• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Plane për të vrarë Putinin, çfarë po kurdisin shërbimet sekrete

by Java News
18/03/2022 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alessandro Ferro “Il Giornale”

Vrasje e Vladimir Putinit për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës? Ndoshta po, ndoshta jo. Por e sigurt është se ata që po mendojnë të eliminojnë numrin një të Kremlinit janë aty. Ata që mund ta eleminojnë udhëheqësin rus mund të jenë shërbimet sekrete ruse ose ukrainase.

Por këtë gjë mund ta bëjë edhe çdo element i padyshimtë që është aktualisht në krahun e tij, apo që ka mundësinë të ndërveprojë me të. Kohët e fundit, senatori republikan i Floridës, Marco Rubio, pyeti me ironi “A mos do të ishte mirë nëse dikush nga brenda do ta eleminonte këtë njeri?”, duke sqaruar menjëherë më pas se kjo nuk është politika zyrtare e Shteteve të Bashkuara, por një mendim i tij personal.

“Plani” kundër Putin

Megjithatë, ka tashmë nga ata që kanë ide shumë të qarta mbi këtë çështje. Mes tyre është një ish-spiun, një agjent klandestin veteran i Drejtorisë së Përgjithshme Franceze për Sigurinë e Jashtme (DGSE). Ai i tha gazetës britanike “Daily Beast” në kushte anonimiteti se si operacioni për të eliminuar Carin rus aktualisht është “në tryezën e çdo agjencie të inteligjencës”.

Deklarata e tij është bërë duke u bazuar në dijeninë e plotë të fakteve. “Unë e di shumë mirë këtë, pasi dikur i kam programuar vetë skenarë të tillë”- shtoi ai. Agjenti në pension i DGSE-së, një specialist i eliminimeve, vëmendja e të cilit ndaj detajeve vlerësohet shumë nga kolegët e tij në këtë sektor, ofron gjithashtu metodën më të shpejtë dhe pa dhimbje për të hequr qafe armikun.

“Kjo është metoda më e mirë”

Atëherë çfarë mendon ish-agjenti që kërkon të mbetet anonim, mbi metodën më të mirë për ta eliminuar Putinin? Në këtë pikë ai nuk ka shumë dyshime: “Metoda më efikase do të ishte helmi”, duke nënvizuar se kjo përpjekje “do të ndodhë nga brenda Kremlinit” dhe nuk do të jetë një “punë e të huajve”.

Ish-agjenti i shërbimeve sekrete shpjegon se shërbimi sekret rus është ndoshta “i vetmi që përdor ende helmin si metodën më të preferuar”. Ai kujton një listë të gjatë të substancave ruse të përdorura për të vrarë armiqtë e Kremlinit.

Në vitin 1957 dezertori i KGB-së, Nikolai Khokhlov, u eliminua duke i hedhur në kafe taliumit, një metal gri dhe shumë toksik, që përdoret për helmimin e minjve dhe insekteve. Edhe arseniku cilësohet si një “armë vdekjeprurëse”. Ndërkohë një atentat i famshëm ishte ai i vitit 2004 ndaj kandidatit presidencial ukrainas Viktor Yushchenko, ushqimit i të cilit ishte helmuar me dioksinë.

Kërcënimet rreth Carit

Sido që të jetë, helmimi i Vladimir Putinit nuk është diçka që mund të kryhet aq kollaj. Sipas një burimi që punon brenda ministrisë ruse, muajin e kaluar presidenti rus pushoi nga puna rreth 1 mijë njerëz (nga kuzhinierët deri tek truprojat), të cilët kujdeseshin për nevojat e tij të përditshme personale dhe profesionale duke i zëvendësuar me një grup të ri asistentësh.

“Nuk ka asnjë dyshim se Putini është i vetëdijshëm se dikush po e ndjek atë për ta eleminuar”- thotë eksperti francezi. “Vrasja e Putinit nuk është një mision i lehtë. Por Putini e di se kjo gjë mund të realizohet, ndaj ai i frikësohet shumë kësaj mundësie”- shton ai.

Para një operacioni të tillë, kryefjala është planifikimi, mbledhja e informacionit, dhe kuptimi i zakoneve të presidentit rus.

Për shembull, nuk ka asnjë mjet, sado i blinduar, që mund t’i mbijetojë shpërthimit të tonelatave eksplozivi të vendosur përgjatë rrugës. Ish-planifikuesi i “operacioneve të errëta” të DGSE thotë se të paktën një person brenda ose jashtë perimetrit të Putinit është gati ta tradhtojë atë dhe të bëhet “shkaktari” i eliminimit të tij.

“Do të jetë një operacion shumë i kushtueshëm. Por nisur nga përvoja ime, vë bast se një plan i tillë ekziston tashmë. Është gjithmonë aty në pritje për t`u zbatuar na varësi të ecurisë së gjërave”- thekson ai.

Helm për të eliminuar armiqtë

Helmin si një armë e pëlqen vetë Putin. Polonium-210 shkaktoi vdekjen e Alexander Litvinenko (ish-agjent i shërbimit sekret rus) në vitin 2006, ndërsa Novichok (një neurotoksinë shumë e fuqishme) ishte përgjegjëse për sulmin thuajse fatal të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal në Angli.

Për të mos harruar sulmin ndaj udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny në vitin 2020, po ashtu me Novichok. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përpoq që të nënvlerësonte tendencën ruse të asaj kohe për të përdorur helmin si armë ndaj kundërshtarëve, duke thënë se “në shumë vende të botës ndodhin shumë helmime çdo ditë”. Një konfirmim i saktë i metodës ruse. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

g.kosovari

Next Post
Universiteti i Tiranës del me njoftim zyrtar: Mësimi nis të mërkurën, 23 mars

Universiteti i Tiranës del me njoftim zyrtar: Mësimi nis të mërkurën, 23 mars

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Ç,janë këto? Ai është zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli rus dhe vetëm ata kanë të drejtë t’a heqin ose t’a arrestojnë.Kush jemi ne që paskemi të drejtë të eleminojnë kundërshtarët tanë politikë pse nuk mendojnë e nuk veprojnë si duam ne? Turp për këdo që i mendon për të zbatuar këtë plan ogurzi.Në Rusi të gjithë janë Putin, këtë mos e harroni,do iki ky me këtë ty yrë do të vijë po ky me fytyrë tjetër e kështu me radhë.Kujtoni Ivanin e Tmerrshëm, Pjetrin e Madh,Ekaterinën e madhe,Aleksandrin e Madh të Rusisë,Carin Rus deri më1917 Po të doni dhe Stalinin e madh që i dha tjetër fytyrë Bashkimit sovjetik.Kujtoni mentalitetin rus të Jelcinit,që kur Duma ruse votoi kundër Tij ,ai e goditi parlamentin rus me bomba.Këta janë.Duhet të hysh në botën ruse që ti kuptosh ata.Kaq për tani.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

January 28, 2026
“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

January 28, 2026
Ndryshon formula për Maturën 2023/ Provim për t’u pranuar në Mjekësi, ja tri risitë

Problem rrjedhja e tezave gjatë testimit/ Forcohen rregullat për Maturën, lista e maturantëve do publikohet më shpejt

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In