• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti Europian voton sot raportin për Shqipërinë/ Apel vendeve anëtare: Hapni negociatat

by Java News
20/04/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti Europian pritet që të miratojë në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe më pas në seancën plenare edhe një rezolutë tjetër ku i bëhet thirrje vendeve anëtare, Këshillit Europian, për të hapur sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një domosdoshmëri për të treguar besueshmëri dhe seriozitet për procesin e integrimit evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë në PE, eurodeputetja Isabel Santos, ritheksohet  mbështetja e qartë për transformimin demokratik të Shqipërisë, të mbështetur nga orientimi strategjik dhe përkushtimi i palëkundur ndaj integrimit evropian.

Santos rikujton në raport nevojën për të mbështetur shpejt ritmin dhe besueshmërinë e integrimit evropian, hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ashtu siç prej vitesh tashmë është rekomanduar nga Komisioni Europian, duke qenë se të dyja vendet kanë përmbushur kushtet dhe të dyja vendet kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në të gjitha fushat themelore.

Në projekt rezolutën e Parlamentit Europian ritheksohet gjithashtu se ritmi i anëtarësimit në BE përcaktohet nga progresi në kohën e duhur, funksionimi i të gjitha institucioneve dhe bazohet në sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe të drejtat themelore. Ndaj për këtë arsye i kërkohet Shqipërisë të mbështesë dhe të intensifikojë përpjekjet për të përforcuar funksionimin e gjyqësorit, forcimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke garantuar edhe lirinë e medias.

Parlamenti Europian ka përshëndetur edhe një herë punën e organeve të reja të drejtësisë për rezultatet e fundit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Nevojiten përpjekje shtesë për të rritur më tej sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprat penale të lidhura me korrupsionin dhe për të zhvilluar një gjurmë provash në rastet e nivelit të lartë. Shprehim keqardhjen që dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë të mosndëshkimit” thuhet në raport.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin që qershorin e ardhshme të mund të kenë një datë të përcaktuar për negociatat. Prej kohësh tashmë ngërçi është në Këshillin Evropian për shkak se bëhet i pamundur një vend prej vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut. Shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është një ide e fundit e qeverisë shqiptare nëse edhe në qershor Bullgaria do të vazhdojë të bllokojë procesin.

Qershorin e kaluar ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhtte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i problemeve të Maqedonisë së Veriut.

Po pse Bullgaria po pengon Maqedoninë e Veriut? Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

g.kosovari

Next Post
Rama flet për median gjermane: Bashkimi Evropian është si një njeri që ecën me plagën hapur!

Rama flet për median gjermane: Bashkimi Evropian është si një njeri që ecën me plagën hapur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In