• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Xibraka” e Ermal Hoxhës, Prokuroria zgjat hetimet

by Lorenc Vangjeli
09/01/2016 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për dosjen e kokainës “Xibraka” duket se kanë mbetur peng i letërporosisë që pritet të vijë nga Gjermania. Në kushtet kur afatet hetimore po shkojnë drejt fundit, Prokuroria e Krimeve të Rënda iu drejtua gjykatës që të miratonte zgjatjen e afateve edhe për tre muaj të tjerë. Në një seancë me dyer të mbyllura, prokurorët kanë këmbëngulur që për finalizimin e hetimeve iu duhet të paktën edhe një afat prej tre muajsh, për shkak se janë në pritje të mbërritjes së ekspertizës nga autoritetet gjermane, përmes së cilës pritet të saktësohet sasia e lëndës narkotike që ndodhej në laboratorin e Xibrakës, origjina e lëndës narkotike si dhe mjaft detaje të tjera raporton GSH.

Gjykata e Krimeve të Rënda e pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë, duke miratuar zgjatjen e afateve hetimore me një muaj. Ndaj organi i akuzës ka kohë edhe 30 ditë, deri më 30 shkurt 2015, që të përfundojë hetimet dhe të vendosë për fatin e dosjes “Xibraka”. Jashtë dyerve të gjykatës, Ferdinand Ndoja, avokati i Ilir Hysenit dhe shqiptaro- gjermanes Pranvera Ebelig, deklaroi se ka mundur të sigurojë në rrugë private përgjigjet e autoriteteve gjermane, që në fakt lënë pezull hetimet. Grupi kriminal në fushën e trafikut të drogës u godit në janar të 2015-ës.

Mbi bazën e informacionit të ardhur nga autoritetet gjermane, Prokuroria e Krimeve të Rënda mundi të zbulojë një laborator për përpunimin e drogave të forta, në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Në pranga përfunduan nëntë persona, mes tyre dhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Brenda në ambientet e laboratorit u gjet të paktën 20 kg kokainë e pastër si dhe një sasi e madhe përzierësi.

Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka konfirmuar se grupi kriminal e kishte nisur aktivitetin e tij verën e 2014-ës, konkretisht gjashtë muaj përpara se të dyshuarit të përfundonin në pranga. Sipas hetuesve, pasi grupi kriminal e ka përzgjedhur Xibrakën si vend të përshtatshëm për të ngritur laboratorin e përpunimit të drogës, organizatorët kanë kontaktuar të dyshuarin Kelmend Dalipi. Ky i fundit kishte në pronësi magazinën e përshtatur si laborator. Genci Xhixha, i njohur me nofkën “Geci”, dyshohet të jetë organizator i trafikut. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine dhe dërgohej në laborator.

Dy shtetas kolumbianë merreshin me procesin e përpunimit të saj. Arjan Dalipi rezulton se kishte detyrën për të ruajtur ambientet e laboratorit. Ndërsa, Saimir Batku, dyshohet se e transportonte drogën nga Xibraka për në Tiranë. Gentian Gjonaj e Ermal Hoxha, sipas Prokurorisë për Krime të Rënda, merreshin me koordinimin e procesit. Nga Tirana droga transportohej drejt Gjermanisë, me një makinë të përshtatur. Ilir Hyseni është një tjetër personazh kyç në rrjetin e trafikut të kokainës./GSH

Next Post

Aktet e dhunshme të emigrantëve, Sllovakia kërkon samit të jashtëzakonshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

December 5, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

December 5, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

December 5, 2025
Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

December 5, 2025
Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In