• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Partia që mbështet Putinin/ Një turp zviceran, që duhet refuzuar nga shqiptarët!

by Java News
30/03/2022 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Popullore e Zvicrës (SVP) është partia më e madhe politike e këtij vendi. Dikur parti që përfaqësonte kryesisht interesat e bujqve, SVP në 30 vitet e fundit është shndërruar në një grup politik që “biznes” kryesor ka ashpërsimin e ligjeve ndaj të huajve dhe organizimin e fushatave kundër të huajve, sidomos shqiptarëve.

Agresioni rus kundër Ukrainës ka shpalosur edhe më shumë një anë të neveritshme të SVP-së: simpatinë e disa eksponentëve të saj, por edhe shumë votuesve të SVP-së, për Vlldimir Putinin.

Një anketë tregoi se 40 për qind e simpatizantëve të SVP-së e përqafojnë këtë mendim: “E dënoj luftën, por mund t’i kuptoj motivet e Putinit”. 6 për qind madje thonë: “Unë simpatizoj Putinin dhe palën ruse”.

Njëri nga propagandistët më të zëshëm të Putinit në Zürich është Roger Köppel, deputet i SVP-së, pronar dhe kryeredaktor i revistës djathtiste “Weltwoche”, e cila rregullisht boton shkrime kundër pavarësisë së Kosovës apo shqiptarëve në përgjithësi.

Mund të duket e pabesueshme, por ka shqiptarë në Zvicër që hapur e simpatizojnë SVP-në. Në vitin 2017 një gazetë e Zvicrës qendrore portretizoi një kosovare, e cila me krenari tregonte se është anëtare e SVP-së. Në nivele lokale ka pasur edhe kandidatë shqiptarë të SVP-së.

Logjika e shëndoshë nuk e shpjegon dot këtë angazhim politik. Çka i bashkon këta shqiptarë me SVP-në? Botëkuptimi konservator, kryesisht.

Supozohet se në Zvicër jetojnë rreth 100 mijë shqiptarë me të drejtë vote. Një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk marrin fare pjesë në zgjedhje dhe referendume.

Simpatia e eksponentëve të SVP-së për Putinin dhe shkrimet e shpeshta kundër Kosovës dhe shqiptarëve në mediat e afërta me SVP-në, do të duhej të ishin motiv shtesë për shumë shqiptarë që të marrin pjesë në jetën demokratike të Zvicrës dhe të votojnë për parti të ndryshme, me përjashtim të SVP-së.

Propagandisti zviceran i Putinit, Kosova dhe një thes me të pavërteta

Në numrin e fundit të fletushkës së tij «Weltwoche» deputeti i djathtë dhe publicisti popullist zviceran Roger Köppel, mes tjerash, merret edhe me Kosovën: «Sikur e drejta ndërkombëtare do të ishte zgjidhja e të gjitha problemeve, nuk do të kishte më luftë.

Kur në vitet 90-të Kosova shpalli pavarësinë, NATO e sulmoi Jugosllavinë e mbetur sovrane për të mbrojtur të drejtën e vetëvendosjes të kosovarëve. Shkelja e të drejtës ndërkombëtare u arsyetua me evitimin e ‘gjenocidit’, për të cilin deri më sot mungojnë dëshmi».

Në këtë copëz shkrim ka aq shumë të pavërteta. Kosova e shpalli pavarësinë më 2008, jo në vitet 90-të. Intervenimi ndodhi për të evituar gjenocidin dhe duke pasur parasysh gjenocidin e kryer në Srebrenicë (Bosnjë) më 1995.

Në dy rezoluta (1160 dhe 1199) të miratuara më 1998, OKB nuk përjashtoi përdorimin e forcës kundër regjimit serb nëse vazhdon represionin në Kosovë. Gjendja në Kosovë u klasifikua si rrezik për paqen botërore. Të dy rezolutat i vitoi edhe Rusia, atëbotë.

NATO nuk ndërhyri në Kosovë për të “të mbrojtur të drejtën e vetëvendosjes të kosovarëve”, hyri për të shpëtuar një popull nga krimet masive shtetërore të Beogradit dhe për t’i hapur rrugë një procesi politik që do të çonte në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës.

Në atë proces pala kosovare ishte treguar kooperative. Më 2005 shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit (përfshirë Rusinë) thanë se nuk do të ketë kthim të Kosovës në situatën para vitit 1999. Kështu u hap rruga për negociatat e Vjenës dhe procesin e pavarësisë.(Enver Robelli)

Next Post
Vizat amerikane me afat 10-vjeçar, zv/konsullja e SHBA-së shpjegon procedurat e reja

Vizat amerikane me afat 10-vjeçar, zv/konsullja e SHBA-së shpjegon procedurat e reja

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    S,mund t’u thash njerëzve në demokraci se çfarë do të bëjnë
    Je i zoti që në fushata të ndryshme t’u zbërthehet statutin e asaj partie që duan t’a votojnë,ose përse të mos e votojnë.Njerëzit nisen nga interesat afatshkurtra se e shkurtër është edhe jeta.Mbase shqiptarët e flasin gjuhën zyrtare brenda landeve zvicerane,mbase përciptas mund të kuptojnë thellësinë e ligjeve,nënligjeve,pikave sqaruese brenda tyre,përjashtimet brenda ligjit e më gjerë.Mos i akuzo,por ndihmoni t’i kuptojnë ato, të jenë syçelë dhe mendje hapur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com