• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Anëtarësimi i Ballkanit në BE një rrugë qorre”/ Eksperti: Ekonomitë duhet të integrohen në tregun europian, përndryshe…

by Java News
11/05/2022 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarësimi në BE i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë është në një ‘dead end’, një rrugë qorre thotë eksperti Gerald Knaus për podcastin e Ilva Tares #BalkansDebrief të Atlantic Council.

“Ne propozojmë të jemi realistë dhe të ndershëm. Bashkimi Europian dëshiron që Ballkani të jetë i qendrueshëm dhe i integruar. Ekonomitë e Ballkanit kanë nevojë të integrohen në një treg të përbashkët europian. Përndryshe nuk ka asnjë shans që të arrihet në nivelin e Rumanisë, vendeve Baltike, Polonisë dhe Sllovakisë, që të konvergojnë me mesatarën e të ardhurave për frymë me vendet e tjera të Bashkimit Europian”, thotë Knaus.

Ideja e Gerald Knaus, President i Iniciativës Europiane për Stabilitet, është një Treg i Përbashkët që përfshin: “Shansin për t’iu bashkuar një tregu të përbashkët dhe për të gëzuar katër liritë, që nënkuptojnë lëvizjen lirisht të njerëzve në vendet e Bashkimit Europian si qytetarë të Ballkanit”, thotë Knaus.

Ai shpjegoi tezën e tij të anëtarësimit me dy faza në BE, ashtu siç është vepruar në 1994-ën me Finlandën, Suedinë dhe Austrinë.

“Ekonomitë e Ballkanit kanë nevojë të integrohen në një treg të përbashkët europian. Përndryshe nuk ka asnjë shans që të arrihet në nivelin e Rumanisë, vendeve Baltike, Polonisë dhe Sllovakisë, që të konvergojnë me mesatarën e të ardhurave për frymë me vendet e tjera të Bashkimit Europian” u shpreh Gerald Knaus.

Të mirat e kësaj ideje janë: Lëvizja lirisht e njerëzve, mallrave në BE, po jo vetëm kaq.

Edhe për korrupsionin Gerald Knaus ka një teori racionale dhe pa kompleks. Na kujton se nuk është domein i shqiptarëve apo vendeve që s`janë të forta në shtetformim. Korrupsioni nuk mbaron asnjëherë, por institucionet më të forta do e reduktojnë. Si? Ja shembulli që jep ai.

“Korrupsioni nuk është se merr fund me hyrjen në BE. Ka korrupsion edhe në Gjermani, në Itali, në Belgjikë, në Austri. Ato që ju duhen janë institucionet e forta dhe të besueshme. Siç e pamë së fundmi në Austri, ku prokurorët hetuan edhe ministrat e qeverisë”, thotë Knaus.

Pse sot ka më shumë rëndësi se kurrë ky propozim?

“Lufta në Ukrainë dhe sulmi ushtarak i Rusisë e ka transformuar debatin mbi zgjerimin e Bashkimit Europian”, thotë Knaus. “Nëse duam të tregohemi të ndershëm duhet ta pranojmë se premtimet e beta nodal Ballkanit nuk u mbajtën. Edhe Serbia dhe Mali i Zi që po negociojnë nuk duket se po shkojnë gjëkundi”, vazhdon ai.

Rëndësia e hapit të parë dhe paralelizmi me vendet Baltike

“Pra, ka një interes nga të dyja palët për një proces real integrimi. Por, nëse procesi nuk ecën përpara për arsye politike, atëherë duhet të shohim eksperiencat e së kaluarës dhe ta kthejmë në një proces me dy faza, ku hapi i parë, që është ofrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë një shans për t’iu bashkuar një tregu të përbashkët dhe për të gëzuar katër liritë, që nënkuptojnë lëvizjen lirisht të njerëzve në vendet e Bashkimit Europian si qytetarë të Ballkanit, njësoj siç lëvizin norvegjezët, islandezët dhe rumunët apo bullgarët dhe ku bizneset, mallrat lëvizin lirshëm. Le të punojmë për të bërë dicka të realizueshme siç mund të jetë tregu i përbashkët në 4 vitet e ardhshme”, thotë Knaus.

Pse Treg i Përbashkët Europian dhe jo Treg i Përbashkët Rajonal apo Ballkan i Hapur? Knaus shpjegon se bashkëpunimi rajonal është gjithmonë i mirëpritur, por nuk zëvendëson tregun e përbashkët europian.

“Open Balkans është një proces i mirë, por vetëm tri shtete janë të përfshira. Përse jo? Ama nuk është e njëjta gjë nëse mundësohet plotësisht tregtia dhe investimet pa kufi me vendet e Bashkimit Europian. Nuk ka pengesa. Nuk do të ketë barriera apo tarifa të çdo lloji midis Shqipërisë ose Serbisë, ose Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Pra ajo që ne propozojmë shkon përtej kësaj. Pse lind nevoja tani? Shkak është Ukraina. Ky shtet dëshiron statusin e vendit kandidat, si një sinjal se një ditë mund të bashkohet me BE-në. Kjo është simbolike. Është e rëndësishme, por mbetet simbolike. Ata duan t`i nisin negociatat se e dinë që do duhet ta rindërtojnë vendin e tyre. Po nëse ata thjesht marrin statusin e vendit kandidatit si Turqia, që e ka marrë që në vitin vitin 1999, dhe nuk ndodh asgjë më tej, a do ta ndihmonte thjesht ky status Ukrainën të rindërtojë ekonominë? Pra, Ukrainës i duhet dicka reale”, thotë Knaus që vijon më tej.

Një Traktat i Ri i Romës, këtë herë për t`u firmosur nga më shumë anëtarë

“Nëse BE-ja i jep diçka reale Ukrainës, atëherë ka vende në BE, si Greqia, Austria, Hungaria dhe të tjera që thonë: Nëse ia japim këtë Ukrainës, ne duhet t’i japim diçka edhe Ballkanit, dhe kjo është një gjë e mirë. Pastaj kemi vende si Franca apo Holanda që kanë qenë skeptike ndaj anëtarëve të rinj në BE, të cilët thonë: Nëse mbështesni integrimin e tregut të përbashkët gjatë viteve të ardhshme, atëherë ne kemi atë që atë që quhet procesi i anëtarësimit me dy faza.

Nëse Komisioni Europian beson në këtë proces dhe fillon të punojë për këtë me të gjithë nëpunësit e tij civil në pesë vitet e ardhshme, kjo mund të jetë transformuese.

Ne kemi nevojë që liderët e Bashkimit Evropian të propozojnë krijimin dhe nënshkrimin e një Traktati të ri të Romës për rikrijimin e një komuniteti ekonomik evropian me të gjitha vendet demokratike që plotësojnë kriteret e Kopenhagës për sundimin e ligjit të të drejtave të njeriut dhe plotësojnë kushtet për t’u anëtarësuar tregun e vetëm dhe më pas t’i integrojnë plotësisht në të ardhmen e afërt me mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian. Kjo është diçka realiste. Është transformuese. Do të ishte historike dhe është e mundur”.

Ilva Tare e pyet ekspertin Knaus në lidhje me kushtet dhe monitorimin që do t`u bëhet vendeve për t`u përfshirë në tregun e përbashkët të BE-së. Si do funksionojë?

“Kur hyn në tregun e përbashkët, institucionet e forta dhe të besueshme janë domosdoshmëri në mënyrë që rregullat e përbashkëta të zbatohen edhe në vendin tuaj, që gjykatat të jenë të pavarura. Ndryshe nuk funksionon. Në fund fare, kjo ka lidhje me të pranuarin njësoj si të diçkaje që prodhohet në Serbi, ashtu edhe të asaj që prodhohet në Shqipëri”, thotë Knaus. Duke e ditur që na inspektojnë, institucionet rregullatore nuk mund të korruptohen, nuk do të korruptohen. Do të ketë një sistem të pavarur gjyqësor që do t’i ndjekë. Pra, kjo është vendimtare. Është absolutisht thelbësore, megjithatë të mos hiqemi sikur kjo nuk ka ndodhur më parë”.

Me hyrjen në BE nuk do të marrë fund korrupsioni. Institucionet që do ta hetojnë, gjykojnë dhe dënojnë do jenë më të forta. Po korrupsioni nuk merr fund.

“Kur shikoj përvojën e Rumanisë, për shembull, ka pasur ndryshime të jashtëzakonshme vitet e fundit. Kemi patur kryeministra që janë akuzuar dhe dënuar me burg. Kemi pasur shumë kryetarë bashkie të dënuar me burg. Kemi bërë shumë përpjekje kundër korrupsionit. Korrupsioni nuk është se merr fund me hyrjen në BE. Ka korrupsion edhe në Gjermani, në Itali, në Belgjikë, në Austri.

Ato që ju duhen janë institucionet e forta dhe të besueshme. Siç e pamë së fundmi në Austri, ku prokurorët hetuan edhe ministrat e qeverisë”.

Next Post
“Regjistrimi në çerdhe në datat 6-10 Qershor”, Beqiri: Përparësi fëmijët që i kanë të dy prindërit në punë!

"Regjistrimi në çerdhe në datat 6-10 Qershor", Beqiri: Përparësi fëmijët që i kanë të dy prindërit në punë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In