• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Beqja: Përmirësojmë shërbimin përmes financimit publik të spitaleve

by Lorenc Vangjeli
15/01/2016 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë sot në konferëncën “Financimi spitalor sipas modelit DRG”, nga ku nënvizoi rëndësinë e financimit publik në shëndetësi.

Gjatë fjalës së tij ai tha se financimi mbetet ende problem në sistemin e shëndetësisë.

“Financimi mbetet ende problem në sistemin e shëndetësisë. Financimin publik ne e kemi më poshtë se OECD. Ndaj është shumë i rëndësishëm rialokimi i burimeve. Megjithatë, viti 2015 ishte viti i parë që rreth 54% i financimeve në shëndetësi kanë qënë publike. Në dy vite ne kemi mundur të ulim shpenzimet e qytetarëve për barnat. Por, ne gjithashtu do të financojmë dhe fuqizojmë Qëndrën e Traumës e do të optimizojmë shpenzimet aktuale të shëndetësisë. Pra, me të njejtat fonde do të kemi mundësi të bëjme më shumë”, u shpreh Beqaj.

Beqaj prezantoi sistemin e ri të financimit të spitaleve, i cili do të financohet nga marrëveshja “Huaja për Zhvillim” e qeverisë Italiane.

Konferenca është pjesë e projektit IHIS, që synon ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës shqiptare duke rritur efikasitetin, maksimizimin e produktivitetit në prodhimin e shërbimeve përmes futjes së DRG.

Në fjalën e mbajtur kreu i shëndetësisë tha se vendi ynë është i fundit për sa i përket financimit në shëndetësi. “Ne jemi të angazhuar për financimin e spitaleve edhe pse kjo pjesë mbetet ende problem, pasi na nevojitet më shumë financim. Në këto dy vite kemi ndërruar tendencën, Në shumë vite më shumë se gjysma e shpenzimeve kanë qenë jo publike, ndërsa në vitin 2015 më shumë se gjysma e shpenzimeve janë publike”, sqaroi ai.
Më tej ministri Beqaj tha se ka gati planin për të nisur financimin prej 5 milione euro për sistemin parësor dhe 5 milione euro për Spitalin e Traumës.

Po ashtu, financimi i shëndetësisë vjen në kuadër të mbulimit universal, nënvizoi ministri.

Next Post

Këshilla e një historiani serb: Njiheni pavarësinë e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In