• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kriza Rusi-Ukrainë/ DW: Në Shqipëri do instalohet në mars Komanda e Operacioneve të Posaçme të SHBA për Europën

by Java News
19/02/2022 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin mars, selia e Komandës së Operacioneve të Posaçme të SHBA për Europën, ( SOCEUR-US Special Operations Command – Europe) do të transferohet nga Gjermania në Shqipëri. Lajmi bëhet me dije nga DW shqip, e cila thekson se kjo lëvizje vjen në vijim “të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale si një gur themeli për stabilitetin rajonal”.

Po keshtu, Perendimi dhe Evropa jane te shqetesuar per planet e Rusise per pushtim te Ukraines, qe do te perbente nje kercenim serioz per sigurine e qytetareve.

Ja shkrimi i DW me titull: Tirana zyrtare – Nuk ka prani mercenarësh shqiptarë në Ukrainë

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë kategorikisht të premten pretendimet e publikuara në agjencinë ruse të lajmeve, TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptare” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, të cilit i është kërkuar përgënjeshtri,i i lajmit” theksohet në deklaratën zyrtare të kësaj ministrie.

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, në krah të Ukrainës

Dyshimet e kreut të diplomacisë ruse Lavrov për një prani mercenarësh shqiptarë janë shprehur mbi rajonin e Donbas-it, në Ukrainën Lindore, e ndarë që nga viti 2014 në territore të veçanta të kontrolluara nga qeveria ukrainase dhe në ato të kontrolluara nga separatistët, të mbështetur nga Rusia. Dyshimet në fjalë janë publikuar në kontekstin e gjerë të krizës mes Ukrainës dhe Rusisë, qëndrimit të unifikuar të Shqipërisë me vendet e tjera anëtare të NATO-s ndaj kësaj krize dhe forcimit të marrëdhënieve në fushën ushtarake mes SHBA dhe Shqipërisë.

Shqipëria ka deklaruar se është në mbështetje “të integritetit territorial, sovranitetit të Ukrainës dhe të së të drejtës sovrane të çdo kombi për të zgjedhur rrugën dhe vendosur për të ardhmen e tij”.

Kryediplomatja e Tiranës, Ministrja Olta Xhaꞔka, e ka cilësuar me “rëndësi strategjike unitetin dhe kohezionin mes vendeve të NATO-s përballë një sfide ndaj sigurisë evropiane”, duke nënkuptuar krizën aktuale Ukrainë-Rusi.

SHBA-Shqipëri akordojnë politikat

Në fillim të këtij muaji qeveria e Tiranës, mori konfirmimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit, se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse për ꞔështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria nisi në janar të këtij viti mandatin e saj dy vjeꞔar si anëtare jo e përhershme.

Në një deklaratë të përbashkët shtypi të përfaqësuesve të përhershëm të Gjermanisë, Francës, Irlandës, Estonisë, Norvegjisë, Shqipërisë dhe Delegacionit të BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të dhënë të enjten, (17.02) në vijim të takimit të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën, theksohet mbështetja e tyre e plotë ndaj ”pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Albanien Außenministerium in Tirana
Kryeministri Rama gjatë një konferencë shtypi, në New York në mes të kësaj jave, (16.02) ku mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit, theksoi se “Shqipëria nuk ka asnjë problem me Rusinë, ajo nuk është një vend armik apo kundërshtar. Por Shqipëria do të qëndrojë në një linjë me aleatët perëndimorë dhe SHBA”.

Selia e SOCEUR nga Gjermania në Shqipëri

Burime zyrtare thanë për DW, se në mars, selia e Komandës së Operacioneve të Posaꞔme të SHBA për Europën, ( SOCEUR-US Special Operations Command – Europe) do të transferohet nga Gjermania në Shqipëri, në vijim “të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale si një gur themeli për stabilitetin rajonal”.

Që nga viti 2009, kur Shqipëria u pranua anëtare e NATO-s, bashkëpunimi i saj në fushën ushtarake me SHBA ka ardhur duke u forcuar. Ky bashkëpunim nisi para 20 vitesh, kur ushtria shqiptare dërgoi trupa paqeruajtëse në Bosnjë-Hercegovinë. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, Shqipëria ka dërguar edhe 3041 trupa në Afganistan. Ushtarë nga Shqipëria kanë shërbyer në Irak, në Mosul dhe Bagdad, si pjesë e forcave të koalicionit në Operacionin “Liria e Irakut”. Që nga viti 2015 mes Shqipërisë dhe SHBA ka një Deklaratë të Përbashkët për Partneritetin Strategjik për çështjet globale, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh. DW

Next Post
Shqipëria e Kosova në rrugë të mbarë për zbatimin e 13 marrëveshjeve për bashkëpunim prej takimit të fundit

Shqipëria e Kosova në rrugë të mbarë për zbatimin e 13 marrëveshjeve për bashkëpunim prej takimit të fundit

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Të kishim Ushtrinë tonë Popullore po.Por ç,na duhet ne NATO kur s,jemi të zotët të mbajmë ushkuret tona? Turp kush e katandisi Shqipërinë në vend vasal.Ka hyrë derri dhe disa dhe askush s,flet.Kjo është Tradhti ndaj Kombit.U është dhënë Kuçova pa asnjë lek apo qera.Na kanë shitur edhe shpirtin shqiptar.Quo vadis Shqiperia ime ❤️

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

A është gjallë Bleona Mata? Avokati: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

January 29, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

January 29, 2026
Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

January 29, 2026
Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

January 29, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Si ndodhi arratisja me “regji” e Altin Ndocit pak ditë pas inspektimit të burgut nga Ministri i Drejtësisë (Detajet e reja)

January 29, 2026
Rekord pasagjerësh gjatë fluksit të udhëtimeve të Festës së Pranverës 2026

Rekord pasagjerësh gjatë fluksit të udhëtimeve të Festës së Pranverës 2026

January 29, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

January 29, 2026
FOTO-Vritet gjatë demonstratave influencerja e njohur 19-vjeçare/ Postonte video me motorë si shenjë proteste ndaj Ali Khameneit!

FOTO-Vritet gjatë demonstratave influencerja e njohur 19-vjeçare/ Postonte video me motorë si shenjë proteste ndaj Ali Khameneit!

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In