• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Punë e madhe se s’na njeh Rama”/ Hoxha: Berisha i vetmi person që mund të bashkojë të djathtën

by Java News
25/05/2022 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shtunën përfundon afati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Dhe sipas Lisandër Hoxhës, Komisioni e kreu detyrën e tij dhe tashmë partia po kompletohet me të gjitha organet drejtuese.

Edhe pse 35 deputetë nuk marrin pjesë në mbledhjet e bëra nga “Rithemelimi”, i ftuar në ABC Live, Hoxha thotë se nuk asnjë proces përjashtues, përkundrazi sipas tij ka pasur ftesa publike dhe private të cilat, shton ai, janë refuzuar.

“Proces përjashtues? Ata janë ftuar të gjithë. Ka pasur ftesa private dhe publike. Nëse dikush nga grupi parlamentar është i pakënaqur, është pjesë e tij. Nuk është shumica e grupit parlamentar. Në fund të ditës e zgjedhin ata qëndrim e tyre. PD kanë hyrë standarte që s’kanë qenë në PD dhe as në politikën shqiptare. Disave u duhet kohë që të afrohen me ndryshimet e reja. Kthimi i opozitës në krye të detyrës janë lajmi më i mirë. Pjesa tjetër janë retorikë.”

Ndërsa u shpreh se PD tashmë është e bashkuar, Lisandër Hoxha thotë se më 6 mars përfundoi “lufta” mes demokratëve dhe tashmë, sipas tij, dihet se kush ka shumicën në PD.

“Ka pasur debate të brendshme që nuk janë bërë publike. Ka pasur tentativa për ta përmirësuar PD. Kam folur që në shtator 2020 që jemi munduar të flisnim për problemet në PD. Sistemi ishte i kapur. Sot kemi bërë hapa të rëndësishëm, dhe duhet që atë që bëmë de juro në 11 dhjetor ta bëjmë de facto që kjo forcë të fitojë besimin e humbur. Me 6 mars mbaroi lufta, ne u larguam nga fushëbeteja me njëri-tjetri. Thuhej që s’jeni shumicë. Ne kaluam çdo lloj sprove. S’ka askush asnjë dyshim që ne jemi shumica e opozitës.”

Më 22 maj në krye të demokratëve u zgjodh Sali Berisha, dhe sipas asaj që deklaroi Lisandër Hoxha, ishte e pamundur që atë pozicion ta mbante dikush tjetër. Ish-kryeministri, thotë ai, është i vetmi që mund ta bashkojë të djathtën në këtë moment.

“Ne e zgjodhëm Berishën me votë. Ishte e pamundur që dikush tjetër të zgjidhej në krye të PD. Se ai e nisi lëvizjen politike, me 30 vetë. I vetmi person që bashkon të djathtën në këtë moment.  Nëse nuk do të hynte për bashkimin e të djathtës, sot do të kishim 6 të djathta.”

Partia Demokratike me Berishën në krye nuk njihet nga mazhoranca, por s’i duket kjo nuk përbën problem për ta.

“Nëse nuk të njeh Edi Rama, punë e madhe. Ka marrë fund marrëveshja me Ramën. Ne duam të na njohin shqiptarët,” thotë Lisandër Hoxha.

g.kosovari

Next Post
Kush janë bukuroshet e futbollistëve që do të ‘zbresin’ sonte në fushë? Seksologe, amvisa të pasura dhe modele të pozave ‘hot’

Kush janë bukuroshet e futbollistëve që do të 'zbresin' sonte në fushë? Seksologe, amvisa të pasura dhe modele të pozave 'hot'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In