• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mijëra trupa dhe 100 avionë gati përballë Rusisë”/ Stoltenberg: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse preket një centimetër i aleatëve tanë!

by Java News
25/02/2022 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jenes Stoltenberg, ka folur pas samitit të NATO-s për situatën në Ukrainë.

Ai ka thënë se janë të gatshëm të mbrojnë të gjithë aleatët e NATO-s në rast nevoje, ndërsa shtoi se Putin ka shkelur çdo akt e marrëveshje që ka pasur me aleancën.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO ka përforcuar elementët e saj ushtarakë në ajër, tokë dhe det në Evropën lindore.

Ai theksoi se NATO ka vënë në dizpozicion mijëra trupa ushtarakë dhe 100 avionë në Evropën lindore për të mbrojtur territorin.

“Duam ti dërgojmë mesazh të qartë Rusisë sa i përket sulmeve të tjera. Shpresojmë të mos na krijohen situata akoma dhe më të rrezikshme. Kjo është kriza më e fortë në Evropë e sigurisë prej dekadash. Ndaj po vendosim forca ajrore në mënyrë që të parandalojmë keqkuptime dhe për këtë kemi rënë dakord 30 aleatët e NATO-s. Jemi të shqetësuar për luftimet në Ukrainë. Kemi parë edhe një retorikë shumë kërcënuese nga ana e Rusisë, kjo është përtej Ukrainës në fakt, sepse ata janë duke e çuar përtej Ukrainës këtë situatë. Duhet ta marrim shumë seriozisht situatën, ndaj po marrim masat e nevojshme për të parandaluar diçka të mundshme.

Bëhet fjalë për mijëra trupa, për mundësi detare, ajrore. Të gjithë këto janë pjesë e masave tona, do të kemi shumë aeroplanë që do të dërgohen te aleatët. Disa aletatët kanë kërkuar trupa shtesë. Nuk po e çojmë të gjithë forcën tonë, por një pjesë të saj. Po dërgojmë elementë për ta theksuar, po dërgojmë disa elementë të caktuar, jo gjithçka, por e kemi aktivizuar planin e mbrojtjes dhe kjo gjë do të vijojë duke parë edhe situatën në vijim. Gjithçka është përkeqësuar edhe më shumë me këtë akt mes Rusisë dhe NATO-s. Rusia nuk ka respektuar aspak aktin e nënshkruar mes NATO-s dhe Rusisë.

Rusia mban përgjegjësi të plotë për këtë konflikt dhe ky është realiteti. Kjo është një mënyrë flagrante e shkeljes së aktit themelues NATO-Rusi. Trupat ruse po lëvizin drejt Kievit, duhan të ndryshojnë qeverinë. Është një situatë e pa parashikuar. Ushtria ukrainase dhe forcat ukrainase po tregojnë guxim e kurajo duke i rezistuar trupave ruse. Sa i përket bisedimeve me qeverinë ukrainase dhe ruse, kjo i takon ta vendosi qeveria ukrainase se çfarë do të bëj më tej. Ne na intereson që Rusia të ndalojë sulmin në mënyrë të menjëhershme, kjo është rruga e parë dhe më e mundshme për paqen. Paqja do të vendoset nëse Rusia ndalon sulmet mbi Ukrainë”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha më tej se NATO është në gatishmëri, ka aktivizuar sistemin mbrojtës dhe është duke dërguar trupa shtesë në aleatët në Lindje. Kjo sipas tij nuk është kërcënim ndaj Rusisë, por gatishmëri në rast të një pabesie.

“Kemi rënë dakord për të vijuar mbështetjen e Ukrainës dhe forcuar mbrojtjen në partnerët në Lindje. Kemi prezencë mbrojtëse dhe po e rrisim, jo për të agravuar konfliktin, por përfunduar atë. jemi të gatshëm të mbrojmë aleatët tanë. Nëse bëhet sulm ndaj një aleati, është sulm ndaj të gjithë aleatëve. Duam të ruajmë paqen dhe prandaj ne po vijojmë të vendosim trupa në Lindje të Evropës. Këtë e themi për të parandaluar sulmet dhe të ndalojmë luftën në Ukrainë. Jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të NATO-s. Kemi folur edhe me Suedinë e Finlandën që na u bashkuan në këtë samit. Ky sulm është i pafalshëm për sigurinë e Ukrainës”, përfundoi sekretari i përgjithshëm./m.j

Next Post
Raketa antitank nga SHBA dhe Britania, Rusia: Kapëm një sasi të madhe armësh në Ukrainë

Raketa antitank nga SHBA dhe Britania, Rusia: Kapëm një sasi të madhe armësh në Ukrainë

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Rusofobia ju ka errur sytë., Putin shumë i keq mund të jetë,por ju jeni kriminelët e vërtetë të botës së re.Ju shkatërruar Irakun me gënjeshtrën e përdorimit të armëve kimike të zhdukjes në masë.Shkatërruat Libinë Zvicrën e Afrikës për naftën.Shkatërruat Sirinë.Egjyptin,Maroken,Tunizi në dhe dështuar me sukses në Afganistan pas 20 vjet luftë.Kujt i shitni moral? Ç,jeni ju?? Sunduesit e Botës? Kush jua jep të drejtën të kërcënimi lirinë e popujve të tjerë? Ku ishit ju në tavolinën.e bisedimeve për.kompromis për paqen? Ç,bëftë ju? I fryrë zjarrit në vend që t’a zgjidhnit problemin.Pse.jeni armatosur deri në dhëmbë? Kush po ju sulmon? Nga kush keni frikë? Armët tuaja vrastare të ngjallin pelerinë e përpara se të kërcënimi Putin që është një,kërkoni llogari vetes për tmerret pa fund që i keni sjellë njerëzimit.Të fenomeni dhe ju nga ajo gjykatë ndërkombëtare që kërkon të dënojë Putinin.Ligji të jetë i barabartë për të gjithë.Pra.dhe për ju që thoni: Beni si ju them unë e mos bëni si bëj unë.Turp për të gjithë Lindje Perëndim,pa dallim

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In