Një 26 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me lëndë narkotike.
Ai u vu re teksa bënte sjellje të dyshimta pranë një automjeti. Sjellja e korrierit shqiptar i ra në sy policisë pasi po lëvizte pranë makinë në një rrugicë pa krye të lagjes Sestri Ponente në Genova.
Sapo ka parë patrullën policore, është përpjekur të largohet por nuk ia ka dalë.
Nga kontrolli u gjet rreth 15 kg e 620 gramë kokainë brenda një cante të madhe që ishte fshehur brenda në makinë.
g.kosovari