• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është Mohammed bin Zayed, Presidenti i ri i EBA/ Emrin e babait të tij e mban Aeroporti i Kukësit. Rama: Njeri me mirësi unike

by Java News
14/05/2022 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, do të jetë Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Federal, një ditë pasi u nda nga jeta Presidenti Sheikh Khalifa, në moshën 73-vjeçare.

Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u zgjodh ditën e sotme, edhe pse prej vitesh konsiderohej sundimtari ‘de fakto’ i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Edi Rama ka uruar Mohammed bin Zayed për detyrën e tij të ri, si president i Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugës”, shkruan Rama.

Sakaq, Rama ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

“I pikëlluar thellë për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij pushoftë në paqe”.

Po kush është sheiku Mohammed bin Zayed. Zgjedhja e tij si Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe është një lajm i mirë për shqiptarët. Prej vitesh ai ka ndihmuar vendin tonë me financime konkrete që kanë ndihmuar ekonominë, por edhe në situata të rëndë kombëtare si ajo e pas tërmetit të nëntorit 2019.

Aeroporti i Kukësit sot, ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, si një investim direkt i Emirateve të Bashkuara Arabe, mban emrin e babait të tij, një prej personave më të pasur në botë, princi i ndjerë i kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Zajed bin Sultan Al Nahjan (Zayed bin Sultan Al Nahyan). Ky i fundit ka ndërruar jetë më 2 nëntor të vitit 2004, në moshën 86-vjeçare por do të mbahet mend nga shqiptarët për ndihmën e madhe që dha për shqiptarët e Kosovës, në vitet e vështira të lutës me Serbinë kur miliona lanë shtëpitë e tyre për u larguar nga horrori serb.

Atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota, mes tyre princi i kurorës Mohammed bin Zayed (Presidenti që u zgjodh sot), i biri i sheikut Zayed, dhe u kujdesën të ndihmonin ata që i largoheshin spastrimit etnik. Mohammed bin Zayed gjithmonë ka kujtuar më parë se si ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave dhe asnjë familje mos u mungojë ushqimi dhe uji dhe të mos ndodhë që askush të ndjejë dallim për arsye fetare”.

Ishte viti 1999 kur Sheiku Mohammed Zayed mbërriti në verilindje të Shqipërisë për të ndihmuar, së bashku me njerëz të tjerë.

Që prej atëherë ai është kujtuar gjithmonë me mirënjohje nga shqiptarët.

Do të vinte tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, që i mori jetën 51 qytetarëve shqiptarë, por edhe shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në një pjesë të konsiderueshme të vendit. Pas kalimit të fazës së emergjencës duhet tashmë të fillohej puna me rindërtimin.  Shqipëria kërkoi ndihmë tek të gjithë miqtë e saj dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Sheikun Mohammed bin Zayed do të ishin aty.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqësi i tyre bënë përpara dhe qenë nga të parët dhe falë tyre e falë udhëheqjes së këtij vendi dhe bujarisë së njerëzve të këtij vendi, sot kemi një lagje krejt të re që po ndërtohet në periferi të Durrësit.  Plot 70 milionë dollarë totalisht të dhuruara popullit shqiptar ishin një prej ndihmave më bujare në ato ditë të vështira.

g.kosovari

Next Post
Kërkohej në Suedi/ 30-vjeçari arrestohet nga policia në Muriqan

Kërkohej në Suedi/ 30-vjeçari arrestohet nga policia në Muriqan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com