• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratorët/ PD nxjerr dokumentet dhe padit në SPAK Gjiknurin: Afera rrethohet nga të njëjtët emra

by Java News
05/03/2022 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka paditur në SPAK Damian Gjiknurin për çështjen e inceneratorëve. Deputeti demokrat Lefter Gështenja tha se  e keqja nuk përfundon me abuzimin e 430 milionë eurove por do të vijojë të thellohet më shumë pasi  inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit do të jenë gropa thithëse për buxhetin e shtetit.

‘Gjithçka është një qark i mbyllur dhe afera e inceneratorëve rrethohet nga të njëjtët emra, të cilët, nën mbështetjen e plotë të institucioneve qeveritare, kane kontrolluar dhe kontrollojnë të gjithë procesin multi-milionësh të incenerimit të mbetjeve në Shqipëri. Te gjithe jemi ne dijeni qe Qeveria shqiptare, gjatë periudhës 2014-2017, ka nënshkruar tre kontrata koncensionare për ndërtimin e inceneratorëve të mbetjeve, për të cilat shteti pritet të paguajë, në mënyrë periodike nga fillimi i koncensioneve më shumë se 430 milionë euro në vitet e ardhshme per kompanitë koncensionare, sqaroj se rreth 90 milion euro tashme jane paguar nga shteti. Një pjesë e kësaj pagese është paguar  nga qeveria shqiptare, përkatësisht për inceneratorin e Elbasanit që ka marrë nga buxheti i shtetit 24.7 mln euro dhe inceneratorin e Fierit me vlerë 30.6 mln euro. Ndërkohë që për inceneratorin e Tiranës deri më tani janë paguar 35 mln euro nga buxheti i shtetit përmes Bashkisë Tiranë. Opinioni publik duhet te dije qe e keqja nuk perfundon me abuzimin apo  me pagimin e 430 milion eurove, e keqja me e madhe  do te vazhdoje te thellohet me shume pasi per inceneratorin e Elbasanit dhe te Fierit edhe pse jane paguar miliona euro tashme qytetaret duhet te fillojne te paguajne shume me shume per te mbajtur ne kembe kompanite e reja SHA te bashkive , ku per elbasanin tashme eshte krijuar dhe per fierin pritet te krijohet. Keto kompani do jene gropa thithese te buxhetit te bashkive dhe buxhetit te shtetit, pasi keto ndermarrje nuk jane rentabel”, tha Gështenja.

Deputeti Gështenja tha se procedura e Koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ka bazë ligjore dhe një ndër ministrat përgjegjës për këtë është edhe Gjiknuri.

“Në cilësinë e ministrit të Energjitikës, z.Gjiknuri është angazhuar që të caktonte dhe një anëtar në Komisionin e Koncesioneve duke qenë në dijeni të plotë të procedurave, rrugës së ndjekur dhe padyshim shkeljes së ligjit. Procesverbalet nga mbledhja e Komisionit të Koncesioneve janë fakte që tregojnë se rruga e ndjekur nga qeveria Rama dhe posaçërisht nga ministritë e përfshira në këtë procedurë ka qenë abusive dhe e paligjshme. Në nëntor 2016, z. Gjiknuri në cilësinë e ministrit të Energjitikës, ka dërguar në këshillin e ministrave një projekt vendim që I jepte kompanisë koncensionare  një leje për ndërtimin dhe miratimin plus shfrytëzimin e impiantit të rikuperimit të energjisë, nderkohe punimet për këtë impiant nuk kishin nisur megjithëse qeveria kishte nisur pagesat. Gjithashtu ai është përgjegjës për licencën 25 vjeçare për prodhim të energjisë që I ka dhënë kompanisë koncensionare  që ka përfituar në mënyrë joligjore një koncesion me vlerë 22 mln euro. Koncesioni për energjinë elektrike dhënë nga ministri Gjiknuri janë në shkelje të ligjit 125/2013 . Në shtator 2017, kryeministri Rama, përcakton si autoritet kontraktor MIE dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, menaxhuar dhe mbikëqyrur punimet e tanimë 3 inceneratorëve. Ndonëse ai qe Autoritet Kontraktor ministri Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve”, tha deputeti demokrat.

Më herët Partia Demokratike paditi kryebashkiakun Erion Veliaj që sipas saj u kap me dëshmi të rreme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, pasi refuzoi të përgjigjej në komision Hetimor për inceneratorët.

g.kosovari

Next Post
Pjesë e listës së sanksioneve / Italia sekuestron jahtet dhe vilat e 4 oligarkëve rusë me vlerë 140 milionë euro

Pjesë e listës së sanksioneve / Italia sekuestron jahtet dhe vilat e 4 oligarkëve rusë me vlerë 140 milionë euro

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    Stambolli digjet, kurvat krihen!

    Reply

Leave a Reply to Kometa 001 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 15 mars 2026

March 14, 2026
Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

March 14, 2026
Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In