• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aventura në kazinonë e politikanëve shqiptarë në plazhet e detit Egje dhe si i humbëm të gjitha paratë

by Mitro Çela
16/02/2022 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

Rasti, që sipas latinit, është mbret, desh që unë, si demokrat ta nxij zhapën ( pas të 60-ave, lëkura transformohet në zhapë) dhe të laj “mëkatet”, në plazhet e detit Egje. Më saktë. Në Porto Karas. Në hotelin më pesë yje: “Sintonia”.

Hoteli kishte edhe kazino. Për lojtarët e kazinosë, së pari, përgjysmojnë çmimin e hotelit. Së dyti, me 5 euro për t’u future në kazino, mund të hash e të pish pa e vënë dorën në xhep…

Foli Ezmerka:
-Nuk del me humbje kazinoja?!…Pa marrë përgjigje shtoi: Në kazino do të hamë?…

Në vend që ta sqaroja se në kazino nuk shkohet për të ngrenë, por për të luajtur dhe tretur paratë, i tregova një barcaletë. Para ruletit dy mesoburra. Mbajnë fishat e fundit në dorë. Dilemë. Ku t’i vendosin? I pari: “Sa here në javë bën seks me gruan?”… Katër herë… “Unë një më pak.” Pasi i mblodhën numrat, vendosën 7-ën…. Zari qëndroi tek zeroja…”Do kishim fituar, po të mos kishim gënjyer!”

Së pari, politikan i dështuar. Bosi, si grek mendoi: nuk ka vend më të bukur se kazinoja për të mbytur stresin e dështimit në politikë.

Së dyti, dhëndërr 61 vjeçar. Arsyetoi. Mitrua do ketë peshkuar ndonjë vejushe të krimbur më para. Kazinoja është vend perëndije për t’i bërë paratë e prikës rrush e kumbulla.

Së treti, dikush i paska pas treguar se Mitrua duke qënë deputet demokrat, në vitin 1993, kishte firmosur të dilte nga burgu i Bënçës Fatos Nanon, në atë mot i burgosur nga Berisha. Në shënjë respekti, mendoi pronari i hotelit, dhe për të larë borxhin, Nano duhet t’i ketë mësuar Mitros si të bëhet mik i kazinosë… Gaboi në të tre pikat…

Natën e parë i thashë zonjës: Duhet të shkojmë në kazino. Regjistrimi dhe një lojë ishin të detyruara, sipas paketës turistike. Paguam 10 euro dhe u futëm brenda! U erdhëm makinave vërdall. Biro o Mina!

Grekë, rusë, japonezë, turq, arabë. Rraca dhe popuj… Dallon gjë?… Pyeta…Fytyra të vrerosora,-tha zonja ime. Përse?…Hamë. Pimë nga një gotë verë. Hedhim disa evro në tavolinë… Do ta kuptosh vetë arsyen e mos arsyes, siç llafoste Don Kishoti…

Nxorrëm 100 euro. I ndamë gjysëm për gjysëm. Unë i humba, si trim dhe pa fat, në dorën e dytë. Zonja i shtoi deri në 300 euro. Më shkeli synë. Ia shkela edhe unë…E mori si sinjal për të vazhduar lojën. Pas 20 minuta i humbi të gjitha…

-Pse më le të luaj? Me paratë e fituara blija një palë këpucë?!…

E ngushëllova duke I thënë: -Gruaja me sqimë I humbet paratë o në kazino, ose në dyqan?!

Next Post
Padia ndaj pastorit Pano nga LGTB/ Reagojnë të krishterët: Po sulmohemi, të mbrosh vlerat e familjes është e dënueshme

Padia ndaj pastorit Pano nga LGTB/ Reagojnë të krishterët: Po sulmohemi, të mbrosh vlerat e familjes është e dënueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com