• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këshilla e një historiani serb: Njiheni pavarësinë e Kosovës

by Ylli Dylgjeri
15/01/2016 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi dëshmitarë mospajtimesh e antagonizmash gjithnjë e më të mprehta jo vetëm në relacionin Moskë-Uashington, por edhe ndërmjet fuqive të tjera të mëdha e të vogla, që tregon se në botën e sotshme orueliane secili është rival i secilit.

Ndjellësit e luftës kanë marrë guxim në të gjitha anët. Revanshistët tanë kanë marrë krahë nga zhvillime të tilla rrethanash ndërkombëtare, duke kujtuar se në saje të ndërlidhjes me Rusinë do t’ia dalin të kthejnë krahinën e dikurshme të Kosovës, por ambiciet e tyre nuk ndalen vetëm aty, transmeton gazeta e Beogradit “Danas” komentin e shkrimtarit dhe të historianit Nenad Zh. Petroviç, të cilin e transmeton Koha.net. Ardhja e një numri të madh refugjatësh nga Lindja e Afërme dhe zgjerimi i mundshëm i konfliktit në Europë është komplikim shtesë i situatës dhe krijojnë truall të përshtatshëm për kombinime gjeostrategjike dhe të kalkulimeve. Në gjithë këtë situatë do ta pësonim ne, kurse do të pasuroheshin “njerëzit e suksesshëm afaristë”, që tashmë e kanë shkatërruar ekonominë e Serbisë.

Prandaj duhet të thuhet qartë e zëshëm se vazhdimi në pafundësi i këtij “konflikti të ngrirë” çon në luftë të re në Ballkan që nuk do të ishte në interes as të popullit serb e as të popujve të tjerë. Ta themi qartë qëndrimin tonë se jemi kundër luftës, pavarësisht nga preteksti i përgatitjes dhe i arsyetimit të saj. Mospranimi i realitetit se Kosova është pavarësuar nga Serbia dhe se nuk është më në suazat shtetërore-juridike të saj çon nga tensione të reja dhe lufta e gjasme në të ardhmen e afërt.

Jemi dëshmitarë të përditshëm se forcat e të djathtës ekstreme po forcohen, se mediet thuaja të gjitha janë në anën e tyre dhe se po nxehen emocionet për luftë të re. Lufta nuk është në interes të askujt! Më së paku është në interes të atyre serbëve që kanë mbetur në Kosovë, të cilët, në rast se dikujt i mbushet mendja me idenë për “çlirimin e tokës së shenjtë”, do të kalonin më së keqi. Do të pësonin fatin e gjermanëve në Jugosllavi, Çekosllovaki e Poloni në vitin 1945, fatin e francezëve në Algjeri më 1962, ose fatin e serbëve nga Krajina më 1995.

Nëse e djathta ekstreme në Serbi merr pushtetin, që nuk është e pabazë të supozohet se mund të ndodhë në të ardhmen, ajo do të rikthente detyrimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, do ta armatoste ushtrinë në saje “të ndihmës së pakursyer vëllazërore, duke e përgatitur popullin me propagandë e materialisht për “qërim përfundimtar hesapesh”. Ky qërim hesapesh, në thelb për interes të huaj të partisë gjeopolitike të shahut, Serbisë do t’i kushtonte më së shtrenjti, në të cilën do të dërgonte të rinjtë që të vdisnin dhe që të vrisnin për llogari aspiratash militariste e megalomane. Prandaj në pyetjen a na duhet një luftë e re duhet të themi me përgjegjësi dhe me arsye të mendjes JO!.

Nga të gjitha këto pushteti në Serbi do të duhej, madje sa më parë që të:

1.Të gjejë forcë dhe të zgjidhë problemin qindvjeçar duke pranuar faktin se Kosova është entitet i ri shtetëror që aktualisht ndodhet nën mbikëqyrjen e huaj dhe që po lufton për afirmimin e vet dhe të mos i bëjë pengesa në këtë qëllim. Do të duhej të ndryshojë Kushtetutën dhe në këtë mënyrë të bëjë të mundur që legalisht të kryhet njohja e realitetit të krijuar, që do të jetë në interes edhe të serbëve të tjerë në Kosovë.

2.Të përcaktohet qartë ndaj “ndihmës vëllazërore” dhe t’u thotë JO përzierjeve dhe kombinimeve pas perdeve të të gjitha fuqive të mëdha dhe sidomos Rusisë, e cila për shkak të interesave të veta strategjike e imperialiste dëshiron të gjejë klientë të dëgjueshëm në çdo pjesë të botës që do të luftonin për qëllimet e oligarkisë së saj.

3.Të thuhet qartë se nuk duam as në NATO dhe të ndërpritet dërgimi i ushtarëve nga Serbia në misione gjoja paqësore – në fakt në operacione ushtarako-policore që kanë për qëllim pacifizimin dhe “normalizimin” e vendit më parë të shkelur me forcën e luftës të SHBA ose të aleatëve të saj, e gjitha kjo me qëllim të sigurimit të interesave amerikane dhe të kapitalizmit multietnik.

Next Post

Testohet ilaçi me bazë kanabisi, 6 persona në gjendje kritike për jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In