• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Berisha: Zonja ‘5 mln’, mbron Skënderbuçin. Spiropali: Koha jote ka mbaruar. Je sovjetiku i fundit në këtë vend

by Java News
17/03/2022 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar me kritika ndaj qeverisë. Berisha u shpreh se situata e pandemisë është keqmenaxhuar duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

“Këtu nuk din nga ta fillosh , këta janë njerëz që kanë në borxh me gjakftohtësinë më të madhe të ecin mbi kufoma, 14 700 viktima numërohen nga COVID dhe këtu rrihet gjoksi se si e përballuam. Këta kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore, janë përgjegjës për këtë dëm të madh sepse lanë pa shtruar dhe të vdesin në shtëpi mijëra qytetarë sepse kishin asnjë ¼ e shtrimeve të vendeve, ilaçet e skaduara të klaneve të tyre, Nushi Doshi që i paguajnë partisë, kurse e gjitha gara e tyre se si të gënjejnë, por sot nafta në Austri është 1,35 euro…”, tha Berisha.

Kjo ka bërë që të replikojë ashpër ministrja Elisa Spiropali duke e akuzuar atë se shfrytëzon ccdo vdekje, luftë e situatë për interesin e vet.

“Koha jote ka mbaruar. Flet për integrimin por je sovjetiku i fundit në këtë vend. Nuk lë pandemi, rast, vdekje pa përdorur për veten tëndë. Flet për kufoma se të shkon gjuha atje ku të dhemb dhembi. Ky është një turp, që duhet ta mbash. Nuk janë mandatet që të vijnë nga përtej detit por edhe mandatet e shqiptarëve. Ke shkallmuar partinë tënde dhe je pakicë e pakicës”

Berisha; Skënderbuçi e ka shpërblyer me 5 mn euro. E vërteta është që mbrojtja që i bën këtu, vetëm sa më ndihmon mua. Zonja 5 mln është shumë e përshtatshme për Edi Ramën. Nga ana tjetër, ngritja çështjen e vdekshmërisë. Vdekshmëria nga COVID është dëshmi e katastrofës së një sistemi qeverisës. Të kalosh në këtë mënyrë, vetëm njerëz që janë verbuar nga paratë mund të bëhet kjo gjë. Të mbajmë 1 minutë heshtje. Për 14700 viktima nga COVID.

Felaj: E vendos kryesia e Kuvendit se kur mbahet një heshtja.

Spiropali: Ti i flet vetes për t’i dhënë zemër vetes tëndë. Por ne qeshim sepse nuk qajmë dot sepse ti sot në 2022 ke shkatërruar partinë tënde dhe po kërkon të shkatërrosh Shqipërinë, por koha t’i nuk do t’ja dalësh dot sepse koha jote ka mbaruar dhe nuk ka replikë mbi replikë

g.kosovari

Next Post
Konferenca “Balkan Dialogues Initiative”/ Veliaj: Fqinjësia e mirë ka rëndësi, është koha për reflektim

Konferenca “Balkan Dialogues Initiative”/ Veliaj: Fqinjësia e mirë ka rëndësi, është koha për reflektim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In