• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

by A R
16/07/2026 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se protsta, e cila është sot në ditën e 47-të, është një tregues i lirisë që kanë qytetarët për të kundërshtuar qeverinëm, ndërkohë që shtoi se vetëm vota dhe zgjedhjet përcaktojnë qeverisjen.

Pjesë nga biseda në studio

Ylli Rakipi: Protesta është në ditën e 47-të. Çfarë keni kuptuar ju personalisht nga kjo protestë në kaq shumë ditë? Vështirë që në Shqipëri të ndodhin protesta në hapësirë kaq të madhe kohore.

Blendi Klosi: Dimension i lirisë. Protesta është thjeshtuar, nuk ka sforco, përplasje me strukturat shtetërore, nuk ka represion mbi njerëzit. Do të jetë interesante të shfaqen me idetë e tyre, programet e tyre, mënyrën si mendojnë të arrijnë qëllimin që i kanë vënë vetes. Filloi me flamengon dhe Zvërnecin, sot është protestë e pastër politike, kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe disa kërkesa të tjera. Se si do ta rrëzojnë mazhorancën, nuk kemi ide, por kërkesë të grupimit të protestuesve që thonë të largohet Rama. Këtë mund të themi, nuk kemi ndonjë moment tjetër. Ka një diskutim të brendshëm, në rrjetet sociale, për të ngritur komitet drejtues, grup përfaqësues. Ajo do të ishte arritje e protestës, pasi do të kishim përballë një ekip që do të garonte me idetë, qëndresat e tyre. Mbase me ide për ligje të caktuara. Në garën e ardhshme elektorale, mbase grupimi do të ketë paraqitur kandidatët e tyre. Aty do të ketë fushatë elektorale. Dihet që ata duan rrëzimin e qeverisë, është krejt normale në një shtet demokratik. Në zgjedhjet e fundit, nuk kemi marrë 100 vota nga 100, por 53. 47 të tjerët nuk kanë votuar për qeverinë socialiste. 47% në 2 milionë nuk e kanë votuar. A e gjejnë vetën të përfaqësuar në grupime të tjera? Kjo mbetet për tu parë në gara elektorale.

Ylli Rakipi: Kryeministri ka patur reagime të ashpra, teori konspiracioni, Irani, Serbia, Greqia. Nuk ju shkon në mendje se shqiptarët kanë dalë për hallet e tyre dhe jo për këto forcat që i duan të keqen Shqipërisë?

Blendi Klosi: Jemi dy muaj nga nisja e protestës, që nisi me flamengont, mori dimension ekzotik. Njerëzit kërkojnë më shumë. Një nga diskutimet është ligji për zonat e mbrojtura. Të bësh fajtor Ramën dhe PS për këtë ligj, krahasuar me çfarë ka ndodhur më parë, janë mbrojtje dhe të drejta të krijuara nga ne. Kjo nuk do të thotë se nu ka pakënaqësi.  Kishte problematika të tjera, njerëz që kanë nevojë të kenë zë përfaqësimi, zë opozitar, mungesa e opozitës e krijon këtë vakum, kur protesta ishte brenda këtij dimensioni… Kur kërkesa u bë politike dhe është largimi i Ramës, jemi me një grupim politik me qëllim të vetin. Është krejt normale në demokraci.  Padyshim influencat e grupimeve të ndryshime ishin evidente në momentin e parë, kur gjërat  u sqaruan, qartazi ka ngelur ky grupim që do largimin e qeverisë.  Këtu ndahemi. Ka një mënyrë që të largohet qeveria, zgjedhjet, të përgatiten. Është shumë pak kohë që një forcë politike të përgatitet.

Ylli Rakipi: Ka patur ndonjë analizë të brendshme për të kuptuar, si erdhi kjo revoltë?

Blendi Klosi: E kemi thënë, fitorja e 83 mandateve, fjalimi i parë i Ramës ishte përgjegjësia që ne duhet të kemi, pasi njerëzit shohin te PS zgjidhjen e të gjithë problemeve. Qeverisim me 83 mandate, por kemi edhe 55 nga 61 bashki. Çdo gjë që ndodh në Shqipëri njerëzit i drejtohen PS-së. E kemi bërë hapjen, kërkesën për reformat ë brendshme, më mirë se askush tjetër. Nisëm procesin e rienergjizimin. Sa i përket nevojës që ka një forcë politike që të mos vetë-kënaqen, sado mirë të punosh dhe të realizosh, nuk mjafton, gjithmonë duhet të jesh vigjilent dhe të bësh më të mirën. Cdo gjë është relative.  Ne kemi premtuar integrimin në BE. Ajo që ndodhi në Bruksel është përgjigja më e mirë.

Ylli Rakipi: Pra nuk paskeni kuptuar gjë nga kjo që po ju ndodh.

Next Post
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    o klosi o kokrra e hajdutërve ju jeni qeverri e turpit qeverri e imoralit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com