• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Propozimi për t’u rizgjedhur Guvernator, Sejko tek ‘Ekonomia’: Jam i nderuar dhe i motivuar për transformim të Bankës

by Java News
23/02/2022 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar një seancë dëgjimore me Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Sejko paraqiti prioritetet e tij pas propozimit për t’u zgjedhur për herë të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë.

“Ndihem i nderuar nga vlerësimi që më ka dhënë Kuvendi. Kandidimi im motivohet nga një shtysë e brendshme, për të transformuar Bankën e Shqipërisë në konturet e një Banke Qendore Moderne. Prioriteti i parë ka të bëjë me politikën monetare dhe stabilitetin e çmimeve. Si Guvernator i Bankës  së Shqipërisë jam kujdesur dhe do të vazhdoj të kujdesem që sasia dhe kostoja e parasë në ekonomi të mundësojë stabilitetin e çmimeve, rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies. Sfida kryesore do të jetë adresimi i presioneve inflacioniste që vijnë nga rritja e çmimeve në tregjet botërore. Respektimi i mandatit ligjor të stabilitetit të çmimeve është një objektiv i panegociueshëm i Bankës së Shqipërisë. Përmbushja me sukses e këtij mandati do të kërkojë hartimin e një politike monetare më të kujdesshme dhe më largpamëse”, tha Sejko para deputetëve.

Ndër prioritetet e tjetra për Sejkon janë mbikëqyrja dhe rregullimi bankar në funksion të forcimit të mëtejshëm të stabilitetit financiar të vendit si dhe mbështetja e integrimit europian.

“Objektiv i punës krijimi i gjithë premisave për nxitjen e kreditimit të shëndetshëm të ekonomisë”, tha ndër të tjera Sejko sipas të cilit pavarësisht arritjeve, ka ende shumë punë për t’u bërë në të gjitha drejtimet.

Po ashtu, prioritet ai renditi nxitjen e formalizimit dhe rritjen e prezencave të Bankës së Shqipërisë në tryeza bashkëpunimi.

Disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë emrin e Gent Sejkos për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Meta thotë se pasi ka ndjekur me vëmendje dhe zhvillimet dhe procedurat në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka firmosur dekretin për propozimin e Sejkos për t’u rizgjedhur Guvernator.

g.kosovari

Next Post
‘Kur më thanë që Meta të ka shpallur “Nderi i Kombit”, u mbajta te shtylla’/ Bujar Qamili: Pritje e jashtëzakonshme nga presidenti

'Kur më thanë që Meta të ka shpallur “Nderi i Kombit”, u mbajta te shtylla'/ Bujar Qamili: Pritje e jashtëzakonshme nga presidenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In