinë e Titullarit të Institucionit, P.H. në cilësinë e Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe anëtarit të KVO, E.GJ. në cilësinë e Kryetarit të KVO dhe T.S. në cilësinë e anëtarëve të KVO, në kundërshtim ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, si dhe K.K. në cilësinë e Mbikëqyrësit dhe Kolaudatorit të punimeve dhe A.T. në cilësinë e Mbikëqyrësit të Punimeve, në kundërshtim ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” dhe UKM nr. 1, datë 16.06.2011 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i RSH”, me shkresën nr. 1236/17 datë 28.04.2017, KLSH ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Sarandë, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.
V.O. Në web-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 32, datë 27.04.2017 i Kryetarit të KLSH-së, në lidhje me këtë auditim.

c.a

Next Post
KQZ nis diskutimin për mandatet, Biba: Ka ardhur materiali i kërkuar nga PD

Denar Biba letër Llallës: Kemi informacione se PD do të bllokojë zgjedhjet në Kavajë, merrni masa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In