• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Domine quo vadis

by Java News
09/03/2022 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Prof. Perlat Kapisyzi
Titani Atlas i cili ka mbajtur për kaq kohë , mbi shpatullat e tij, peshën e rëndë të botës tonë- tokës dhe qiejve, ka filluar të përkulet nga “pesha munduese“ e ngjarjeve pasojë e luftës në Ukrainë. Ai po përpiqet me dhëmbët e shtrënguara të duroj dhimbjet e përbotshme që kanë shkaktuar ngjarjet në Ukrainë me sytë plot lot ku dhembja lutja dhe shpresa ishin mozaiku i irisit të syve të tij. Ndën peshën tejet të rëndë të ngjarjeve trupi i tij prej titani ka filluar të zvogëlohet duke vënë në pah lëmshin e dejeve që pulsojnë mundueshëm gjithandej… Rrugë të shkatruara, ku llapaçina e shkaktuar nga balta dhe dëbora është e përgjakur gjithandej . Mbi të shtrihen në gjumin e përjetshëm fëmijë të përqafuar nga prindërit e tyre përqafim që skish mundur ti mbronte nga vdekja e shinjestruar. Kilometra më tej makinat e vdekjes të shkatruara pranë të cilave shtrihen të vdekur “ shoferët e vdekjes” dëshmi e kamzhiku të pamëshirshëm të jetës për ato vetë dhe padrejtëshit për nënat e tyre.. Ndërtesa kur dikur shkeqlenin nga ndricimi i syve plot jetë të banorëve , tani janë shndëruar në gërmadha ku ngjyra e zezë e eksplozivit sëbashku me boshllëqet gjigante nëpër fasada transmeton sa dhimbje aq edhe revoltë. Dhimbje për ukrahinasit revoltë ndaj atyre që shinjestruan me vdekje dhe shkatrim këto ndërtesa publike por edhe zhgënjim për pamundësinë për të evituar këto pamje makabre.Zooming dipllamatikë nuk ja ka dalë të ndalojë ngritjen e trajektores së gjakderdhjes dhe vuajtjeve mbarë botërore. Ata janë përpjekur të krijojnë një solidaritet shtrëngues, imponues, perfekt ndaj Rusisë duke mos menduar shumë për të penguar konkretisht përgjakjen e popullit ukrainas si dhe për reagimin e mundshëm befasues, të rezikshëm të Putinit.
Pa dritë, pa ujë,me dhimbjen e largimit të të dashurve të tyre ,në akullin e shpirtit dhe trupit, populli ukrahinas po përjeton një nga periudhat më të rënda në historinë e tij.
Por Atlasi ndjen që pesha e rëndë nuk vjen vetëm nga ajo pjesë ku po zhvillohet lufta. Është një peshë mbarë botrore e cila po shtohet dita ditës nga pasojat ekonomike që po shkakton kjo luftë. Sanksionet ekonomike ndaj Rusisë si një shtet me influencë të padiskutueshme në ekonominë botërore, përbëjnë në vetvete autosanksione të ekonomive të gjithë shteteve të tjera me pasoja më të rënda në ekonomitë “ astenike” një prej të cilëve është edhe vëndi ynë. Atlasi vështron dhimbshëm sa nga aktorët e bashkëbisedimeve për paqe aq edhe nga bombardimet ruse dhe furnizimet me armë që po jep perëndimi. Atlasi s guxon të hedh vështrimin mbi “kokat” bërthamore të cilat tenton ti vërë në lëvizje ariu siberian.
Shikimi i tij lutës duket sikur thotë: dakortësohuni sa më shpejt, , unë edhe pak fuqi kam , po vazhdoj kjo luftë më tej , bota dhe qiejt që po mbaj do përmbysen dhe atëhere do jetë shumë vonë.
Njeriu që godet dhe goditet.Njeriu që ka ndërtuar një sistem dhunues , dhunohet edhe vetë nga vepra që ka ndërtuar. Kjo përbënë edhe dramën e shoqërisë ku jetojmë sëbashku me ankthin e ngecjes në ngërçin e vdekjes që endet frikshëm, të gjithë të kryqëzuar në një gjëndje paniku, mundimi e dhimbjeje të jashtëzakonshme .Kjo është edhe arsyeja që po shkruaj. Për këtë temë duhet të shkruaj çdo njeri që e quan veten pjesë të vuajtjes së popullit ukrahinas.
Ngjarjet në Ukrainë treguan dështimin e përgjithshëm mbarë botëror , nga i cili duhet të mësojmë për të mos e pësuar më keq në të ardhmen .
“Domine quo vadis “ është thënja që më përsëritet shpeshherë këto ditë shpirtrash gri..Jesusi po shkonte drejt “ ferrit” për tu kryqëzuar për herë të dytë.. por në situatën e “ kokave “ bërthamore kam shumë frikë se Jesusi do ngelet vetëm.Në këto momente nuk ka rëndësi kush do ta fitojë luftën por sa shpejt do arrihet paqja, që sic thoshte Van Gogh, mund të gjëndet edhe në një stuhi.
Next Post
Pasojat e luftës/ Rusët s’do të konsumojnë më Coca-Cola, McDonald’s, Pepsi dhe Starbucks

Pasojat e luftës/ Rusët s'do të konsumojnë më Coca-Cola, McDonald’s, Pepsi dhe Starbucks

Comments 1

  1. Lan XHABIJA says:
    4 years ago

    Një esse brilante e një autori të panjohur deri më sot në këtë fushë, bile i dyti me rrëfenjat e para disa ditëve, por nderkohë, Perlat Kapisyzi, është një autoritet mjeksor ekselent, me titull DOKTOR E PROFESOR, në fushë të pneumatologjisë, por mbi të gjitha, është NJERI, që pak kushi në vendin tonë, mund të cilesohet i tillë.
    Për të kuptuar madheshtinë e gjeniut, nuk ka rendesi SA ke shkruajtur, por e rendesishme, është SI ke shkruajtur, cilesinë e krijimit, dhe mbresat e perceptueshme që lë në subkoshiencen e lexuesit…
    Uroj shendet e jetë për këtë njeri me shumë vlera njerëzore.
    Lan XHABIJA Kanada

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

August 17, 2026
U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

August 17, 2026
“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

August 17, 2026
Eksportet kanë pësuar rënie në katër muajt e parë të 2019

“U rritën me 34 mld lekë në korrik”- Eksportet e mallrave “Made in Albania”, INSTAT: Tregtia me vendet e BE mban peshën kryesore

August 17, 2026
“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

August 17, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

August 17, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Pas katër dekadash diplomaci, Erdogan: BE nuk është më prioritet për Turqinë, humbet Evropa!

August 17, 2026
FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

August 17, 2026
Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

August 17, 2026
Rruga e transportit detar Arktik Kinë-Evropë fillon operacionet e rregullta javore

Rruga e transportit detar Arktik Kinë-Evropë fillon operacionet e rregullta javore

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com