Shqetësimet po vijnë gjithnjë e në rritje për situatën e krijuar në Ukrainë ku çdo lëvizje nga të dyja palët duke sikur sjell “erë baruti”, Shpërthimet, zjarret, sirenat dhe urdhrat e mobilizimit nga separatistët rusë në Donbass kanë intensifikuar akoma shumë situatën në lindje të vendit. Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të premten se presidenti rus Putin kishte vendosur të pushtonte Ukrainën duke goditur Kievin.
Franca u bëri thirrje sot qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina duke ngulmuar veçanërisht tek ata që ndodhen në lindje të vendit.
Ministria e Jashtme austriake gjithashtu u bëri thirrje sot austriakëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, me përjashtim të atyre që ndodhen në rajonet perëndimore. Ministria vëren se tensioni është përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa pritet që situata të përkeqësohet më tej”, dhe paralajmëron shmangien e udhëtimeve “të panevojshme” në Ukrainë.