• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më vunë para pistoletën”/ Stërnipi i Ismail Qemalit: Sigurimi donte të më eliminonte!

by Java News
14/05/2022 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse jashtë vendit për shumë dekada, familja e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit nuk i ka reshtur tentativat për t’u kthyer në atdhe. Nedim Vlora, stërnipi i tij ka treguar për News24 se sigurimi i ka shkuar në shtëpi në Bari dhe e ka kërcënuar që të tërhiqet. Ai thotë se ka ndihmuar shumë emigrantë dhe ka sjell sipërmarrës për të investuar në Shqipëri.

– Kishte një moment që ju kishit idenë që të vinit në Shqipëri dhe të rrëzonit regjimin komunist. e kë do vinit, çfarë do bënit?

E kisha kuptuar që situata nuk ishte ajo që po na tregonin, ajo që na pikturonin. Kisha kuptuar që gjërat në fakt nuk shkonin fare mirë. E dija që nuk mund të bëhej shumë. Por kisha vendosur të merrja një anije, të vija në mes të Adriatikut në ujëra kontinentale që asnjë shtet të mos mund të thoshte asgjë. Doja të vija këtu për të zgjuar pak popullin. Kishte nisur kriza e murit të Berlinit, kishte nisur situata në Rumani dhe ishte momenti. Unë kontaktova te refugjatët e parë që kishin mbërritur ne Brindisi. Arrita të vij në Kakavi në 1990. Aty më vunë para pistoletën. Nuk donin të më linin të hyja, munda të ikja nga Gjirokastra. I mbijetova edhe një atentati tjetër. Ishte një atentat që mu bë ndërsa po përpiqesha të hyja te Dajti.

Në Bari kisha bërë një asamble për një qeveri të Shqipërisë së Lirë në Itali. Më erdhi Sigurimi dhe më thanë se nëse lëvizja do më hiqnin qafe. Gjërat më pas ndryshuan sepse këtu pati një lëvizje nga brenda.

– Ju bënë atentat, si do ju hiqnin qafe?
Isha nisur nga Italia kur këtu nuk kishte ende asgjë. Ndaj më erdhi Sigurimi në shtëpi dhe praktikisht më kërcënoi në Bari, dhe më kërkoi të tërhiqesha. Ishim ftuar në një panair. Ishin dy veta, njëri e mori babanë tim mënjanë, më pas kuptuan që isha unë problemi. E kujtoj ende pamjen e tij sepse më pas e kam parë atë njeri te Dajti,  ai më pa, kuptoi që unë e njoha dhe u zhduk menjëherë.

– Pas 1990-ës familja e mbretit u rikthye. Ju e menduat të riktheheshit në Shqipëri?

Kam ardhur dhjetëra herë për të ndihmuar sadopak, kam sjellë sipërmarrës. Në Itali kam bërë disa konferenca për të ftuar njerëz që vinin në Shqipëri të investonin. Kam ndihmuar njerëz, refugjatë, ju kam gjetur punë, një vend që të jetonin. Më pas kuptova që aksioni im ishte i kotë, sepse kishte lidhje të tjera që duhej të funksiononin. Ndaj u tërhoqa, kisha nisur të jepja bezdi, sepse ata donin lidhje të drejtpërdrejta. NEWS 24

Next Post
Sarandë/ Mashtronte qytetarët dhe u merrte shuma të mëdha parash, pranga 44-vjeçarit nga Delvina!

Sarandë/ Mashtronte qytetarët dhe u merrte shuma të mëdha parash, pranga 44-vjeçarit nga Delvina!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vatra të rrezikshme zjarri në zonën e Rrëshenit, evakuohen disa familje, era favorizon flakët që i afrohen banesave!

Dy vatra të rrezikshme zjarri në zonën e Rrëshenit, evakuohen disa familje, era favorizon flakët që i afrohen banesave!

August 21, 2026
Arjan Konomi e akuzoi për përplasjen dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

Arjan Konomi e akuzoi për përplasjen dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

August 21, 2026
Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

August 21, 2026
Zjarri përfshin edhe pyjet e Gjinarit në Elbasan, rrezikohen banesat, era favorizon flakët! Zbulohet shkaku

Zjarri përfshin edhe pyjet e Gjinarit në Elbasan, rrezikohen banesat, era favorizon flakët! Zbulohet shkaku

August 21, 2026
“Turp për Parlamentin nëse e voton!”- Kryebashkiaku i Poliçanit kundër PS për shkrirjen me Beratin, 15 këshilltarë paralajmërojnë dorëheqjen

“Turp për Parlamentin nëse e voton!”- Kryebashkiaku i Poliçanit kundër PS për shkrirjen me Beratin, 15 këshilltarë paralajmërojnë dorëheqjen

August 21, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Mori leje nga Burgu i Reçit, arratiset i dënuari për grabitje Petrit Ndoci! Zbulohet letra për familjen: Po largohem, ju dua shumë!

August 21, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Analiza e REL: A do të lirohet Hashim Thaçi nëse shpallet i pafajshëm?

August 21, 2026
“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

August 21, 2026
Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

August 21, 2026
“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com