• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh

by Os De
16/12/2025 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar në emisionin ‘Trialog’ të Alba Alishanit në RTSH1 se Partia Demokratike është e sëmurë kronike prej shumë vitesh.

E pyetur nga moderatorja Alba Alishani se përse Partia Demokratike nuk e kapitalizon gjithçka që ndodh në Shqipëri, Topi tha se Partia Demokratike është e sëmurë kronike dhe sipas tij kjo sëmundje mund ta lërë me pasoja të forta pa shanse rikuperimi.

“Meqenëse folëm për sëmundje, këtu jemi në një terren të një sëmundje kronike. Pra, në rast se në një situatë tjetër kemi një sëmundje akute, e komplikuar, këtu është situata e një sëmundje kronike që vjen prej vitesh. Dhe patjetër që sëmundje kronike mund të të lërë me probleme shumë të forta pa shanse rikuperimi”, tha Topi.

Ai vuri në dukje se opozita ndodhet në një paaftësi dramatike dhe u ka bërë njerëzve një  “dekapitim sistematik të njerëzve me vlera në Partinë Demokratike. Kjo nuk ka ardhur me një muaj, me një vit por qysh prej fillimit”.

Sipas Topit, këtu politika ka skualifikuar njerëzit e kualifikuar ndryshe nga sa ndodh në politikën botërore.

“Kur vjen puna te opozita si institucion unë tentoj të jem shumë i kujdesshëm sepse në një situatë kur mazhoranca ka kapur çdo lloj pushteti, atëherë çfarë mbeti për të thënë për opozitën. Mund t’i thuash vetëm kaq; një paaftësi dramatike që vjen nga opozita.

Është dekapitim sistematik i njerëzve me vlera në Partinë Demokratike. Kjo nuk ka ardhur me një muaj, me një vit por qysh prej fillimit. Kam parasysh njerëz pa fund dhe ajo mund të kishte qenë ushtria në kuptimin pozitiv, më cilësore për të bërë rotacionin në Shqipëri.

Sepse ne e konsiderojmë politikën gjithmonë gabimisht si sport fizik, sport shpejtësie, ndërkohë që politika botërore me kalimin e viteve i kualifikon njerëzit. Ne njerëzit e kualifikuar i kemi skualifikuar në mënyrë sistematike”, deklaroi Topi në “Trialog”.

Next Post
Vrau kolegun brenda në komisariat, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin Ludjan Zaimi

Vrau kolegun brenda në komisariat, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin Ludjan Zaimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com