• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kryesoret

Indicie për SPAK/ Paradokset e politikës: Noka bleu pasuri 260 m2 me paratë e shitjes së apartamentit 83 m2. E kishte kredi si i pastrehë nga Enti i Banesave!

Java News by Java News
May 14, 2022
in Kryesoret, Politikë
0
Noka shpërthen ndaj Alibeajt: Është peng i Ramës dhe Bashës, a mund të të gëzojë karrigia kur përçan partinë?
0
SHARES
237
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Indicie për SPAK/ Flamur Noka bleu pasuri 260 m2 me paratë e shitjes

Mënyra dhe format e pretenduara nga politikanë për shtimin e pasurisë, janë sa magjepse aq edhe sfiduese për SPAK. Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka, në vitin 2009, ka marrë një kredi si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, me vlerë 5 milionë lekë, për blerje banese, me afat shlyerje 25 vite. Me këto para, Noka ka blerë një apartament me sipërfaqe 83.7, në Rr. “Andon Zako Çajupi”, në Tiranë.

Tre vjet më vonë, në vitin 2012, Flamur Noka deklaron shitjen e këtij apartamenti në vlerën 180 mijë euro. Po këtë vit, me paratë e shitjes së apartamentit 83.7 m2, blen një apartament me sipërfaqe 190 m2, vlerë 151 mijë euro, në Rr. “Sami Frashëri” Tiranë.

Jo vetëm kaq. Por, në vitin 2013, Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro. Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit.

Por, në deklaratën e fundit të pasurisë, depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në tetor të 2021, Noka deklaron se ka blerë dy garazhe me vlerë 22 400 euro, me paratë e shitjes së apartamentit 83.7 m2 në 2012. Këtë herë Noka nuk deklaron sipërfaqen e dy garazheve, por vlera përkon me garazhin e deklaruar në vitin 2013.

Kështu, nga i pastrehë në vitin 2009, Flamur Noka, me apartamentin 83.7 m2 që bleu me kredi të butë nga Enti i Banesave, në vitet 2012 dhe 2013 bëhet pronar i një pasurie me sipërfaqe 260 m2, ku përfshihet apartamenti 190 m2 dhe garazhi apo dy garazhet 70 m2.

Ndërsa vijonte të shlyente kredinë që kishte marrë tek Enti i Banesave si i pastrehë, Flamur Noka blen edhe një makinë me vlerë 40 mijë euro, me burim 30 mijë euro kredi dhe 10 mijë euro nga shitja e një makine në vitin 2011. Në vitin 2021, Noka deklaron edhe një llogari bankare rreth 50 mijë USD.

Noka është përfolur këto ditë si pronar i fshehtë i një vile me vlere të pretenduar 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit, ndërsa më parë është akuzuar nga ish-deputeti i PS-së Alket Hyseni se ka përfituar tre apartamente në një pallat në Sarandë, ndërtuar për të pastrehët. Por, për të dyja akuzat e fundit mundojnë provat./ Shqiptarja.com

Tags: kryesore
Previous Post

Mbi 1.8 milionë vaksinime/ Kosova regjistron plot 11 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Next Post

“Më vunë para pistoletën”/ Stërnipi i Ismail Qemalit: Sigurimi donte të më eliminonte!

Next Post
“Më vunë para pistoletën”/ Stërnipi i Ismail Qemalit: Sigurimi donte të më eliminonte!

“Më vunë para pistoletën”/ Stërnipi i Ismail Qemalit: Sigurimi donte të më eliminonte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi